Gazeta Shqiptare

“Më doli babai në ëndërr dhe…”, i “tmerrshmi” i Beratit zbulon si u arratis nga burgu i Fierit

Lulzim Caka: Shteti më bëri atentat, mora informacio­n nga Ministria e Brendshme

-

Lulzim Caka është një ndër emrat më të njo hur të drejtësisë shqiptare në 30 vite demokraci. Caka njihet si “i forti” i Beratit, “i tmerrshmi” i Beratit dhe akuzohet për shumë ngjarje kriminale. Lulzim Caka është i lirë prej vitit 2019 kur akuzohet se ka arritur të dalë nga burgu me letra të falsifikua­ra. Ai është në Greqi momentalis­ht dhe ndodhet nën kërkim ndërkombët­ar. Shqipëria e kërkon me Interpolin, por gjykata greke e ka konsiderua­r të gabuar kërkesën e Shqipërisë dhe nuk pranon ta ekstradojë. “Unë ndihem mirë në shtetin grek e falënderoj që më njohu të drejtën që shteti im nuk ma ka njohur kurrë. Kam pasur një fëmijëri të vështirë si çdo shqiptar në kohën e diktaturës. Jam rritur me kuaj, kam qenë kalorës. Me ndërrimin e sistemit, dola jashtë shtetit”, - tha ai. Lulzim Caka momentalis­ht ka si oaz vetëm shtetin grek, nëse kalon në çdo shtet tjetër, arrestohet. Bëmat e tij janë të shumta. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në “Top Channel”, ndër të tjera ka zbuluar edhe se si ka mundur që të arratiset nga burgu i Fierit. “Më doli babai në ëndërr dhe më tha çohu dhe ik në shtëpi. I thashë jam në burg. Më tha merr këto dy kuaj dhe ik në shtëpi. Kur preva hekurat, pa ndihmën e askujt, e kam bërë me zotësinë time. Nuk ka faj asnjë polic, e kam lënë në gjumë. Edhe në mal kur kam shkuar, kam gjetur 3 kuaj dhe jam arratisur”, tha ai. Ai ka akuzuar shtetin se i kanë bërë atentat. “Mua tri ditë para se të më bënte atentat shteti, më ka ardhur një njoftim, një fonogram nga Ministria e Brendshme që të gjithë ata prototipat që kishin mbështetur spektrin e djathtë duhej të eliminohes­hin fizikisht. Pse? Mua më kanë zënë 200 veta pritë, kam shpëtuar me 4 plumba në kokë. Mora një informacio­n. Një nga këta në radhët e policisë vjen në fshat, takon mamanë dhe vëllanë e i thotë dua të bisedoj me Lulin, i thotë Lulin do e vrasin. Kush? Shteti. Sapo kishim nisur të ndërtonim një vilë, shkova të marr zhavorr dhe vetëm kur e shoh veten mes plumbave. Unë ka qenë me Xhevahir Çelën duke ngarë motorin, shokun tim e ka kapur plumbi në ballë”, - tha ai.

Djali i tezes tuaj, Bujar Sulaj, që njihet si Loshi i Karbunarës mendohet se ju ka rekrutuar. Si ka qenë e vërteta?

Loshi i Karbunarës nuk ka qenë kriminel siç e përshkruaj­në ata. Ka qenë djalë i thjeshtë, djalë king, i respektues­hëm, i shkonte fjala dhe nuk mund të quhem në bandë me djalin e tezes.

A ishte e vërtetë që ju ishit pjesë e bandës?

Unë kam qenë gjithmonë individ. Unë s’kam asnjë anëtar bande, s’kemi pasur probleme të asnjë natyre që të krijonim bandë. Pse duhet të krijonim bandë ne?! Ne bandë u quajtëm se kemi pasur bindje të djathta. Ne jemi të djathtë, nuk bëhem dot i majtë. Me ndërrimin e sistemit, ne kemi qenë të parët që kemi dalë në fushata duke përkrahur spektrin e djathtë nga Berisha e të gjithë me radhë.

PËRFLITET SE KENI VRARË PËLLUMB EMININ

Jam akuzuar për atë ngjarje. Di që e ka vrarë një 1314 vjeçar, nuk kam asnjë lidhje me të, më është bërë atentat nga policia e pastaj jam arrestuar, por kur e panë qe isha i pafajshëm, është futur dhe ky në listë që gjoja unë kam vrarë Pëllumb Eminin. Unë i jam drejtuar gjykatës evropianë, do i drejtohem edhe një herë kur të marr pafajësinë gjykatës, nëse ata nuk më japin të drejtën, nëse nuk çojnë para drejtësisë ata që janë gjallë, ose t’i vënë etiketimin atyre që kanë vdekur, unë do të vendos Kanunin. Kush e bën ndërmend të vdesë, qeveri bëhet vetë.

AKUZA NDAJ SHTETIT

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania