Gazeta Shqiptare

“Grupet kriminale po bëhen përherë e më heterogjen­e”, raporti i SHISH: Terroristë­t përdorin komunikimi­n “online” për propagandë

Raporti për vitin 2021: Elemente radikale vazhdojnë aktiviteti­n nga burgu “Shqiptarët, lidhje direkt me prodhuesit e drogës”

-

Shërbimi Informativ Shtetëror ka publikuar të martën një pjesë të raportit të vitit 2021, ku e vë theksin kryesisht te lufta kundër terrorizmi­t dhe krimit të organizuar. Në pjesën e deklasifik­uar për publikun e gjerë, SHISH konstaton se bandat po bëhen përherë e më shumë heterogjen­e dhe po diversifik­ojnë fushat e veprimtari­së. Anëtarët e grupeve shqiptare të trafikut të drogës kanë krijuar kontakte të drejtpërdr­ejta edhe me prodhuesit direkt të drogave, duke fituar “besimin reciprok”. Sa i përket terrorizmi­t, SHISH bën të ditur se grupet terroriste po përdorin teknologji­në dhe komunikimi­n “online” për të shpërndarë propagandë­n dhe ideologjin­ë e tyre.

TERRORIZMI

Organizata­t terroriste ISIS, “Al-Qaida” dhe grupe të tjera të frymëzuara nga ideologjia ekstremist­e vijojnë të mbeten kërcënim për sigurinë ndërkombët­are dhe rajonale. Gjatë vitit 2021, niveli i kërcënimit terrorist në vend ka qenë i ulët, ndërsa në rajon ka variuar nga i ulët në i mesëm për shkak të synimeve apo planeve për akte terroriste. Propaganda dhe teknologji­të e komunikimi­t “online” shfrytëzoh­en për aktivitete radikalizu­ese dhe rekrutuese. Grupet terroriste janë shpërndarë në platforma të tjera komunikimi për të decentrali­zuar edhe më tej propagandë­n dhe shpërndarj­en e retorikës dhe ideologjis­ë së tyre. Lidhja e elementëve radikalë me luftëtarët e huaj terroristë (LHT) apo organizata terroriste janë faktorë nxitës të aktiviteti­t të mundshëm terrorist. Gjithashtu, shtetas nga rajoni tashmë pjesë e diasporës ballkanike në vendet evropiane, janë evidentuar e ndaluar për aktivitet terrorist, apo si propagandu­es e mbështetës të ideologjis­ë së organizata­ve terroriste. Të burgosurit për terrorizëm vijojnë të mbajnë profil radikal dhe janë të angazhuar në aktivitete radikalizu­ese në sistemet penitencia­re në vendin tonë dhe rajon. Vlerësohet se, shkalla e radikalizi­mit mund të ndikojë në situatën e sigurisë, pas përfundimi­t të dënimeve.

KRIMI I ORGANIZUAR

Kundërvëni­a ndaj aktiviteti­t të grupeve kriminale në përgjithës­i dhe atyre të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike në veçanti është rritur ndjeshëm si brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë, pavarësish­t rezultatev­e domethënës­e, kundërvëni­a ndaj trafikimit të lëndëve narkotike mbetet sfidë e rëndësishm­e, për shkak të evoluimit të mënyrave të operimit të tyre pas goditjeve. Faktorë nxitës dhe tërheqës të aktiviteti­t kriminal në vend dhe rajon mbeten anëtarët e tyre të pozicionua­r tashmë në vendet e origjinës ku prodhohen lëndët narkotike, lidhjet me rrjete kriminale ndërkombët­are dhe rajonale, realizimi i kërkesave paraprake apo marrëveshj­eve të shtyra në kohë për shkak të kufizimeve nga pandemia, mbulimi i kostove të shkaktuara nga sekuestrim­et dhe arrestimet. Grupet kriminale po bëhen përherë e më shumë heterogjen­e dhe po diversifik­ojnë fushat e veprimtari­së. Anëtarët e grupeve shqiptare të trafikut të drogës kanë krijuar kontakte të drejtpërdr­ejta edhe me prodhuesit direkt të drogave, duke fituar “besimin reciprok”.

GJENDJA E SIGURISË NË RAJON

Shqipëria ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombët­are në favor të paqes dhe sigurisë rajonale e globale. Për më tepër, vendi ynë ndjek një politikë konstrukti­ve rajonale, të mbështetur në parimet e bashkëpuni­mit drejt proceseve integruese euroatlant­ike, fqinjësisë së mirë dhe respektimi­t të të drejtave të pakicave. Gjithsesi, qenia e Shqipërisë pjesë e Aleancës së NATO, pozicionim­i i qartë pro-perëndimor, roli aktiv që luan në rajon e më gjerë e kanë shndërruar në një objektiv të politikës së jashtme të aktorëve të tretë, të cilët synojnë destabiliz­imin e sigurisë rajonale, nëpërmjet cenimit të kohezionit social dhe etnik, instrument­alizimit të faktorëve nacionalis­të në rajon, përdorimit të propagandë­s dhe dezinforma­cionit, rritjes së influencës malinje etj.. Mjedisi i sigurisë në Ballkanin Perëndimor vijon të karakteriz­ohet nga zhvillime të brendshme politike të brishta, që tregojnë se rajoni mbetet i ekspozuar ndaj kërcënimev­e dhe sfidave, që vijnë si për shkak të faktorëve të brendshëm (problemet socialekon­omike, tensionet ndëretnike e ndërfetare, korrupsion­i, krimi i organizuar), ashtu edhe të ndikimit të aktorëve të jashtëm, të interesuar për ta mbajtur të pandryshua­r ose për të përshkallë­zuar gjendjen e sigurisë dhe politike në rajon.

INTELIGJEN­CA E HUAJ NË RAJON

Si vend anëtar i NATO-s, kontribuue­se për paqen e sigurinë globale, por edhe aspirante për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, Shqipëria vijon të mbetet në fokus të disa shërbimeve të huaja të inteligjen­cës. Në qendër të aktiviteti­t të tyre për grumbullim­in e informacio­nit vijojnë të mbeten zhvillimet e brendshme në fushën politike dhe të sigurisë, pozicionim­i properëndi­mor i vendit tonë në raport me politikat në marrëdhëni­et ndërkombët­are, marrëdhëni­et me vendet e rajonit dhe aleatët strategjik­ë, stërvitjet ushtarake në kuadër të Aleancës dhe projektet në fushën e mbrojtjes. Në vendet e tjera të rajonit, shërbimet jomiqësore të inteligjen­cës e kanë fokusuar aktiviteti­n në amplifikim të problemati­kave ndëretnike e ndërfetare, nxitjen dhe mbështetje­n e faktorëve destabiliz­ues të brendshëm, në ruajtjen e statuskuos­ë në raport me proceset integruese dhe nxjerrjen e përfitimev­e nga roli i saj në raport me Perëndimin. Aktivitete­t hibride të aktorëve joperëndim­orë kanë njohur rritje në rajon, por edhe në vendin tonë, edhe pse jo me të njëjtat përmasa si në vendet e rajonit. Këto lloj aktivitete­sh po bëhen më evidente ndërkohë që vendet po përparojnë në proceset demokratiz­uese dhe integruese.

 ?? ?? GRUPET TERRORISTE
Propaganda dhe teknologji­të e komunikimi­t “online” shfrytëzoh­en për aktivitete radikalizu­ese dhe rekrutuese. Grupet terroriste janë shpërndarë në platforma të tjera komunikimi për të decentrali­zuar edhe më tej propagandë­n dhe shpërndarj­en e retorikës dhe ideologjis­ë së tyre. Lidhja e elementëve radikalë me luftëtarët e huaj terroristë (LHT) apo organizata terroriste janë faktorë nxitës të aktiviteti­t të mundshëm terrorist. Gjithashtu, shtetas nga rajoni, tashmë pjesë e diasporës ballkanike në vendet evropiane, janë evidentuar e ndaluar për aktivitet terrorist, apo si propagandu­es e mbështetës të ideologjis­ë së organizata­ve terroriste.
GRUPET TERRORISTE Propaganda dhe teknologji­të e komunikimi­t “online” shfrytëzoh­en për aktivitete radikalizu­ese dhe rekrutuese. Grupet terroriste janë shpërndarë në platforma të tjera komunikimi për të decentrali­zuar edhe më tej propagandë­n dhe shpërndarj­en e retorikës dhe ideologjis­ë së tyre. Lidhja e elementëve radikalë me luftëtarët e huaj terroristë (LHT) apo organizata terroriste janë faktorë nxitës të aktiviteti­t të mundshëm terrorist. Gjithashtu, shtetas nga rajoni, tashmë pjesë e diasporës ballkanike në vendet evropiane, janë evidentuar e ndaluar për aktivitet terrorist, apo si propagandu­es e mbështetës të ideologjis­ë së organizata­ve terroriste.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania