Gazeta Shqiptare

Punon specialist te “Burgjet”, zbulohet polici që dhunoi në komisariat Aldi Ramën

-

TIRANË - Zbulohet emri i punonjësit të policisë së Lezhës, i cili rezulton të jetë marrë i pandehur nga prokurori Françesk Ganaj, për shkak se akuzohet ka dhunuar Aldi Ramën, i cili pas daljes nga burgu, vrau me armë zjarri punonjësin e policisë, Saimir Hoxha. Sipas dosjes hetimore, ndaj Myrteza Mehmetajt aktualisht Prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzën e “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, edhe pse i pandehuri është larguar nga shërbimi në komisariat­in e Lezhës dhe tashmë punon si specialist në Policinë e Burgjeve, pranë burgut të Fushë-Krujës. “Gjatë kohës kur Mehmetaj ka qenë me detyrë oficer policie në komisariat­in e Lezhës dhe gjatë kohës së procedurav­e të arrestimit të Aldi Ramës ka ushtruar dhunë fizike ndaj këtij të fundit. Rasti është ndjekur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, të cilët në atë periudhë kërkuan kryerjen e një ekspertimi mjeko-ligjor ndaj 21-vjeçarit Aldi Rama. Në raportin e ekspertimi­t, mjekët konstatuan se dëmtimet në trup Rama i ka pasur si pasojë

Madje, për çështjen u ngrit edhe një hetim nga asokohe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, agjentët e të cilët nisën një praktikë shoqërimi dhe arrestimin e Ramës. Vetë i ndjeri akuzonte tre punonjës policie si të përfshirë në dhunimin e tij në komisariat, por nuk dihen emra e tjerë. Aldi Rama ekzekutoi efektivin Saimir Hoxha gjatë një operacioni antikanabi­s që po zhvillonte ky i fundit në Lezhë, më 29 shtator 2021. Më pas, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por forcat RENEA e rrethuan. Gjatë pritjes për ta vënë në pranga, Rama qëlloi veten me plumb. Pas më shumë se 5 orë kërkime, ai u gjet me plumb në kokë nga policia dhe ndërroi jetë të nesërmen në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania