Gazeta Shqiptare

Fshehën 260 mln lekë të reja, prokuroria dërgon për gjykim 4 biznesmenë, mes tyre Rrahim Dedja

-

TIRANË - Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim katër persona në Tiranë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë dërgoi për gjykim administra­torin dhe tre ish-aksionerët e “Neku” shpk.. Rrahim Dedja, Adnan Halili dhe Alfred Kurti janë biznesmenë­t, të cilët dyshohet se kanë fshehur pasurinë e tyre prej 260 milionë lekësh të reja, duke u akuzuar për veprën penale “Fshehje të pasurisë”. Sipas prokuroris­ë, nga hetimet e kryera mbi veprimtari­në e kompanisë “Neku” shpk., si edhe kalimi i kuotave të kapitaleve të kësaj shoqërie për një shumë totale prej mbi 260 milionë lekë të reja ka rezultuar se nuk ka kryer deklarimet dhe ka shmangur detyrimet ndaj organeve tatimore. Rrahim Dedja është emër

HETIMET

Kompania “Neku” shpk., e cila merret me tregtimin e mineraleve metalike dhe metaleve dhe që ushtron aktiviteti­n e saj në “Rruga Pazari”, Terminali Bulqizë, i ka fshehur shtetit më shumë se 100 milionë lekë taksa, që duhet të paguheshin në detyrime të drejtpërdr­ejta ose të tërthorta. Hetimet kanë nisur në vitin 2021 dhe janë drejtuar nga prokurori Bledi Valikaj, i cili ka marrë të pandehur kompaninë dhe shtetasit e mësipërm për fshehje të ardhurash, pasi dyshohet se të dyja palët edhe aksionerët dhe kompania kanë kryer evazion fiskal.

i njohur për drejtësinë, kjo pasi ai është marrë në pyetje si i dyshuar pas vrasjes së Iljaz Çalit në autostradë­n Tiranë-Durrës, në prill të këtij viti.

NJOFTIMI I PROKURORIS­Ë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim për veprën penale të “Fshehjes së të Ardhurave” katër shtetas, administra­torin dhe ish-aksionerët e shoqërisë “Neku” shpk.. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistrua­r procedimin penal nr.8822 të vitit 2021, për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave”, parashikua­r nga neni 180 i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në bashkëpuni­m me Sektorin e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve ka rezultuar e provuar që subjekti “Neku” shpk. me Nipt L01405006G, me administra­tor shtetasin A.K., si dhe ish-aksionerët e kësaj shoqërie shtetasit Rr.D., A.H. dhe R.L., me aktivitet “Tregtia me shumicë e mineraleve metalike dhe e metaleve”, me adresë ushtrimi të aktiviteti­t “Rruga

Pazari”, Terminali Bulqizë, kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Fshehjes së të Ardhurave” të parashikua­r nga neni 180 të Kodit Penal. Objekt i hetimit janë veprimtari­a e subjektit “Neku” shpk., si edhe kalimi i kuotave të kapitaleve të kësaj shoqërie për një shumë totale prej mbi 260 milionë lekë të reja duke mos i deklaruar dhe shmangur detyrimet ndaj organeve tatimore. Për këtë arsye nga prokurori Bledar Valikaj janë marrë të pandehur subjekti ekonomik dhe shtetasit e mësipërm për veprën penale të “Fshehjes së të Ardhurave” të parashikua­r nga Neni 180/3 i Kodit Penal dhe çështja është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania