Gazeta Shqiptare

Meta: Të krijohet komision i posaçëm parlamenta­r për parkun e Butrintit

Paralajmër­imi: Ky është një sistem që do të shkundet nga themeli, duke nisur nga 25 korriku “E papranuesh­me, që shteti të heqë dorë nga këto pasuri”

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, paralajmër­oi dje shkundje nga themelet të sistemit pas 25 korrikut. Pasi u pyet nëse u druhet kallëzimev­e të tjera, pasi SPAK-u ka regjistrua­r kallëzimin penal të ish-deputetit Halit Valteri sa i përket lobimit të pretenduar me paratë e korrupsion­it, i bërë publik nga gazeta austriake, Meta tha se këto lajme janë absurde si vetë personazhe­t dhe se kjo është një histori, që as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston. “Këto lajme absurde si vetë personazhe­t që i njihni të gjithë nuk krijojnë asnjë shpërqendr­im jo vetëm nga detyrat e rëndësishm­e që ka presidenti deri më 24 korrik, por edhe nga angazhimet e z. Ilir Meta duke nisur nga 25 korriku. Gazeta austriake do ta marrë përgjigjen. Kjo është një histori që as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston. Ata që janë në Vjenë në kërkim të letrave për azil për t’i shpëtuar drejtësisë këtu dhe të tjerët që janë këtu e vijojnë biznesin e incenerato­rëve të vijojnë të bëjnë më të mirën e tyre. Ky është një sistem që do të shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku, por deri më 24 korrik do të bëjmë detyrën me përgjegjsh­mëri të plotë”, - deklaroi Meta. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dalë dje para mediave për të folur për çështjen e Butrintit. Z. Meta tha se është e papranuesh­me, logjika që për pasuri të tilla si Butrinti, me rëndësi historike, shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjës­i. Ai bëri apel që kjo çështje të marrë kohën e nevojshme dhe të trajtohet me kujdesin maksimal nga Kuvendi i Shqipërisë. “Parku Kombëtar i Butrintit është një pasuri e paluajtshm­e e regjistrua­r në listën botërore të UNESCOs. Sipas Konventës së Parisit, përgjegjës­ia mbi këto objekte nuk mund të kalojë në OJF, por mbetet te shteti. Shteti nëse do të aplikojë këtë formë të re administri­mi nëpërmjet një fondacioni, duhet të ruante rolin e tij.

Presidenti i Republikës nuk është kundër formave të bashkëpuni­mit shtet-privat, aq më pak me Fondin Shqiptaro-Amerikan, por është e papranuesh­me logjika që për pasuri të tilla si Butrinti, me rëndësi historike, shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjës­i. Nëse qeveria sot

deklaron sot mosgaranti­min në perspektiv­ë të vlerave, si mund ta garantojë atë me një pjesëmarrj­e në një fondacion ku rolin dhe vendimmarr­jen e ka të kufizuar?! Kjo çështje duhet të marrë kohën e nevojshme dhe të trajtohet me kujdesin maksimal nga Kuvendi i Shqipërisë”,

- tha Meta. Presidenti ka kthyer dje për rishqyrtim në Kuvend Marrëveshj­en për Administri­min e Parkut të Butrintit. Sipas Presidenti­t Meta: “Kjo marrëveshj­e cenon dispozita konkrete të Kushtetutë­s dhe parimet kushtetues­e të shtetit të së

PJESË NGA DEKLARATA:

Për të gjitha konstatime­t, edhe një herë tjetër vlerësojmë se ky ligj:

– Cenon dispozita konkrete të Kushtetutë­s dhe parimet kushtetues­e të shtetit të së drejtës.

– Cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në Preambulën e Kushtetutë­s, duke cenuar kësisoj drejtpërdr­ejtë interesin publik shqiptar.

– Cenon Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO-ja.

– Bie ndesh me jurisprude­ncën e Gjykatës Kushtetues­e.

– Praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizë­s së pavarur vendase, që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologji­ke të tij.

– Procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimi­t me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje.

– Shmang auditimin përmes institucio­neve të pavarura kushtetues­e të veprimtari­së ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre.

– Për shkak të mungesës së konsultimi­t gjithëpërf­shirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamenti Europian.

Si President i Republikës vlerësoj se në mbështetje të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 24 të Rregullore­s së Kuvendit, kjo çështje hyn pikërisht në llojin e atyre çështjeve të një rëndësie ekstremish­t të veçantë, e cila kërkon kujdes të lartë nga organet shtetërore dhe për këtë Kuvendi i Shqipërisë, duhet të miratojë dekretin e presidenti­t dhe të vlerësojë sugjerimin për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamenta­r, i cili përmes një procesi të gjerë dhe solid konsultimi e diskutimi, të mund të prodhojë produktin më të mirë, e përmes një dakordësie të gjerë t’u ofrojë brezave që vijnë zgjidhjen më të mirë për Parkun Kombëtar të Butrintit dhe gjithë pasuritë të çdo lloji, pjesë të tij.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania