Gazeta Shqiptare

Liderët e “Ballkanit të Hapur”, drejt bojkotit të samitit me BE-në

Kryeminist­ri: Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë Rama: Sot vendosim nëse do të marrim pjesë

-

Kryeminist­ri Edi Rama është shpre hur se BE-ja është rrëmbyer nga Bullgaria, e cila nuk do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke bllokuar kështu edhe çeljen e negociatav­e për vendin tonë. Me anë të një postimi në “Twitter”, Rama tha se liderët e Serbisë, vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut kanë diskutuar gjatë nëse duhet të marrin pjesë në samitin e ardhshëm apo jo. Ashtu si edhe më herët gjatë një konference me kryeminist­ren e Finlandës, Rama tha se nuk pritet një zhvillim pozitiv në këtë samit për vendet ballkanike dhe integrimin e tyre. “Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për samitin e ardhshëm të BEsë. Duket se një tjetër ‘Jo, më fal!’, do të jetë ajo, që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, - ka shkruar Rama në “Twitter”. Liderët e vendeve pjesëmarrë­se të “Ballkanit të Hapur” thanë se të mërkurën do të njoftojnë nëse do të shkojnë në Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 23 qershor në Bruksel. “Pas konsultime­ve me qeveritë dhe këshilltar­ët tanë, jemi marrë vesh që nesër në mesditë ta tregojmë vendimin tonë nëse do të marrim pjesë në këtë tubim”, - ka shkruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në “Instagram”. Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor. Vuçiç tha se pjesëmarrj­en në samitin e ardhshëm të BE-së e ka diskutuar në mëngjes me videolidhj­e me kryeminist­rat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. “Kemi shkëmbyer gjithashtu mendime për hapat e ardhshëm të nismës sonë ‘Ballkani i Hapur’ – panairi i verës, i cili do të mbledhë verëtarët më të mirë nga rajoni, si dhe për takimin e ardhshëm, ku do të diskutojmë çështje të shumta me interes për qytetarët tanë”, - tha Vuçiç. “Së bashku po luftojmë për një perspektiv­ë të qartë të Ballkanit Perëndimor, bashkëpuni­m edhe më të fortë dhe lidhje më të mira”, - shtoi presidenti serb. Në nismën “Ballkani i Hapur” bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Në samitin e 23 dhe 24 qershorit, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin në konsiderat­ë aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania