Gazeta Shqiptare

Nuk ka liri për anëtarin e bandës së Shkodrës, Gjykata e Fierit rrëzon kërkesën e Safet Bajrit

-

FIER - Gjykata e Fierit ka rrëzuar kërkesën për liri të anëtarit të bandës së Shkodrës, Safet Bajri, me argumentin se nuk plotëson kriteret ligjore. Mësohet se Drejtoria e Burgjeve ka dërguar në gjykatë raportin negativ për Bajrin, ndërsa kundër lirimit të tij nga burgu ka qenë edhe prokurori. Safet Bajrit i kanë mbetur edhe 6 muaj burg, që lidhet me një vendim të drejtësisë belge.

ARRESTIMI

Safet Bajri u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacioni­t “Oazi” dhe kjo është hera e dytë që ai kërkon liri me kusht, pasi i është refuzuar. Mësohet se veprimet hetimore nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda deri në goditjen e plotë të gjithë grupit kriminal “Bajri” kanë zgjatur mbi 6 muaj.

AKUZAT

Safet Bajri akuzohet për trafik droge e prostituci­on nga a Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në

Bruksel me 9 vite burgim. Ndërkaq, në Shqipëri Safet Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh. Bajrit i janë sekuestrua­r një sërë pronash në Shqipëri. Ai u ndalua në ambientet e një magazine në zonën e “Xhamllikut”, në kryeqytet katër vite më parë, ndërsa mbante edhe një armë pa leje.

Burime zyrtare thanë se hetimet u bazuan te dhjetëra orë përgjime, mijëra informacio­ne të shkëmbyera me partnerët, u analizuan mijëra faqe të dhëna, si edhe u kryen veprime proaktive në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv. Në kohën kur u arrestua Bajri

zyrtarisht u tha se oficerë të Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m me oficerë të kontaktit të vendeve të përfshira në operacion, kanë kryer veprime në terren për evidentimi­n, lokalizimi­n dhe ndalimin e shtetasve anëtarë të grupit, që vepronin jashtë Shqipërisë, e kryesisht në Holandë.

Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpuni­m, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpuni­m, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionev­e luftarake”, “Organizim i lotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpuni­m, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpuni­m, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzi­m krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal. Po ashtu, policia tha se ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivis­ht për disa nga ngjarjet e ndodhura në Shkodër. Grupi “Bajri”, në bashkëpuni­m edhe me grupe të tjera kriminale brenda dhe jashtë Shqipërisë dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investohes­hin brenda vendit. Operacioni policor për arrestimin e pjesëtarëv­e të grupi “Bajri” u tha se u zhvilluan njëkohësis­ht në Tiranë, Shkodër dhe në Roterdam të Holandës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania