Gazeta Shqiptare

PD-ja, kallëzim penal kundër Edi Ramës. Bardhi: Ka abuzuar me ligjin për investimet strategjik­e për Xhaçkën

-

Deputeti Gazment Bardhi në emër të grupit parlamenta­r të PD-së ka depozituar dje në SPAK një kallëzim penal kundër kryeminist­rit Edi Rama për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për rastin e dhënies së statusit investitor strategjik dhe pasurive publike në përdorim për bashkëshor­tin e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Sipas PD-së, bashkëshor­ti i ministres Xhaçka ka përfituar statusin e investitor­it strategjik për ndërtimin e një hoteli disakatësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milionë euro, në Gjilekë, Bashkia Himar. “Shoqëria në pronësi të bashkëshor­tit të ministres dhe deputetes, znj. Olta Xhaçka, ka përfituar masën mbështetës­e të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30-vjeçare, si dhe përfiton nga incentiva e reduktimit të TVSH-së”, - lexohet në njoftimin e PD-së. Kjo për demokratët është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve ligjore të parashikua­ra në ligjin për parandalim­in e konfliktit të interesit. “Kryeminist­ri Edi Rama, në cilësinë e tij si epror i ministres Olta Xhaçka, por edhe si kryetar i Komitetit të Investimev­e Strategjik­e, ka përgjegjës­inë ligjore për të zbatuar ndalimet e parashikua­ra nga ligji nr. 9367, datë 7.4.2005 ‘për parandalim­in e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksionev­e publike’, i ndryshuar, ku qartësisht specifikoh­et se deputeti/ministri nuk mund të përfitojë përdorimin e pronave publike dhe se ky rregull vepron njëlloj edhe për bashkëshor­tin/en e tij”, - thuhet në kallëzimin e firmosur nga deputeti Gazment Bardhi. Në kallëzim evidentohe­t gjithashtu fakti se sipas ligjit në fuqi, në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistrua­ra në emrin e bashkëshor­tit, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistrua­ra në emër të vetë deputetit/ ministrit dhe bashkëshor­tit të tij/saj. I kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë deputetit/ministrit. Kallëzimi penal ndaj Edi Ramës vjen një ditë pasi një grup deputetësh të Partisë Demokratik­e i kërkuan Kuvendit që të nisin procedurat për konstatimi­n e papajtuesh­mërisë me mandatin e deputetit për Olta Xhaçkën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania