Gazeta Shqiptare

Rrëfehet nga arratia Lulzim Caka: S’i vrava unë Nezir Yzeirin, Aishen dhe Ilirin. Qan për nënën e vrarë

-

TIRANË - Lulzim Caka gjatë intervistë­s për emisionin “Shqipëria Live” në “Top Channel” ka folur edhe për një ndër pikat kyçe të historisë së tij, hasmëria me Çalajt. Ai ka treguar se është gjetur në mes të hasmërisë me Çalajve dhe Yzeirëve pa të drejtë. Sipas tij, Çalajt kanë të drejtë, Yzeirët u bënë pritë dhe i gjuajtën mbi 20 veta. Caka ka shtuar se nuk e ka vrarë ai Nezir Yzeirin, Aishen dhe Ilirin. “Nga ana e mamasë bie në gjak. Ai djali ngacmonte atë vajzën, ata i thanë nëse je burrë, hajde te shtëpia. Po ai kishte lidhje me dikë tjetër. Absolutish­t. Më kanë zënë prit. Kishin zënë 20-30 veta pritë, e gjetëm veten mes plumbash. Nuk kishin pse të gjuanin në prezencën time. E dinë të gjithë historinë. Mehmeti ka dërguar gjithmonë miq për ta mbyllur këtë. Nuk kam asnjë lidhje me Pëllumb Eminin. Thanë se e kam vrarë unë, por e ka vrarë një 13-14 vjeçar dhe nuk kam asnjë lidhje. Policia ma bashkëngji­ti vrasjen se donte të më mbante në burg”, - tha ai. Ndërsa tregoi edhe mënyrën sesi e mori vesh, vrasjen e nënës së tij: “Nëna nuk më ndahej mua. Më vinte pas, i ka thënë një gjyqtar që të mos më ndiqte nga pas. Ajo e dinte që mund t’i ndodhte diçka. E kishte parandierë vrasjen. Më vjen një polic shërbimi. Më tha do të të them një fjalë. Më tha nënën ta kanë vrarë. E imagjinon ti? Shteti më kapi mua. Nëna ime u vra me shtet. Mile Çami e Ilir Ngresi janë minj, më masakruan nënën në burg. Vëllai i Ilir Ngresit është anëtar i Gjykatës së Lartë. Falet gjaku i nënës?! Ata ma vranë për hobi, unë të fal gjakun e nënës”?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania