Gazeta Shqiptare

Shkaktoi terror me makinë në Vatikan, 38-vjeçari shqiptar veproi në emër të Shën Mihail Kryeengjël­lit

Ish-partnerja me origjinë nga Amerika e Jugut: Më goditi, më futi kokën në tualet

-

Për ironi të fatit, ose ndoshta jo, në faqen e tij në “Facebook” është një imazh i San Michele Arcangelo, mbrojtës i policëve. Dhe ishin ata që e morën me forcë atë nga kabina e makinës “BMW” gri gjysmë ore përpara meshës së Papa Françeskut të dielën në mëngjes, ku shkaktoi panik rreth kolonadës së sheshit të “Shën Pjetrit”. Ishte një karabinier, ai që e ndaloi duke e qëlluar në njërën prej gomave të makinës, që rrezikoi të godasë atë dhe disa turistë të tmerruar, në “Piazza del Sant’Uffizio”. Sipas mediave italiane, në timon ishte 39vjeçari shqiptar Erjol Nako, me precedentë penalë për drogë, lëndime dhe abuzime në familje. Mes të tjerash, dëshmia e ish-partneres së tij amerikano-latine hedh dyshime për shëndetin e tij mendor. Për shkak të tij, alarmi kundër terrorizmi­t ra në të gjithë zonën e Vatikanit. “BMW” -ja qarkulloi nga njëra anë në tjetrën, madje edhe në korsinë anësore të “Via della Conciliazi­one”, jashtë kontrollit dhe pa u ndalur, pavarësish­t ndërhyrjes nga karabinier­ët e më pas edhe nga policia. Në një moment Nako, në gjendje konfuze, nën efektin e drogës, ka hedhur celularin, madje edhe portofolin me dokumentet nga makina. Një përpjekje e kotë për të mos u identifiku­ar nga autoritete­t. Ajo që e shtyu atë të nxitonte në Vatikan është ende mister. Gjithashtu në rrjetet sociale nuk mungojnë referenca për lutjet dhe muzikën e shenjtë, si dhe për Romën, por për momentin nuk ka elemente që të mund të thuhet se ai donte të kryente një veprim të e dhunës së ushtruar në ambientet e brendshme të komisariat­it Lezhë”, - shkruhet ndër të tjera në dosje. pamatur. Nuk ka asnjë lidhje me qarqet ekstremist­e në të shkuarën e tij dhe dje, pasi u vizitua për një kohë të gjatë në spitalin “Santo Spirito”, u arrestua për rezistencë ndaj një zyrtari publik. Në fund, ishin agjentët e patrullës dhe të departamen­tit të “Uopi”-t, që bllokuan me makinat e tyre “Via Gregorio VII” për të mos lejuar që Nako të arratisej sërish. Dy të parët e karabinier­ëve, në “Corso Vittorio Emanuele” dhe më pas përballë kolonadës, ku u përplas me një makinë të blinduar. Shqiptari kishte bërë sikur kishte ndaluar, karabinier­ët kishin rrethuar “BMË”-në, por më pas 39-vjeçari kishte futur befas marshin për t’u larguar sërish, duke rrezikuar godiste një karabiner, i cili në atë moment hapi zjarr. Me dy goma në tokë, të goditura nga plumbat, shqiptari u përplas në derën e shoferit tek “Porta Cavallegge­ri”, përpara se të ndalonte para bllokut të fundit të rrugës. Aty, ai u rrethua në makinë, por nga frika se mund të ishte vërtet një kamikaz, agjentët nuk humbën kohë, thyen të gjitha xhamat dhe e nxorën me forcë, duke përdorur më pas pistoletën paralizues­e për ta neutralizu­ar. Në bordin e makinës të sekuestrua­r dhe analizuar nga policia shkencore dhe karabinier­ët, nuk u gjetën armë apo objekte sulmuese. Nako fillimisht u dërgua në zyrat e komisariat­it të Borgos dhe më pas në spital. Dy policë, të cilët mbetën të lënduar gjatë përplasjes, u trajtuan dhe më pas u larguan. Ish-partnerja e tij shfrytëzoi rastin për të përsëritur mesazhin e saj. Në fakt prej disa kohësh vajza po bën gjithçka për të bindur gjykatën për çekuilibri­n mendor të 39-vjeçarit: “Ai tha se është San Michele Arcangelo dhe se do të më presë kokën me shpatë, siç bënte shenjtori me djallin”, - zbuloi ajo në një intervistë për gazetën “Il Messaggero”. “Prej pesë vitesh po luftoj që rrezikshmë­ria dhe çekuilibri i tij mendor të njihet dhe gjykata të heqë kujdestari­në e dy fëmijëve tanë, – shpjegon ajo, – por askush nuk më dëgjon”. Gruaja, ish-partnerja e Erjolit, 38 vjeç, me origjinë nga Amerika e Jugut, e kishte denoncuar në të kaluarën Nakon për keqtrajtim, duke thënë: “Më goditi dhe një herë më futi kokën në tualet, por nuk kishte prova të mjaftueshm­e për drejtësi, pasi unë nuk e kisha filmuar apo regjistrua­r dhunën e tij”. Nga ai moment tmerri ka pushtuar bashkëjetu­esen e shqiptarit. “Kam marrë një qen për t’u mbrojtur, shëtis me spraj piper dhe alarm në çantë. Por së fundmi kërcënimet e tmerrshme verbale që më bëheshin mua dhe nënës sime i ka kthyer në mesazhe dhe ‘email’-e me përmbajtje mistike, deluzive, të mbushura me fraza të pakuptimta”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania