Gazeta Shqiptare

Rrëfimi i babait të Martin Çeços: Si nisi lidhja dhe mesazhet që i shkruante vajza para vrasjes

“Djali me vajzën që u bë ‘mollë sherri’ u njoh në byrektore, ajo hapte ‘Instagram’-e”

-

Martin Çeço, 26 vjeç, u mbyt me litar dhe trupi i tij u hodh në rezervuari­n e fshatit Kolanec të Maliqit. Tre persona janë arrestuar për këtë ngjarje, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo, të cilët u lanë në arrest me burg nga Gjykata e Korçës dy ditë më parë. Shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një vajzë, e cila mesa duket ka qenë e lidhur me një prej autorëve të dyshuar, Valter Mollajn. Kjo është pista ku po heton policia. Por si ka nisur historia e njohjes me këtë vajzë? Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në “Klan Plus” ka udhëtuar drejt fshatit Kolanec dhe është takuar me babain e Martinit. Në një intervistë, i ati ka treguar momentet e para se si djali i tij u njoh me vajzën në fjalë. Ajo punon në një byrektore në qytetin e Korçës dhe aty djali i tij e ka parë për herë të parë, kur ka qenë me një shokun e tij nga fshati Kolanec.

“Nevzat Çeço: Qante 4-5 ditë. Po pse qan? Unë nuk do t’i shkruaj më, kjo më shkruan vjersha. I bënte për të vrarë.

Spartak Koka: Si për të vrarë?

Nevzat Çeço: Dilnin ato varret…

Spartak Koka: Kush është kjo vajza? Si e ka emrin?

Nevzat Çeço: Tina Pajollari.

Spartak Koka: Si e ka njohur djali këtë vajzë?

Nevzat Çeço: Hëngri byrekë në Korçë (vajza punonte në byrektore). Edhe i tha atij të fshatit që unë e pëlqej këtë çupën. Mua më pëlqeu tha. Shkuan në Goskovë. Aty jetonte babai i saj. Këtë e gjetën jashtë. I thanë të atit. Ky fshatari ynë i thotë që pëlqeu çupën tënde. Shumë mirë tha i ati, s’ka ndonjë. Po unë çupën e kam me shkollë tha, ajo po të dojë vetë, mirë. Po unë çupën time nuk e jap në Kolanec – tha - po deshi ajo, le ta marrë. Vajti djali një ditë pastaj atje. Ajo ia preu. Nuk do marr gjë - i tha. Ik - i tha - po s’ke për të marrë gjë. Uli kokën djali, iku me turp. Një ditë isha me djalin unë (te dyqani i byrektores), mirëpo djali nuk hyri. Kjo më erdhi mua dhe më tha xhaxhi çfarë do. Unë mbeta, më vinte të qaja sikur e kisha evlatin tim. Erdhi, solli byreçkën ajo, Martini ishte përjashta. Kjo i tha pronarit, ik shikoje e ka djalin jashtë. Doli jashtë, e pa djalin. Djalin e ke këtu, më tha ky pronari. Do marrim ca gjëra, i thashë unë, edhe pastaj do ikim. Edhe vajti se çfarë i tha kësaj në banak. Kontaktet i mbajti fshehurazi djalit. Kjo hapte ‘Instagram’-e të tjera, të fshehta. Këtij tani i vinte inat, qante pse s’pranon të lidhet”. Babai i Martinit ka treguar më tej se djali i tij kërkonte të lidhej me vajzën që kishte njohur, e quajtur Martina, ose shkurt Tina, por kjo e fundit nuk pranonte ta takonte, por vetëm fliste fshehurazi me të në telefon. Një ditë pasi mbylli telefonatë­n me Tinën, Martinin e telefonon një person dhe e kërcënon duke i thënë se do “t’i fuste 7 plumba”. Kështu tregon babai i Martinit, i cili shprehet se e ka dëgjuar vetë këtë bisedë nga telefoni i djalit. Madje, ai thotë se edhe vetë u kërcënua me vrasje nga i njëjti person. Ai tregon se ky person duket të ketë qenë i dashuri i vajzës me të cilën fliste djali i tij.

Nevzat Çeço: Ndenji 3 muaj djali i dergjur. Sa herë vija unë, vetëm qante.

Spartak Koka: Çfarë i dërgonte?

Nevzat Çeço: I dërgonte vjersha vdekjeje, të më urosh të më kujtosh…

Spartak Koka: Kjo vajza donte të lidhej me Martinin?

Nevzat Çeço: Ajo po të donte, dilte ballë për ballë, siç ndodhi atë natë.

Spartak Koka: Çfarë ka ndodhur natën e fundit? Martini ka mbajtur kontakte të fshehta, ajo i shkruante nga adresa të tjera?

Nevzat Çeço: Natën e fundit ndodhi kështu: Vajta unë e qante. E mbushi celularin me lot. E mori ajo në telefon, jo me kamera, me zë. Po unë të kam shpirt, e të kam kështu. Edhe unë xhan të kam, i tha djali, po atë ditë pse më refuzove? Më fal, tha ajo. E mirë, tha ky, s’ka gjë, por të paktën të mos përsëriten më këto. Nuk do marrësh në telefon në darkë, i tha kjo, se kam familje. Do të marr, tha ky. Për atë Perëndi mos më merr, i tha ajo.

Spartak Koka: Ti po e dëgjoje këtë bisedë?

Nevzat Çeço: Po, ngjitur ishim me djalin. Pse të mos të të marr, i thoshte djali, unë të kam të dashurën time, të marr kur të dua. Për atë Zot mos më merr, i thoshte ajo.

Spartak Koka: Si u zgjidh ky diskutim?

Nevzat Çeço: E mirë, i tha Martini. Bëj be për Zotin dhe për kokën e babit, i tha ajo. Mirë i tha nuk të marr. Do të të marr unë i tha. Të vij nesër të pimë kafe në mëngjes? Të vish nga unë të pish kafe? Ti s’ke shanse, i tha kjo. Lere i thashë djalit, kur ta tha këtë, lere. Mbaroi kjo punë. Sa e la djali celularin, bie prapë. Kam qejf të pi një kafe me ty, tha.

Spartak Koka: Kush ishte në telefon?

Nevzat Çeço: Nuk e di, një djalë ishte.

Spartak Koka: Çfarë i tha? E njihte Martini këtë person?

Nevzat Çeço: Fare s’e njihte. Do pimë një kafe, i tha, të njihemi bashkë. Mirë tha djali, edhe unë kam qejf të njihemi. Djali vari buzët. I vare buzët, tha. Edhe filloi të sharat pastaj.

Spartak Koka: Po pse e shante? Se kishte folur me Tinën?

Nevzat Çeço: Mesa tha policia, këtë e ka dashnore.

Spartak Koka: Ky personi tjetër e kishte dashnore Tinën?

Nevzat Çeço: Po. Spartak Koka: Dhe merrte djalin tënd për ta kërcënuar?

Nevzat Çeço: Po. Dëgjo këtu, i tha. Unë do të marr një thikë, do të lë kockë e lëkurë, tha, e 7 plumba do t’i fut në ballë, i tha.

Spartak Koka: I tha ky personi?

Nevzat Çeço: I tha ky personi.

Spartak Koka: Ti po e dëgjoje?

Nevzat Çeço: Po, e dëgjoja. Ia mora celularin djalit e të them të drejtën, e kam sharë rëndë. Rri ti, tha, se ti një plumb do. Yt bir do 7, tha, ti një do. Babi, tha, kaq e pati puna ime. Do më vrasin mua - tha./ “TV Klan”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania