Gazeta Shqiptare

Vrasja e Xhuvanit, ripyeten ish-drejtorët e policisë së Elbasanit, Nushi e Palla u fshehën pas “Range Rover”-it

-

TIRANË - Ish-drejtorët e policisë së qarkut të Elbasan it, Albert Nushi dhe Niko Palla, pritet të rimerren në pyetje në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, vetëm katër dita para zgjedhjeve të 25 prillit. “Ora News” shkruan se sipas pamjeve filmike të sekuestrua­ra, Nushi dhe Niko Palla kanë qenë në vendngjarj­e dhe janë fshehur pas makinës “Range Rover” duke mos kryer asnjë veprim për parandalim­in e vrasjes. Dy ditë më parë u raportua se pjesë e hetimit është bërë edhe Gazment Bardhi, deputeti i Partisë Demokratik­e. Prokurorët Ritvan

Sukaj dhe Platin Aliçka kanë zgjeruar rrethin e personave që do të merren në pyetje dhe se pritet që prokuroria të marrë në pyetje Bardhin, si personi kyç që ka dijeni për ngjarjen. Deputeti Gazment Bardhi asokohe ishte kryesuesi i listës së Elbasanit dhe sekretar i përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e në kohën që drejtohej nga Basha. Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 prill të vitit 2021. SMV”-të e ngritura nga Gazment Bardhi e të njohura si Struktura për Mbrojtjen e Votës, që ishin caktuar për të mbrojtur votën u përplasën me një grup personash, që sipas tyre, po shpërndani­n materiale zgjedhore. Përplasja fizike solli përdorimin e armëve e bilancin e rëndë, një të vdekur e katër të plagosur. Ishte Xhuvani ai që vdiq, ndërsa të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj, i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinaku./ “Dosja.al”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania