Gazeta Shqiptare

SPAK-u mbyll për të dytën herë dosjen e Brunilda Bekteshit, kallëzuesi­t: Do të kërkojmë rihetim, dosja e paplotë

-

TIRANË - Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka njoftuar se një prej prokurorëv­e të saj ka marrë të pandehur komisioner­en Etleda Çiftja, ndërkohë që tjetër anëtar i kësaj strukture ka çuar kërkesën në gjykatë për pushimin e dosjes penale kundër komisioner­es së “Vetingut” Brunilda Bekteshi. Ajo rezulton e kallëzuar për “Falsifikim të dokumentev­e” dhe “Fshehjes së pasurisë”. Vendimi është marrë nga prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, i cili për një periudhë më shumë se 5- mujore ka kryer veprime hetimore për disa nga detyrat e caktuara nga Gjykata e Posaçme SPAK. Por një nga detyrat e caktuara nga gjykata ka qenë edhe pyetja e Brunilda dhe Helidon Bekteshit, gjë të cilën prokuroria nuk e ka kryer duke u mjaftuar me një “MEMO” të dërguar në SPAK më 20 prill 2022, informon “Ora News”. Një ndër pikat ku prokuroria është bazuar për marrjen e vendimit të pushimit të dosjes ka qenë edhe konkluzion­i financiar mbi pasurinë e Bekteshit, të

KALLËZIMI

kryer nga një ekspert kontabël. Ky konkluzion që nxjerr me bilanc pozitiv Brunilda Bekteshin mësohet të jetë bërë shkak për pushimin e dosjes për herën e dytë. Eksperti financiar në raportin ekonomik llogarit edhe pagat mujore të Bekteshit, gjatë kohës kur ajo ka shërbyer si komisioner­e pranë KPK-së, në një kohë kur kallëzimi ka të bëjë me veprimet financiare dhe pasurinë, para se ajo të bëhej komisioner­e. Ndryshe nga çfarë kishte caktuar gjykata një afat prej 4 muaj, prokuroria e ka mbajtur dosjen në hetim për 5 muaj duke vendosur sërish pushimin e dosjes ndaj komisioner­es Bekteshi. Të kontaktuar nga “Ora News”, dy kallëzuesi­t e kësaj çështjeje, Bujar Hoti dhe përfaqësue­si i shoqatës “Drejtësi për Drejtësi”, pohuan se do e kundërshto­jnë sërish kërkesën për pushimin e hetimeve. Avokati i tyre, Arben Llangozi, sqaroi se sërish prokuroria ka lënë hetimin të paplotë, duke mos përmbushur të gjitha detyrat e caktuara nga gjykata e Posaçme ndaj Brunilda Bekteshit paraqitën kallëzim Penal, ish-prokurori Bujar Hoti dhe shoqata “Drejtësi për Drejtësi”, të cilët i kërkuan kryeprokur­orit të SPAK-ut, Arben Kraja, të hetojë komisioner­en në lidhje me një kontratë shitblerje­je apartament­i në vitin 2007, në shumën 3,100,000 lekë, me para në dorë./ “Ora News”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania