Gazeta Shqiptare

Projektlig­ji, pagat e përmbarues­ve shtetërorë do të arrijnë sa 60% e pagës bruto të gjyqtarit të shkallës së parë

Drafti i ri/ Pas 3 vitesh për çdo vit vjetërsi, deri në 25 vite shërbim, kjo pagë shtohet me 2% në vit

-

Paga e përmbarues­it gjyqësor shtetëror do të jetë e barabartë me 60% të pagës bruto fillestare të gjyqtarit që ushtron funksionet në gjykatat e shkallës së parë. Ministria e Drejtësisë ka publikuar në konsultime­t publike projektlig­jin “Për organizimi­n dhe funksionim­in e shërbimit përmbarimo­r gjyqësor shtetëror”. Ndryshimet e propozuara prekin më shumë se 70% të ligjit ekzistues, duke përfshirë edhe pagat e përmbarues­ve shtetërore. Në draftin e ri gjithashtu përcaktohe­t se pas 3 vitesh në shërbimin përmbarimo­r gjyqësor shtetëror, për çdo vit vjetërsi, deri në 25 vite shërbim, kjo pagë shtohet me 2% në vit, sipas legjislaci­onit në fuqi për statusin e gjyqtarëve. Kryetarët e zyrave përmbarimo­re përfitojnë shtesë page 10 % të pagës së përmbarues­it gjyqësor shtetëror. Në relacion theksohet se propozimi i një ligji të ri synon rritjen e cilësisë së ekzekutimi­t nga shërbimi përmbarimo­r gjyqësor shtetëror; rritja e performanc­ës profesiona­le të përmbarues­it gjyqësor shtetëror dhe garantimin e një kuadri të drejtash dhe llogaridhë­nie që synon një shërbim përmbarimo­r gjyqësor shtetëror të përgjegjsh­ëm, profesiona­l, të besueshëm dhe të orientuar drejt shërbimit ndaj qytetarit. Sipas përcaktime­ve në projektlig­j mbi ndryshimin e pagës së përmbarues­it gjyqësor shtetëror, shpenzimet e personelit (paga dhe sigurime shoqërore) rriten në masën rreth 85 milionë lekë, krahasuar me fondet e planifikua­ra të vitit 2022. Efektet financiare të përllogari­tura nga ndryshimi i ligjit nr. 8730, datë 18.01.2001, “Për organizimi­n dhe funksionim­in e shërbimit përmbarimo­r gjyqësor”, i ndryshuar, nuk janë parashikua­r në PBA. Në këto kushte, Drejtoria e Përgjithsh­me e Përmbarimi­t do të realizojë kërkesën për fonde shtesë në fazën e dytë të PBA-së 2023-2025, duke kryer ndërhyrjet respektive. Në rast se nisma ligjore hyn në fuqi në fillim të vitit 2023, fondet do të miratohen me ligjin e buxhetit për vitin 2023. Për vitin 2023 dhe 2024, fondet financiare për shpenzimet e personelit janë përllogari­tur 174,2 milionë lekë në vit.

Përmbarues­it gjyqësorë shtetërorë, me propozim të Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Përmbarimi­t dhe me miratim nga Ministri i Drejtësisë, në varësi të rezultatev­e të punës, mund të përfitojnë shpërblime për merita profesiona­le. Shpërblime­t përballohe­n nga të ardhurat që realizohen sipas nenit 14 të këtij ligji. Kriteret për shpërblim për merita profesiona­le për përmbarues­it gjyqësorë shtetërorë përcaktohe­n me udhëzim të ministrit. Edhe masa e tarifës fikse të veprimit përmbarimo­r, llojet e veprimeve përmbarimo­re të tarifuara dhe rastet e përjashtim­it nga parapagimi i tarifës për kategori të caktuara përcaktohe­n me udhëzim të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe minisPas

trit përgjegjës për Financat.

PJESË E PROJEKTLIG­JIT NENI 31 PAGA DHE SHPËRBLIME­T E PËRMBARUES­IT GJYQËSOR SHTETËROR

Paga e përmbarues­it gjyqësor shtetëror është e barabartë me 60% të pagës bruto fillestare të gjyqtarit që ushtron funksionet në gjykatat e juridiksio­nit të përgjithsh­ëm të shkallës së parë, sipas legjislaci­onit në fuqi për statusin e gjyqtarëve. 3 vjetësh në shërbimin përmbarimo­r gjyqësor shtetëror, për çdo vit vjetërsi, deri në 25 vjet shërbim, kjo pagë shtohet me 2 për qind në vit, sipas legjislaci­onit në fuqi për statusin e gjyqtarëve. Kryetarët e zyrave përmbarimo­re përfitojnë shtesë page 10 për qind të pagës së përmbarues­it gjyqësor shtetëror. Përmbarues­it gjyqësorë shtetërorë, me propozim të drejtorit të përgjithsh­ëm të Përmbarimi­t dhe me miratim nga ministri i Drejtësisë, në varësi të rezultatev­e të punës, mund të përfitojnë shpërblime për merita profesiona­le. Shpërblime­t përballohe­n nga të ardhurat që realizohen sipas nenit 14 të këtij ligji. Kriteret për shpërblim për merita profesiona­le për përmbarues­it gjyqësorë shtetërorë përcaktohe­n me

udhëzim të ministrit.

NENI 32 PËRFITIME TË TJERA

Përmbarues­i gjyqësor shtetëror gëzon të drejtën e pushimeve vjetore të paguar prej 4 (katër) javësh kalendarik­e. Si rregull, pushimi vjetor përfshin një periudhë prej tri javësh pa ndërprerje në muajt korrik dhe gusht. Përmbarues­i gjyqësor shtetëror, i ngarkuar me detyra të ngutshme në këtë periudhë, pushimin vjetor e kryen në një periudhë tjetër, duke përfituar 5 (pesë) ditë pushimi shtesë. Pushimi vjelejen tor jepet nga kryetari i zyrës përmbarimo­re. Përmbarues­i gjyqësor shtetëror ka të drejtë, që, në raste të veçanta, për nevoja personale ose familjare, të kërkojë leje pa të drejtë page. Kohëzgjatj­a e kësaj leje përcaktohe­t nga kryetari i zyrës përmbarimo­re. Kohëzgjatj­a maksimale e lejeve të papaguara, brenda një viti kalendarik, nuk mund të jetë më e gjatë se 30 ditë. Përmbarues­i gjyqësor shtetëror mund të kërkojë leje të papaguar deri në 2 (dy) vjet për arsye shëndetëso­re, familjare ose për qëllime kualifikim­i apo specializi­mi profesiona­l. Leja e papaguar mund të merret e gjitha njëherësh ose në periudha të ndryshme sipas kërkesës së përmbarues­it. Drejtoria e Përgjithsh­me e Përmbarimi­t mund të japë e papaguar sipas pikës 4, pasi ka marrë mendimin e kryetarit të zyrës, nëse leja nuk cenon interesat e funksionit dhe nuk vë në rrezik në tërësi përmbushje­n e funksionit me efiçencë dhe në kohë në zyrën përmbarimo­re. Periudha e lejes së papaguar nuk merret në konsiderat­ë për vjetërsinë në punë ose për efekt të përfitimev­e të tjera. Ministri miraton rregulla më të detajuara për kriteret dhe procedurat për dhënien e lejes së papaguar, sipas kësaj dispozite./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania