Gazeta Shqiptare

Pastrimi i llojeve të ndryshme të banakëve

-

Granit

Fshini sipërfaqen me ujë të ngrohtë e sapun dhe shpëlajeni. Mos përdorni tel apo gjëra të tjera që mund ta gërvishtin.

Merrni një përzierje të ujit dhe sodës së bukës. Me kujdes pastroni njollën me një furçë të butë. Shpëlajeni. Disa herë e bëni këtë punë derisa të hiqet njolla tërësisht.

Laminat

Përdorni ujë të ngrohtë e sapun. Mos e gërryeni. Përdorni furçë dhëmbësh të butë.

Kini kujdes kur përdorni pastrues, sepse mund të ndryshojnë ngjyrën e sipërfaqes, ose mund ta dëmtojnë atë. Provojeni në një cep të fshehtë në fillim.

Për yndyrën, përdorni pastrues kuzhine ose një përzierje të uthullës së bardhë e ujit. Nëse sipërfaqja ndihet ngjitëse, fërkojeni me një përzierje të sodës së bukës dhe ujit, pastaj shpëlajeni.

Guri

Përdorni ujë të ngrohtë e sapun. Përsëri mos përdorni tel.

Përsëri me uthull të bardhë e ujë.

Qeramika

Sapuni mund të lerë shenjë. Duke shtuar ujë me uthull të bardhë mund të lehtësojë problemin. Mos përdorni tel, ose sfungjer me shtresë gërryese.

Pjesa midis pllakave (fino) bëhet shpesh me njollë. Gjithashtu është zona që mblidhen dhe bakteret. Fërkojeni me anë të një furçe dhëmbësh dhe një zbardhuesi.

Çimento

Lani me ujë të ngrohtë e sapun dhe shpëlajeni. Mos përdorni materiale gërryese.

Formoni një krem pastrues me sodë buke dhe ujë. Përsëri fërkojeni me kujdes dhe shpëlajeni. Disa herë mund të bëni këtë gjë, për të hequr njollën.

Mermeri

Me lecka mikrofibër të njomë dhe thajeni menjëherë, sepse uji le njolla.

Menjëherë duhet të pastrohen sapo të bien njollat e verës, portokalli­t, domates, etj. Duhen pastrues posaçërish­t për mermerin!

Qelqi

Mund ta pastroni me çfarëdo lloji sapuni apo pastruesi, që mbani në shtëpi. Përdorni një leckë të butë për të mos e gërvishtur sipërfaqen. Evitoni pastruesit gërryes.

Qelqi është rezistues ndaj njollave.

Druri

Mund të përdorni ujë e ilaç enësh, shpëlajeni dhe thajeni menjëherë.

Spërkateni me kripë dhe fërkojeni me

një gjysëm limoni.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania