Gazeta Shqiptare

Rama: Ballkani hallkë e dobët dhe delikate, lufta mund të vijë deri këtu

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka pritur dje në takim homologen e tij finlandeze, Sanna Marin. Në fjalën e tij, Rama ka zbuluar se nuk ka pritshmëri për çeljen e negociatav­e për vendin tonë, por tha se shtete, përfshirë Finlandën, janë duke bërë gjithçka që Bullgaria të heqë veton duke hapur rrugën europiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Rama shtoi se vendi ynë mbështet anëtarësim­in e Finlandës dhe Suedisë në NATO. “Së bashku jemi në një front kundër agresionit rus në Ukrainë dhe Finlanda ka shumë për të na mësuar ne dhe të gjithëve, për shkak se e njeh shumë mirë agresorin dhe natyrën e tij. Duke qenë një vend që në të shkuarën ka pasur mundësi të nxjerrë mësime nga fqinjësia me Rusinë, ka një zë të respektues­hëm për të kuptuar rëndësinë e rezistencë­s dhe lidhjes që disa nuk duan ta bëjnë mes asaj që ndodh në Ukrainë dhe asaj që mund të vijë deri këtu. Ballkani është një hallkë e dobët delikate dhe për këtë arsye eksperienc­a dhe fjala e Finlandës ka shumë rëndësi. Folëm me kryeminist­ren për atë që nuk vjen në ditët e ardhshme, lidhur me çeljen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim për ne dhe Maqedoninë e Veriut, i dhashë që nuk pres asgjë të re nga takimi, por vendet po përpiqen me Bullgarinë për të hapur shteg të arsyes dhe për të çliruar procesin. Ne mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësim­in e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Janë vlerë e shtuar dhe në kushtet e sotme dyert e Aleancës duhet të jenë të hapura për këto dy shtete. Ndjehemi të privilegju­ar që na jepet mundësia të bëjmë diçka për Finlandën, kjo nuk është pak. Dua t’i uroj kryeminist­res çdo të mirë. Kur erdhi, më tha se koha është e bukur, shpresoj që vizita, edhe pse e shkurtër, të bëjë kryeminist­res të vijë edhe me vajzën e vogël dhe bashkëvuaj­tësin”, - është shprehur Rama.

 ?? ?? “NUK KAM PRITSHMËRI PËR ÇELJEN E NEGOCIATAV­E”
“NUK KAM PRITSHMËRI PËR ÇELJEN E NEGOCIATAV­E”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania