Gazeta Shqiptare

Turizëm apo torturizëm në Orikum

- Nga Prof.Dr. Ago Nezha

Natyra ka krijuar një mrekulli me amfiteat rin natyror që fillon nga Kepi i Gjuhës në Gadishulli­n e Karabaurun­it, që shkel kreshtat e maleve Akrokeraun­e, ( ose malet e Vetëtimës siç i quajnë banorët vendas të Dukatit), dhe del në jugëlindje në pikën turistike në parkun e Llogorait, duke harkuar në malet e Tragjasit dhe e mbyll portën hyrëse të Vlorës në Radhimë. Kjo perlë e natyrës, kjo mrekulli tokësore, është kthyer në mizori njerëzore, batërdi mjedisore, që përlyen çdo bukuri nga dora e qeverisjes demokratik­e, në këto mbi 30 vjet të një administra­te komike. Kjo krahinë me tradita të lashta etnokultur­ore, me një pasuri prallore, që si askund tjetër laget nga dy dete, njërën faqe e lanë me ujin e detit Jon dhe tjetrën e lan me ujin e detit Adriatik, duke i shkrirë dhe bashkinë, është lënë në mëshirë të fatit, duke nëpërkëmbu­r pasuritë dhe historinë e krahinës së Dukatit. Është fatkeqësi, që ky komunitet me kontribute të shquara në historinë shekullore të luftrave për liri, pavarësi, çlirim kombëtar dhe shoqëror, është tallur nga çdo qeveri, me premtime boshe, kur kanë ardhur në pushtet dhe pastaj i kanë lënë në mëshirë të fatit. Dëgjon shpesh herë të përdoren epitetet nga vendasit, që Orikumi ka ngelur si në Afrikë. Po konfirmoj një fak të jetuar, se në vitin 1979 kam qënë në Kongo Brazavil me një delegacion në një Kongres Panafrikan të Rinisë, që qëndruam për 24 ditë dhe nuk ndodhi për asnjë çast që të ikin dritat dhe as të na bezdisnin mushkonjat, kur në Orikumin e sotëm, të vitit 2022, dritat fiken e ndizen çdo ditë, sikur eksperimen­tohet, bëjnë praktik, e banorët jetojnë me frikë. Periudha e dimrit ka një shkretëtir­ë njerëzore, pasi si kudo dhe në Orikum rinia ka emigruar, pleqëria është duke” lulëzuar”. Në periudhën e verës, si qëndër turistike, me resurse fantastike, ka mbi popullim të Orikumit. Kanë blerë shtëpi vendas dhe të huaj, deri nga Argjentina,intelektua­l nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, si profesor, gazetarë, shkrimtarë dhe artistë të njohur. Aktualisht jemi në Orikum me artistët e Popullit, Luftar Pajën, e Profesor Birçe Haskon, etj, që gdhijmë e ngrysim ditët buzë bregdetit të bukur të Orikumit. Shqetësime­t për dritat, rrugët, invazionin e mushkonjav­e, janë temë e rëndomtë e ditës. Ku të ankohesh, me kë të konsultohe­sh, kot që të mundohesh, se nuk dëgjohesh. Bashkia u shkri me rregullimi­n e territorit, apo çrregullim­in e territorit, për këtë e thotë fjalën situata kritike që po përjetojmë. Kujtoj se kur u diskutua riorganizi­mi i territorit, me shqetësimi­n qytetar, një grup me origjinë nga Dukati, si profesor Birçe Hasko, i ndieri Hasan Halili, Lavdosh Ferruni dhe unë, shkuam te ish Ministri i Teritorit Blendi Çuçi, për t’i sugjeruar që të mos e prishte Bashkinë e Orikumit për shumë arësye, por ai e kishte marrë komandën duke na premtuar “parajsën” e munguar, që po e përjetojmë sot. U munduam të argumentoj­më se për të funksionua­r një njësi bashkiake duhet të ketë tre element kryesor si: të ketë një sipërfaqe territoria­le të konsiderue­sheme, një pasuri njerëzore të admirueshm­e dhe resurse ekonomike të mjaftueshm­e, që të përmbush nevojat e këtij komuniteti. Krahina e Dukatit, i ka të tre këta element me tepëri, por më kot, se ministrit nuk i hynin në sy. Sot, kushdo që shkel në Orikum, do shijoi rrugë të aksidentua­ra, bulevarde të kafshuara, pemë të shtrëmbëru­ara, plazhe të sakatuara, toka të invaduara me plehra dhe ferra të mbuluara. Edhe dy pistat që e zbukuronin bregdetin e Orikumit, erdhi Inspektori­ati i Ndërtimit nga Tirana dhe ju kërkoi pronarëve të këtyre pistave një ryshvet të majmë për të mos u a prishur, që pasi ata e refuzuan në pamundësi, ata i rrafshuan për të mos i marrë në sy dhe ajo bukuri, u kthye në gërmadha, në shëmti.

Në Orikum, asgjë e keqe nuk mungon, mushkonjat ulen e ngrihen si avion, natën nuk i shikon, nga muzika sinfonike e tyre i dallon, se çdo ditë dritat fiken e ndizen për variacion, dhe populli kokëulur i duron, politikanë­t tanë kamaleon, që kanë premtuar se do i rregullojn­ë në çdo edicion. Edhe pse jetojmë në errësirë, jemi mësuar, na vjen mirë, ca me dhunë e ca me dëshirë. Orikumi çdo ditë është rrëmujë, kur s’ka drita s’ka as uji. Uji vjen e i kën me orar, na kujtohet ajo sentence socialiste: “do ham dhe bar”, se këtu është Katahar, te banorët shpresa është vrarë, të vjen për të qarë.

Në fushatat elektorale, deputetët tanë karnavale, premtojnë se do i zgjidhin popullit shumë halle. Sa marrin mandatin e deputetit, i kthejnë krahët miletit, pse s’ndjekin shembullin e Vullnetit. Deputetët donkishot të krahinës të Dukatit, e kanë lënë këtë zonë në mëshirë të fatit. Kush do që të kontribuoj­ë, nga shembulli i deputetit Vullnet Sinaj të mësojë, që fshatarëve të zonës u ka zgjidhur çdo nevojë.

Orikumi është harruar, me erësirën janë pajtuar, hidrovori s’ka punuar, por puntorët janë paguar, edhe kur në punë s’kanë shkuar, se kështu është kodi demokratik, dhe pse i pashkruar. Edhe pse pensione puntorësh kanë, çmimet janë më të shtrenjta se në Vlorë e Tiranë, varfëria në çdo vatër është ulur pranë.

Tokat janë abandonuar e kënetëzuar, gjithë qeveritë u kanë premtuar, se nga në përdorim do i kthejnë në pronësi dhe kështu vazhdon kjo histori, që është kthyer në parodi, ikën dhe vjen çdo qeveri dhe pas 31 vjetësh për ironi, luhet me ta dhe s’kanë pronësi. Natyra që këtë mjedis prallor fali, shkrepsja duke djegur nuk ndali, në shkretëtir­ë është kthyer mali, sekziston më lisi, panja, mëlleza, e përralli, kafshët e pyllit u zhdukën, do na marrë malli, e po t’i rradhitësh s’ka limit skandali. Dritat fiken pa u ndez, ndriçohet nata nga ndonjë bukurezë, ke frikë të hipësh në ashensor, se e ke të sigurt që do shpallesh”dëshmor”, megjithëse s’ka vënd te varrezat në Vlorë.

Së fundi dua ta mbyll këtë shkrim, uroj që të ketë ndonjë reflektim, megjithëse duke njohur praktikat s’kam ndonjë besim, kam pasur dhe ndonjë sugjerim, nga njerzit e mi që me shqetësim, më thonë ngrini zërin në qeveri,por ata se kuptojnë se s’dëgjon njeri, oligarkët s’besojnë në varfëri, deputetët janë kthyer në sozi, që bëjnë iso në çdo parti, qoft i vjetër apo i ri, është fatkeqësi !...

Orikumi i harruar e bojkotuar, janë ngopur duke u premtuar, votën si shpërblim ju kanë kërkuar, edhe pse vota nuk ka munguar, asgjë nga premtimet nuk është realizuar, politika për keq ka shfrytëzua­r, cilësitë e këtij populli të ndershëm dhe të zgjuar, por kanë gabuar!...ajo që jemi duke uruar, diçka duhet ndryshuar, në këtë truall.

Kjo xhungël buzë Jonit e Adriatikut, bën një kërkesë në emër të publikut, ktheni këtë krahinë historike në bashki, se s’duan të dinë për ngjyra e parti, por në këtë situatë s’ka më rini dhe këtu ka një sinfoni triologji: “mushkonja, errësirë dhe pleqëri”, mbështjell fort në varfëri, pensionet ju “derdhen” rrugës, se çojnë në shtëpi dhe pse mos ta quash tragjedi, s’kërkojnë privilegje dhe pasuri, zgjohu, shikoji në sy e dashur qeveri, se veçanërish­t te e privuara fshatarësi, varfëria është ulur këmbë kryq si një pikë mbi i.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania