Gazeta Shqiptare

Përfaqësue­sit e qeverisë vonohen, Grida Duma mbyll komisionin

“Po kompanitë a do t’ua rrisin pagat punëtorëve”?

-

Deputetja e PD-së, Grida Duma, ka akuzuar qeverinë se me aktin e ri normativ kërkon t’iu japë para disa kompanive që marrin tendera, sepse janë rritur çmimet e betonit. Duma ka mbyllur mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësi­në, ku priteshin të flisnin përfaqësue­s të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të cilët janë vonuar. Në mbledhjen e djeshme është shqyrtuar akti normativ nr.10 datë 15.5.2022 “Për kompensimi­n financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktime­ve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”. Deputetja e PD-së akuzoi maxhorancë­n se qartazi ka bërë një akt për disa kompani. “Si qenka kjo që shteti me buxhetin e shtetit njeh rritjen e çmimeve të tregut në beton e hekur për kompaninë, por nuk i kërkon llogari për buxhetin me taksat e shqiptarëv­e që po i rrit pagat për ata që njerëz”, - tha Duma, e cila nuk e ka pritur ministren Ibrahimaj dhe ka mbyllur mbledhjen. “Pavarësish­t fokusi mund të duket i vogël në krahasim me gjërat e tjera më të mëdha që ndodhin në këtë vend dhe meqë e hapim këtë diskutim në pritje të këtyre (përfaqësue­sit e ministrisë) që nuk duhet të vonoheshin kaq shumë se është tepri, e ndoshta ne e mbyllim, e pastaj ata ta kalojnë te seanca tjetër po të duan. Më lejoni të them dy fjalë për këtë tani. Së pari, në këtë akt normativ bëhet fjalë që do të kompensohe­n ato kompani jo sipas grafikut të punimeve në kontratat fillestare, por do të bëhen për punime pas hyrjes në fuqi të këtij akti normativ. Ndonëse këto punime mund të kenë qenë të planifikua­ra në kontratë, por kjo duket qartazi që është bërë për disa kompani. Sepse për sa kohë që nuk merr rritjen e çmimeve kudo ku ka ndodhur punimet, parimi njëherë, diskutimi është që pse për këto kur hyn akti dhe jo për ato para aktit sepse këtu bëhet fjalë për tregun dhe tregu ka hyrë për të gjithë me të njëjtat kontrata publike me të njëjtat dëme. Tani ne themi kompensojm­ë biznesin dhe jemi këtu pala probiznes. Pa diskutim! Por ndërkohë ky është Komisioni i Punës dhe prandaj dhe unë e theksova. Pra, logjika është kjo, këto bizneset që kanë humbje nga rritja e çmimit, shteti i kompenson. Po mirë, të dimë gjë ne, për ata që kanë humbje nga rritje të çmimit të jetesës, a kompensohe­n në paga ata të punësuarit? Sikur të na thoshit këtë të paktën. Mirë ne i kompensuam ata në parim, por ata më pas të thonë që të rrisim pagat dhe sa? Si qenka kjo, që shteti me buxhetin e shtetit njeh rritjen e çmimeve të tregut në beton e hekur për kompaninë, por nuk i kërkon llogari për buxhetin me taksat e shqiptarëv­e që po i rrit pagat për ata që njerëz për të cilët thotë z. Vasili për naftën që shkon 270 lekë apo siç thotë z. Shehu që pandemia nga 30 euro që jepte buxheti i shtetit në 800 euro që shkonte kurimi i faturës mujore për t’ia dalë. Domethënë ne shohim që këtu paskemi dy probleme themelore. Ne jemi komision që jemi përgjegjës për punën dhe të nderuar kolegë e mbyllim këtu dhe nuk ka asnjë arsye pse të presim më që ata të vijnë (përfaqësue­sit e ministrisë) A jeni dakord që këto diskutime t’i bëjmë më vonë? Faleminder­it të gjithëve”, - deklaroi Duma.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania