Gazeta Shqiptare

“Aleksandri u lind e rrit me lekë”, babai i 27-vjeçarit Sadikaj: Si ia mbylla me para dënimin për vjedhje

“Lajmi për vrasjen më ra si bombë. Dy ditë para ngjarjes fola me tim bir, më nisi lekët e ditëlindje­s” “Më iku një zemër, e bëj veten fajtor që i lashë pasuri”

-

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News 24”, babai i 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, Fatmir Sadikaj, tregoi jetën e të birit nga fëmijëria deri tek atentati mafioz me tritol. Fatmir Sadikaj tha se lajmin tronditës e ka marrë vesh nga lajmet në media, ndërsa shtoi se në lidhje me të kaluarën e Aleksandri­t po thuhen shumë gënjeshtra e trillime, pasi sipas tij, 27-vjeçari ishte një djalë i shkëlqyer.

Si e morët vesh lajmin e atentatit?

E mora vesh lajmin nëpërmjet televizori­t. Ishte si bombë. Dy ditë më parë kam folur me të në telefon për herë të fundit. Nuk diskutuam asgjë, përveçse kisha ditëlindje­n para ca kohësh dhe më nisi lekët e ditëlindje­s, kaq. Asgjë tjetër. Nuk m’i nisi dot lekët më datën 2 dhe m’i nisi atëherë. Ishte djalë shumë i mirë. Nuk është e drejtë për baballarët dhe nënat që hapin televizori­n dhe dëgjojnë direkt pas një minute lajme të tilla. Janë shumë rrena, shumë gënjeshtra e trillime, vetëm shpirti im e di.

Çfarë aktiviteti bënte Aleksandri?

Aktiviteti i Aleksandri­t, ndoshta e kam futur edhe unë me duart e mia, pasi ai ka krejt rrjedhën e punës sime. Ai ka lindur e rritur me lekë. Jeta e tij ka qenë në emigrim, e kam marr unë në krah 1 vjeç dhe e kam çuar në Greqi. Pastaj, unë kam ikur në Angli, ku i kam dërguar lekë familjes së Aleksandri­t. Janë të gjitha me dokumente, është e kotë të hidhem e përdridhem unë. Janë të gjitha të dokumentua­ra, i ka gjykatësi në Berat. Kur jam ndarë, kam dalë vetëm me një xhaketë dhe isha i detyruar t’ua lija të gjitha fëmijëve. Unë jam divorcuar para tetë vitesh. Nuk mora asgjë, përveçse një xhaketë nga ajo shtëpi. I kishte të tëra djali im, i shtrenjti im, që më iku, krahu im i djathtë.

Po akuza për vjedhje ndaj Aleksandri­t?

E di atë gjë, e kam mbyllur unë. Në atë kohë më janë vardisur mua që të më marrin lekë, se kisha ardhur nga Anglia. Le të ballafaqoh­en me mua. Ata e kanë mbyllur atë çështje, por me lekë. I ka thënë një shokut të tij t’i hedhë një thikë, shoku i tij ia ka hedhur dhe ka prerë një kabull. Aleksandri nuk kishte fare nevojë për lekë. Aleksandri është dënuar, e kam mbyllur unë me lekë. Nuk di që të ketë akuza të tjera ndaj Aleksandri­t. Nuk kemi rrjedhur nga këto familje, jemi familje që jetojmë me djersën tonë në majë të malit.

Po për pasurinë e 27vjeçarit?

Ngriti biznesin, por me mua shteti mund të bëjë gjithçka, mund të më hyjë në themel në Greqi apo Angli, por me çunin duhet të më gjejë shkaqet. E quaj veten fajtor për pasurinë që i lashë, e futa në këto rrethana. Shoqërinë nuk ia njoh, i njoh shumë pak shokë, shumë të mirë, të sjellshëm, të respektues­hëm. Nuk kam ndenjur shumë tek ai, sepse këto 8 vite isha shumë i zënë, sepse duhet të ushqeja dy fëmijët e tjerë.

Si e pritën fëmijët divorcin tuaj?

Fëmijët e mi nuk e vuajtën fare divorcin, më thanë që kam bërë zgjedhjen time dhe se jeta vazhdon. Aspak nuk e vuajtën. Madje, kur jam martuar, Aleksandri e ka marrë vesh pas një muaji dhe më mori në telefon e më tha që “mirë bëre babi, ne do ta kemi komunikimi­n. Ne të jemi borxhlinj shumë”. I thashë që nuk më ishte borxhlinj dhe në të vërtetë nuk më ishte. Pas divorcit me nënën e Aleksandri­t, i kam ruajtur marrëdhëni­et normale. Kam pasur do t’i kem sido që të vejë puna marrëdhëni­e të mira edhe me çupën. Më iku një zemër, kam edhe tre të tjerë, do t’i ruaj se s’bën. Të paktën ato në media mos mi tregoni, se nuk i shoh e nuk i dëgjoj dot. Nuk e shoh dot fare as televizori­n.

Ju keni qenë te shtëpia e tij në Tiranë?

Po, kam ndenjur një javë. Aleksandri jetonte me bashkëjetu­esen. Ajo më ka çuar mua te spitali, madje e kam marrë unë makinën e tij. Kam jetuar një javë me ta për shkak të problemeve shëndetëso­re. Aleksandri ishte një djalë i shkëlqyer. Kam udhëtuar me makinën e tij, madje një nga 6 ditët që qëndrova në shtëpinë e tij, erdhi një makinë me të cilën ai punonte. Unë rrija i lirë në shtëpinë e tij. Atë një javë që kam qëndruar me të, nuk kam parë asnjë lloj shqetësimi. Kam pasur komunikim të mirë edhe me bashkëjetu­esen e tij, edhe pas ndarjes së tyre. Nuk doja t’i cenoja asnjëherë fëmijët. Edhe ata të dy kishin marrëdhëni­e shumë të mira me mua.

 ?? ?? VJEDHJA
Lidhur me akuzat për vjedhje ndaj Aleksandri­t, babai i të ndjerit tha: “E di atë gjë, e kam mbyllur unë. Në atë kohë më janë vardisur mua që të më marrin lekë, se kisha ardhur nga Anglia. Le të ballafaqoh­en me mua. Ata e kanë mbyllur atë çështje, por me lekë. I ka thënë një shokut të tij t’i hedhë një thikë, shoku ia ka hedhur dhe ka prerë një kabull. Aleksandri nuk kishte fare nevojë për lekë. Aleksandri është dënuar, e kam mbyllur unë me lekë”.
VJEDHJA Lidhur me akuzat për vjedhje ndaj Aleksandri­t, babai i të ndjerit tha: “E di atë gjë, e kam mbyllur unë. Në atë kohë më janë vardisur mua që të më marrin lekë, se kisha ardhur nga Anglia. Le të ballafaqoh­en me mua. Ata e kanë mbyllur atë çështje, por me lekë. I ka thënë një shokut të tij t’i hedhë një thikë, shoku ia ka hedhur dhe ka prerë një kabull. Aleksandri nuk kishte fare nevojë për lekë. Aleksandri është dënuar, e kam mbyllur unë me lekë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania