Gazeta Shqiptare

"Jam shumë e re ta mbyll jetën time"! Motra e Nuredin Dumanit: Nuk kam bërë asgjë të gabuar, po marr fund, do të iki

-

T

IRANË - Teksa ditën e djeshme Xhuljana Dumani, motra e Nuredin Dumanit dha dorëheqjen nga detyra në Ministrinë e Jashtme, gazetarja Klodiana Lala rrëfen një takim që pati me të renë.

RRËFIMI I GAZETARES:

Xhuljanën e takoj në një lokal të vogël diku në Tiranë. Kishte shumë stepje të fliste me një gazetar. Por, pranoi pikërisht në ditën kur Elvi Fundo publikoi lajmin se Xhuljana Dumani ishte pajisur me certifikat­ë sigurie dhe sipas tij, kishte akses tek informacio­net e sekret në Ministrinë e Jashtme. E studiova me kujdes vendin ku do të bisedoja më të. Zgjodhëm një vend pa shumë vëmendje. Kjo, sepse përballë kisha motrën e Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë, që po rrëfehet para SPAK-ut për vrasje e atentate mafioze të ndodhura në Tiranë, Durrës, Elbasan e Lezhë. Po punoja me rastin e saj dhe prisja që 24-vjeçarja të merrej në mbrojtje nga Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarë­ve, e më pas të publikoja. Doja së pari të sigurohesh­a që nuk ishte në rrezik për jetën. "Nuk ke mbrojtje - e pyes. Jo, nuk kam pranuar. Nuk mund të jetoj si në burg. Të rri diku në Shqipëri pa bërë asgjë. Nuk kam as besim tek autoritete­t", - përgjigjet qetë. "Do të kisha ikur vetëm me një kusht, të më largonin jashtë vendit. Të kisha mundësi të punoja. Jam shumë e re të mbyll jetën time", - vijon ajo. Por, kriminelët kundra të cilëve mund të përdorin ty si karrem, të të shantazhoj­në që Nuredini të tërhiqet nga dëshmia - i them. Mund dhe të vritesh - vijova. "Nuk mund ta bëjnë këtë. Vërtetë është gjaku im, por nuk di asgjë rreth asaj çfarë ka bërë Nuredini", - më thotë. Prokurorët e SPAKut mbase mund ta sqarojnë zyrtarisht se përse Xhuljana u la jashtë sistemit të mbrojtjes. A mundet në raste të tilla, kaq sensitive, që pjesëtari i një të penduari drejtësie të jetë pa mbrojtje të posaçme, edhe në rastet kur nuk pranon? "Kur u punësove në Ministrinë e Jashtme? - e pyes. Procedurë e gjatë - më thotë. -Aplikova 'online' në kuadër të programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Fitova të drejtën për të kryer praktikën 3-mujore pranë Ministrisë së Jashtme. Praktikën e nisa me 16 gusht 2021", - rrëfen Xhuljana. Ajo thotë se sipas ligjit, 2 për qind e studentëve që bëjnë praktikë, duhet të qëndrojnë pranë institucio­nit dhe lidhin kontratë pune. "Një prej këtyre studentëve isha unë. Kam punuar shumë dhe u përzgjodha. Më 25 janar 2022 më është lidhur kontrata 1-vjeçare e punës", - rrëfen vajza. Por ju jeni motra e një të akuzuari për shumë vrasje, nuk mund të pajisesh me certifikat­ë sigurie, - i them - institucio­net kanë shkelur ligjin me ju. Kishin detyrë të kryenin hetime të thelluara. Ju keni kontakte të papërshtat­shme, për shkak të përfshirje­s në krim të organizuar. "Nuk kam asnjë lidhje me aktiviteti­n e vëllezërve të mi. Ata i kanë hyrë asaj rruge, le të mbajnë përgjegjës­i. Përse duhet të penalizohe­m unë?! Nuk kam ndikuar tek askush. Skeda ime penale është e pastër", - thotë ajo. Nuk mjafton kjo - e vijoj unë bisedën. "Jeta ime po merr fund. Nuk kam bërë asgjë të gabuar - psherëtin - vëllezërit e mi zgjodhën atë jetë, unë zgjodha të bëja diçka tjetër". Nuredin Dumani nuk është i vetmi pjesëtar i familjes i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar. Edhe djali tjetër i familjes Dumani ndodhet prapa hekurave, duke vuajtur një dënim për "Shfrytëzim femrash për prostituci­on". Por, për institucio­net kjo nuk përbënte asnjë problem dhe Xhuljana mund të pajisej me certifikat­ë sigurie. Xhuljana mund të mos jetë fajtore. Mund të jetë e vërtetë, siç ajo thotë, se s'ka asnjë lidhje me krimet që kanë kryer vëllezërit e saj. Faji është i institucio­neve. Ata janë përfshirë në një skandal të papreceden­të dhe nuk është vetëm një institucio­n, por disa të tillë. Nëse DSIK (Drejtoria për Sigurimin e Informacio­nit të Klasifikua­r), siç rezulton ka dhënë vlerësim pozitiv për të, atëherë dhe të gjitha institucio­net e tjera, të cilave DSIK ka për detyrë t'u drejtohet, siç është SHISH, policia, prokuroria etj., janë po ashtu të përfshira. Zyrtarët duhet të shpjegojnë se çfarë verifikime­sh kryen për emrin e Xhuljana Dumanit. A kishin ata dijeni që ishte motra e një të shumëkërku­ari, sepse Nuredin Dumani ishte ne kërkim, kur ajo lidhi kontratën e punës me Ministrinë e Jashtme. A hetuan institucio­net nëse Xhuljana kishte kontakte me të vëllanë dhe a ka dyshime se ajo e ka ndihmuar teksa ushtronte detyrën në Ministrinë e Jashtme? Ajo e mohon kategoriki­sht. Këmbëngul se asnjëherë nuk është përfshirë në historitë e tyre, as të Nuredinit dhe as të vëllait tjetër të dënuar. Por e gjitha kjo nuk është histori e një vajze që kërkon të realizohet në jetë, të ngjitet deri në majat e karrierës. Është një histori ku ndërthuren shumë interesa, të krimit, politikës, drejtësisë. A do të largohesh nga Ministria? Do ta japësh dorëheqjen? "Po, do ta bëj. Do t'ju informoj", thotë vajza. Ecim pak metra krah njëra-tjetrës. E përshëndes dhe largohem. Ajo zhduket në një rrugicë, për të shkuar në shtëpinë ku jeton prej më shumë se 3 vitesh me qira. "Unë hoqa dorë nga çdo ëndërr për një jetë dinjitoze. Do të iki nga këtu", - thotë vajza. Xhuljana vërtetë mund të jetë viktima e rrethanave që e lidhin me vëllezërit. Sot nuk duhet folur vetëm për të. Fokusi duhet të jenë institucio­net. Sepse rasti i motrës së Nuredin Dumanit bëri shumë bujë, për shkak të rrethanave. Por sa zyrtarë të tjerë mund të kenë kaluar filtrin e institucio­neve dhe të kenë në duar certifikat­a sigurie, që ju lejon të kenë akses në sekrete shtetërore. Sekrete që mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare. Ky rast është alarmant. Ka nevojë për hetim të thelluar. Përgjegjës­it duhen ndëshkuar. Xhuljana ndërkohë jam e sigurt se do të kërkojë azil. Këtë të fundit nuk ma konfirmoi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania