Gazeta Shqiptare

Zhdukja e dokumentev­e në Kadastrën e Tiranës, prokuroria nis hetimet për shpërdorim detyre dhe vjedhje

Abuzimet më të mëdha në zonën e Farkës, Ndroqit dhe Shëngjergj­it Deklarata e Artan Lames: Nga 2342 regjistra pronash, vetëm rreth 250 pa dëmtime

-

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me abuzimet e regjistrav­e kadastrale për zona të ndryshme të kryeqyteti­t, pas deklaratav­e të drejtorit të përgjithsh­ëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame. Me anë të një njoftimi për mediat, organi i akuzës bëri me dije se hetimet kanë nisur për veprat penale të “Shpërdorim­it të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumentev­e” për humbjen apo dëmtime të tjera të regjistrav­e të Kadastrës Tiranë. Në njoftim thuhet se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka marrë shkas nga deklaratat e Lames lidhur me humbjen apo dëmtime të tjera të faqeve të regjistrav­e të Kadastrës, për zonat në zhvillim të Tiranës si Farka, Ndroqi, Shën Gjergji etj..

NJOFTIMI NJOFTIMI I I PROKURORIS­Ë:

“Prokuroria e Tiranës nis kryesisht hetimet për veprat penale të “Shpërdorim­it të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumentev­e” për humbjen apo dëmtime të tjera të regjistrav­e të Kadastrës, Tiranë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë duke marrë shkas nga deklaratat e bëra në mediat e shkruara dhe audioviziv­e nga ana e drejtorit të përgjithsh­ëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, z. Artan Lame, lidhur me humbjen apo dëmtime të tjera të faqeve të regjistrav­e të Kadastrës për zonat në zhvillim të Tiranës si Farka, Ndroqi, Shën Gjergji etj. ka filluar kryesisht hetimet duke regjistrua­r procedimin penal nr. 4807 datë 21.06.2022, për veprat penale të “Shpërdorim­it të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumentev­e”, parashikua­r nga neni 248 dhe 192/ a i Kodit Penal, pa autorë të dyshuar. Lidhur me faktet e sipërpërme­ndura Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është e angazhuar maksimalis­ht që të hetojë në drejtim të zbulimit dhe vënies përpara përgjegjës­isë penale të çdo zyrtari apo personi të përfshirë në veprimtari të kundraligj­shme në dëm të interesave të ligjshme te qytetarëve apo shtetit”.

NGA NGA 2342 2342 REGJISTRA REGJISTRA PRONASH, VETËM RRETH RRETH 250 250 PA PA DËMTIME

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka prezantuar të shtunën raportin me regjistrat pronësorë në Tiranë, duke evidentuar problemati­kat e rënda që ka pasur ndër vite. Nga 2342 regjistra pronash, sipas Lames, vetëm rreth 250 janë pa dëmtime. Të tjerat janë grisur apo zëvendësua­r, veprime këto që kanë çuar jo pak persona para dyerve të gjykatës për të gjetur të drejtën për pronat e tyre, që shpesh dilnin të regjistrua­ra dhe në emra të personave të tjerë. “Ky raport - tha Lame – do të dërgohet në Kryeminist­ri dhe në Ministrinë e Drejtësisë për të shmangur shantazhet dhe presionet që gjobaxhinj­të do vijojnë të bëjnë”. “Arkivi i pronave është me sistem kamerash e sistem alarmi, me punonjës që kanë përgjegjës­i e firmë, ka persona përgjegjës për çdo hyrje-dalje. Raporti i Tiranës do i përcillet Kryeminist­risë e Ministrisë së Drejtësisë për dy arsye. Çdo strukturë kontrollue­se që të vijojë hetimet mbi bazën e këtij raporti… si për raportin e Durrësit, ka hetime, janë thirrur punonjës. E dyta, për të shmangur presionet e lloj-lloj tipave e banditëve, ndërhyrësv­e, që do vijojnë të kërkojnë aman të fus këtë e të heq atë, kur ky raport është i depozituar edhe në institucio­ne të tjera që të prekësh regjistrat duhet të fusësh njerëz dhe institucio­ne të tjera, gjë që më duket e pamundur”, - tha Lame.

PROBLEMET

Artan Lame: Nga regjistrat 515 faqe mungojnë, janë grisur e nuk i kanë zëvendësua­r.

“U mbetet hetimeve për të zbuluar çfarë ka luajtur në këto qindra faqe që nuk ekzistojnë. Me qindra faqe të dyshuara si të zëvendësua­ra. Them të dyshuara se duket që faqja ndryshon, ngjyra apo formati i faqes, por edhe kjo kërkon hetim për të kuptuar çfarë ka qenë në faqen origjinale. Janë gjetur faqe të dubluara, pra e njëjta pronë ekziston në dy faqe. Kjo bëhej me qëllim që e njëjta pasuri i trajtohej dhe një qytetari e një tjetri, në fakt ishte një pasuri e vetme e më pas përfundoni­n në dyert e gjykatave për të vendosur e kujt ishte. 180 faqe të grisura, nuk ekziston faqja në regjistër, por duken. Fenomen që në Tiranë ishte shumë më i madh se në Durrës. Janë 13 mijë faqe bosh brenda në regjistër. E kuptueshme që do të thotë janë lënë faqe bosh, se regjistri nuk është plotësuar. Qëllimi ka qenë për t’i plotësuar me ato ATP e Rrugës së Kavajës, pra janë mijëra faqe pronash shtetërore që kanë përtuar fare t’i plotësojnë. Dihet që është pronë shtetërore pra është e paplotësua­r, është punë e paguar një herë që duhet ribërë nga Kadastra. Ka edhe ndërrime fletësh sa janë bërë me aq art, sa nuk kuptohen menjëherë”.

ZONAT ME PROBLEME

“Regjistrat e dëmtuar më shumë kanë të bëjnë me pasuritë në zonat në zhvillim si Farka, Kashari, Yzberisht, Mëzez, Baldushk, Ndroq, Pezë Helmes dhe Pezë. Në zonën e Kamëz-Vorë do të veçoja qytetin Kamëz dhe qytetin Vorë, Paskuqan, Valias, Bathore, Laknas, Babrru dhe Domje”.

 ?? ?? RAPORTI
Përmes një raporti të detajuar, për abuzimet dhe shkeljet me pronën në 30 vite në Kadastrën e Tiranës, Lame ka bërë më dije se nga 2342 regjistra në total, vetëm 250 prej tyre rezultojnë të padëmtuar. Rreth 2100 regjistra janë totalisht të shkatërrua­r. Konkretish­t, 515 faqe mungojnë tërësisht pasi janë grisur, qindra faqe janë të zëvendësua­ra, 914 faqe të dubluara, pra e njëjta pasuri është në emër të dy personave, ndërsa 13.000 faqe janë bosh”.
RAPORTI Përmes një raporti të detajuar, për abuzimet dhe shkeljet me pronën në 30 vite në Kadastrën e Tiranës, Lame ka bërë më dije se nga 2342 regjistra në total, vetëm 250 prej tyre rezultojnë të padëmtuar. Rreth 2100 regjistra janë totalisht të shkatërrua­r. Konkretish­t, 515 faqe mungojnë tërësisht pasi janë grisur, qindra faqe janë të zëvendësua­ra, 914 faqe të dubluara, pra e njëjta pasuri është në emër të dy personave, ndërsa 13.000 faqe janë bosh”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania