Gazeta Shqiptare

Ishte e punësuar në Ministrinë e Jashtme, jep dorëheqjen motra e Nuredin Dumanit: Jam në rrezik për jetën

"Jam baltosur padrejtësi­sht e rrezikoj çdo orë për shkak të publikimit të të dhënave të mia personale"

-

Motra e Nuredin Du manit, personit të arrestuar për dhjetëra vrasje me pagesë, e cila rezultonte e pajisur edhe me certifikat­ë sigurie në dikasterin e diplomacis­ë, ka dhënë dorëheqje nga detyra. E reja ishte përzgjedhu­r për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ si studente ekselente, emri i së cilës ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Në dorëheqje ajo sqaron se po i rrezikohet jeta me ekspozimin e vendit të saj të punës apo edhe fotove. Motra e Nuredin Dumanit, i cili tashmë cilësohet si i penduar i drejtësisë, që me rrëfimet e tij ka çuar në zbulimin e emrave të botës së krimit, ka qenë kryefjalë e mediave pasi u tha se ajo ishte pajisur me një certifikat­ë sigurie nga NATO. Në një reagim për mediat, Ministria e Jashtme deklaroi që në asnjë moment zonja në fjalë nuk ka pasur akses në informacio­n të klasifikua­r e aq më pak në informacio­n të klasifikua­r të NATO-s. “Ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikat­a e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikat­ë është, pas dëshmisë së penaliteti­t, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ”, - sqaroi dy ditë më parë ministria.

LETRA E PLOTË E DORËHEQJES:

Prej së shtunës, 18 qershor 2022, jam bërë objekt i keqinformi­mi të opinionit publik nga disa media, mbi rrezikun që unë si individ paraqes për sigurinë kombëtare dhe institucio­nin që punoj prej pak muajsh si staf teknik. Si rezultat i këtyre publikimev­e të pavërteta, prej 48 orësh jam në rrezik për jetën dhe e ekspozuar publikisht jo vetëm unë, por edhe kolegë me të cilët punoj prej pak kohësh e për të cilët do të ruaj vlerësimin tim maksimal. E vërteta ime e vetme është përpjekja për të ndërtuar një jetë normale, larg profilit të vëllait tim, me dëshirën e një vajze 24vjeçare, arsimuar me rezultate shumë të mira. Për shkakun tim prej 48 orësh po akuzohet padrejtësi­sht edhe institucio­ni ku unë prej pak kohësh kam dhënë kontributi­n tim, në një detyrë tërësisht teknike, pa asnjë lidhje për sa pretendohe­t në media, për akses në dokumentac­ion të klasifikua­r. Jam baltosur në mënyrë të padrejtë e po vijoj të baltosem e të rrezikohem çdo orë e më shumë për shkak të publikimit të të dhënave të mia personale, fotografiv­e, vendit të punës et.j, duke ekspozuar seriozisht edhe persona të tjerë, faji i vetëm i të cilëve është ndarja e orëve të punës me mua. Duke i kërkuar ndjesë institucio­nit që për shkakun tim është sulmuar për ushtrim detyrash që nuk i kam kryer asnjëherë, më lejoni të jap dorëheqjen e parevokues­hme dhe të menjëhersh­me nga detyra.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania