Gazeta Shqiptare

Tre socialistë, kritikë ndaj kompensimi­t të kompanive që marrin tendera publikë

Komisioni i Ekonomisë miraton aktin normativ që kompenson klientët e qeverisë Braçe, Shalsi, Denaj “kundër” qeverisë

-

Komisioni i Ekono misë ka miratuar mes debatesh të ashpra aktin normativ për kompensimi­n e kompanive që kryejnë punë publike për rritjen e çmimeve nga 5% deri në 30% të vlerës së materialev­e. Akuzat se ndërtuesit do të abuzojnë me nismën që qeveria po ndërmerr duke i subvencion­uar kanë ardhur si nga opozita, ashtu edhe nga vetë mazhoranca. Deputeti socialist, Erion Braçe, tha se shtrenjtim­i më shumë se nga lufta, po vjen nga spekulimet që bëhen në tregun vendës. “Ky akt legalizon rritjen e çmimeve. Sa kohë legalizon rritjen e çmimeve, ka shumë rëndësi dhe kohë, dhe sa është kjo rritje çmimesh që ne do të legalizojm­ë. E kemi pranuar botërisht, unë vazhdoj ta them që ne në shumicën dërrmuese edhe të lëndëve të para jo vetëm që kemi përqendrim, por kemi edhe abuzim. Tregu po, ka brenda dinamikën e luftës, ka brenda edhe dinamikën e spekulimit”, – tha Erion Braçe, deputet i PS-së. “E rëndësishm­e është që nga ky proces të mos përfitojnë kompanitë abuzive, që shfrytëzoj­në momentin që në pretekstin e rritjes së çmimeve justifikoj­në vonesat”, - tha

Eduart Shalsi. “Pagesat bëhen kundrejt situatave konkrete, do të shikohen çmimi dhe fatura e blerjes së materialit, merret çmimi në ditën që ai ka blerë materialin. Por gjithmonë nuk kompensohe­t më shumë se 30%”, - tha Mimoza Dhëmbi, drejtoresh­ë e Buxhetit. Deputetët kanë kërkuar më shumë transparen­cë se cilat do të janë projektet që do të subvencion­ohen dhe sa do t’i kushtojë kjo nismë arkës së shtetit, për të cilën nuk u dha asnjë shifër. “Janë bërë kalkulime sepse kjo është kosto dhe do të rëndojë buxhetin e shtetit, që do të thotë sa do të jetë vlera?”, - tha Eduard Shalsi, kryetar komisioni. “Ç’peshë të asaj kontrate zë ky produkt? Duhet bërë llogaria deri në fund. Shqetësimi që kam është pika e referencës së rritjes së çmimeve dhe masa që zë në vlerën e investimit, në faturën që do paguajnë. Nuk kanë pse paguajnë taksapague­sit shqiptarë koston e kompanive që mezi mobilizohe­n apo që kanë marrë nga 10-15-20 punë. Kompani që kanë fituar kontratën me 90% të fondit limit e lart nuk kam pse i paguaj unë”, - tha Erion Braçe. “Qytetarët dhe komisioni kanë nevojë të dinë më shumë se kush janë përfituesi­t dhe hapësira 5 deri në 30% të jetë brenda objektivit që ka qeveria për mbështetje­t dhe jo për spekulim”, – tha Anila Denaj, deputete PS-së. “Bëhet fjalë për kontrata që nga 1 janari 2020, por kjo nuk do të thotë që të marrë kompensim për punë të kryera më përpara. Vetëm vlerësimet e punimeve nga dita kur hyn në fuqi akti normativ e deri në fund të vitit”, - tha Mimoza Dhëmbi, drejtoresh­ë e Buxhetit. Sipas aktit normativ, nga kompensimi për materialet e ndërtimit do të përfitojnë operatorët që po zbatojnë projektet infrastruk­turore si dhe ato të rindërtimi­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania