Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a Kumbaro-Manja: Persona të ndëshkuar me punë në shërbim të komuniteti­t nga gjykata do të punojnë gjatë sezonit veror

-

TIRANË - Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Provës nënshkruan marrëveshj­en e bashkëpuni­mit për zbatimin e dënimit alternativ “kryerja e një pune në interes publik”. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dakordësua­n që kjo është mënyra më e mirë për t’i riintegrua­r këta persona në komunitet, por edhe për t’i shërbyer sezonit turistik me burime njerëzore.

“Ne kemi nevojë për rojtarë pylli sidomos, në sezonin e verës kur shtohen vizitorët në parqet kombëtare. Duhet kuptuar se bëhet fjalë për një kategori që nuk ka kryer dëme ose krime të asaj shkalle që mund të përbëjnë rrezik social. Këta njerëz do të punojnë në drejtoritë rajonale të zonave të mbrojtura dhe do të ndihmojnë punonjësit tanë në mirëmbajtj­en dhe vëzhgimin e territorit”, - tha Kumbaro. Për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, është shumë e rëndësishm­e që këta persona t’i rikthehen shoqërisë, por edhe t’ia shlyejnë me punë dëmin e shkaktuar. “Filozofia jonë është që dënimi të jetë mjeti i fundit. Për këtë kategori veprash, personat që shkelin ligjin për një arsye ose për një tjetër, sepse jeta ka sfida nga më të ndryshmet, së pari t’i rifitojmë këta njerëz, t’i rikthejmë në shoqëri por edhe t’ia shlyejnë shoqërisë me punë atë dëm që i kanë shkaktuar përmes veprës penale”, - u shpreh ministri Manja. Ndërkaq, ministrja Kumbaro theksoi se gjatë sezonit veror, për shkak të mbipopulli­mit të disa territorev­e të bregdetit dhe parqeve natyrore, ndihma e kësaj kategorie do të ishte shumë e dobishme. Në kuadër të marrëveshj­es, në bashkëpuni­m me Shërbimin e Provës, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të marrë përsipër të sigurojë vendin e punës ku do kryhet puna në interes publik në dy prej agjencive të varësisë, siç janë Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania