Gazeta Shqiptare

I dënuar me 21 vite burg në Turqi, arrestohet në Pogradec 42-vjeçari, gjeni i mashtrimit kompjuteri­k

Salih Akkurt ishte arratisur nga burgu dhe hiqej si fizioterap­ist

-

Një 42-vjeçar turk i shpallur në kërkim ndërkombët­ar është arrestuar pasditen e djeshme në Pogradec. Në pranga është vendosur shtetasi Salih Akkurt, banues në Konya të Turqisë. Sipas policisë, ai është dënuar në Turqi me 21 vite burg për mashtrimin e qytetarëve përmes bankave dhe kartave të kreditit. Ai ishte arratisur nga burgu dhe prej disa kohësh fshihej në Shqipëri. 42-vjeçari ishte zhvendosur në Pogradec, ku shtirej si fizioterap­ist për t’u shpëtuar autoritete­ve. Salih Akkurt u arrestua në shëtitoren “10 Dëshmorët e Pojskës”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa çeqe me shumë të mëdha.

NJOFTIMI NJOFTIMI I I POLICISË: POLICISË:

Finalizohe­t operacioni policor i koduar “Pojska”. Operacioni nga “Fast Albania”, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Pogradec dhe me Interpol Tiranën. Kapet dhe vihet në pranga në Pogradec, një shtetas turk, i shumëkërku­ar nga drejtësia turke, i dënuar me 21 vite burgim dhe i larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer edhe 10 vite burgim. 42vjeçari nga Konya e Turqisë, i dënuar për veprën penale “Mashtrimi i rëndë, duke përdorur sistemet informativ­e të bankave dhe të kartave të kredit” dhe së fundi i shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, fshihej në Pogradec. Për t’u maskuar, ky shtetas mashtronte qytetarët përmes ushtrimit të profesioni­t të fizioterap­istit. Shërbimet e “Fast Albania”, pas marrjes së informacio­nit se një shtetas, i shumëkërku­ar nga Turqia fshihej në Pogradec, organizuan punën dhe pas disa ditë mbajtjeje nën kontroll në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Pogradec dhe Interpol Tiranën, finalizuan operacioni­n policor të koduar “Pojska”. Si rezultat i këtij operacioni, në shëtitoren “10 Dëshmorët e Pojskës” u kap dhe u vu në pranga me qëllim ekstradimi shtetasi turk, Salih Akkurt, 42 vjeç, banues në Konya, Turqi. Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombët­ar, pasi Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës është njoftuar nga Interpol

Ankara, Turqi, se për këtë shtetas më datë 05.05.2022, është lëshuar urdhër arresti nga Prokuroria e Izmirit, Turqi, në zbatim të vendimit nr. 2020/ 8992, të datës 30.12.2020, në bazë të të cilit 42-vjeçari është dënuar me 21 vite, 10 muaj e 15 ditë burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vite e 1 ditë burgim, për veprat penale “Mashtrimi i rëndë duke përdorur sistemet informativ­e, të bankave dhe kartave te kredit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, të parashikua­ra nga legjislaci­oni turk. Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n çeqe në shuma të mëdha monetare. Interpol Tirana në bashkëpuni­m me Interpol Ankara, Turqi, dhe agjencitë ligjzbatue­se vijojnë procedurat për ekstradimi­n e këtij shtetasi drejt Turqisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania