Gazeta Shqiptare

Flakët përfshinë pallatin në “Astir”, zbulohet kush ishte shënjestra, zjarri iu vu makinës së vëllait të biznesmeni­t

-

TIRANË – Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, banorët e një pallati në “Astir” janë zgjuar në nga tymi i flakëve që kishte rënë në garazhin e pallatit. Mësohet se tetë prej tyre kanë mbetur të lënduar, teksa zjarri ka qenë i qëllimshëm. Sipas “Shqiptarja.com”, shënjestër ka qenë pronari i pallatit Dritan Llanaj, njëkohësis­ht edhe vëllai i Sino Llanaj, edhe ky i fundit ndërtues, i arrestuar më herët disa herë më parë për mashtrime me shitjen e apartament­eve. Zjarri i është vënë “Range Rover”-it në pronësi të pronarit të pallatit, teksa si pasojë e flakëve që dolën jashtë kontrollit, u shkrumbuan edhe 3 makina të tjera që ishin parkuar aty ngjitur. Në pallat kanë zbarkuar ekspertë antieksplo­zivë të RENEA-s, të cilët dolën në përfundimi­n që nuk i ishte vënë tritol, por i ishte vënë flaka. Zjarrfikës­it e Tiranës punuan për disa orë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve. Shkallët dhe ashensori i pallatit u mbushën me tym, çfarë detyroi zjarrfikës­it të përdorin shkallët e emergjencë­s. Banorët të tmerruar nga ajo që përjetuan, treguan momentet e para të pamundësis­ë për të dalë jashtë. “Kemi marrë fëmijët dhe kemi zbritur me vrap. Ne dolëm të parët. Banorët e tjerë kanë pasur shumë problem”, - tha njëri nga banorët. Ndërsa një tjetër u shpreh: “Tym i madh, gati sa nuk u asfiksuam. E kapëm shpejt. Një pjesë ngelën nëpër ballkone”. Dritan Llanaj, përveçse pronar i makinës, është edhe pronar i pallatit ku ndodhi ngjarja. Ai është vëllai i biznesmeni­t dhe ndërtuesit Sino Llanaj. Hetuesit dyshojnë se ngjarja është si pasojë e konfliktev­e të vazhdueshm­e të familjes Llanaj me pronat në kryeqytet. Më herët, qytetarë të ndryshëm kanë protestuar me pretendimi­n se janë mashtruar me shitblerje­n e apartament­eve, ndërsa kanë kërkuar edhe dëmshpërbl­im. Aktualisht, kjo është pista kryesore ku hetimet janë përqendrua­r për ngjarjen e rëndë, e cila për pak sa nuk u kthye në tragjedi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania