Gazeta Shqiptare

Të maskuar dhe me armë në lokalin e Zejmenit, pushohet hetimi për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit

Prokuroria e Lezhës pushon akuzat edhe për 2 miqtë e tij, Roan Brahimi dhe Alesio Dobruzi

-

Janë pushuar akuzat për Ramazan Rra jën, nipin e deputetit socialist, Rrahman Rraja, i cili në 6 dhjetor të vitit të kaluar u shpall në kërkim policor si person i implikuar në ngjarjen me armë të regjistrua­r në 13 nëntor 2021, në fshatin Zejmen të Lezhës. Rraja u dyshua nga policia së bashku me dy persona të tjerë, se kishte marrë pjesë në një sulm me armë, ku në ambientet e një lokali shfaqen tre persona të armatosur, teksa kontrolloj­në dikë. Por, pasi binden se tre personat që ndodheshin në lokal nuk ishin objektivi, njerëzit e armatosur dalin nga ambientet e lokalit, duke mos cenuar asnjë nga individët që ishte prezentë aty. Tashmë për këtë ngjarje Prokuroria e Lezhës ka vendosur pushimin e ndjekjes penale të akuzave si “Vrasje e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpuni­m, “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Kanosjes me armë”. Bashkë me Rrajën, mësohet se tri akuzat e mësipërme janë pushuar së hetuari edhe për dy personat e tjerë, Roan Brahimi dhe Alesio Dobruzin, informon “Ora News”. Të tre këta persona, një muaj pas ndodhjes së ngjarjes, së bashku me Rrajën u shpallën në kërkim nga policia e Lezhës. Në atë periudhë tre të rinjtë nuk mundën të arrestohes­hinn, pasi mendohej se u larguan të tre në Dubai. Pas disa muajsh hetime, prokuroria ka dalë në përfundimi­n se akuzat për tre të rinjtë s’mund të provohen dhe nisur nga kjo situatë, ndjekja penale ndaj tyre të pushohet. Aktualisht çështja e sulmit me armë e regjistrua­r në 13 nëntor 2021 në fshatin Zejmen të Lezhës është pezulluar duke i kaluar policisë për zbulim autori. Sipas raportit hetimor të strukturav­e të policisë Lezhë, ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit, Ani Kolës dhe një miku të tre të rinjve, Ramazan Rrajës, Alesio Dobrozit dhe Roan Brahimit. Policia i shpalli në kërkim tre të rinjtë si personat që shkuan të armatosur në lokalin e Ani Kolës dhe kanë kërkuar kushëririn e tij të riun e identifiku­ar vetëm me iniciale L.M (Kola), i cili më herët ishte konfliktua­r me Gj.J, mik i tre të shpallurve në kërkim. Por, për fatin e tij të mirë, “shënjestra” nuk ndodhej në lokal në momentin e ngjarjes. Madje, në lokal ndodhej edhe pronari i biznesit, Ani Kola. Të vetmit që ndodheshin brenda, ishin tre të rinj që po konsumonin pije, e nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen. Por për shkak se tre të rinjtë nuk raportuan ngjarjen në polici, prokuroria i ka marrë ata në ndjekje penale për akuzën e “Moskallëzi­mit të krimit”./ Marrë nga “Ora News”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania