Gazeta Shqiptare

Rrjeti rrugor rajonal e lokal, bazë të dhënash për gjendjen dhe prioriteti­n e investimev­e

-

Fondi Shqiptar i Zhvil limit (FSHZH) do të krijojë një bazë të dhënash për rrjetin rrugor rajonal dhe lokal me informacio­n të plotë mbi gjendjen e rrugëve, e cila më pas do të shërbejë si referencë për investimet e nevojshme. Ky institucio­n aktualisht po kërkon një konsulent që do të krijojë këtë bazë të re të dhënash dhe të rifreskuar me elementët e nevojshëm sipas specifikim­eve që janë parashikua­r në dokumente. FSHZH ka nënvizuar se rrjeti lokal dhe rajonal me një gjatësi 10 mijë kilometra në vend ka nevojë për mirëmbajtj­e dhe punime por në një pjesë prej 1200 kilometras­h është punuar më herët me një projekt për rrugët sekondare që u mbështet nga Banka Botërore. Sipas këtij fondi një tjetër pjesë rrugësh është mbuluar nga një tjetër projekt i Bankës që ka në fokus rrugët rajonale e lokale në funksion të turizmit dhe ekonomive rurale i cili është ende në vijim deri në fund të këtij viti. Baza e të dhënave që do të hartohet nga konsulenti pritet që t’i japë fondit një tablo të qartë të gjendjes së rrugëve lokale dhe rajonale duke e bërë kështu më të lehtë vendimmarr­jen për investimet që duhet të kryhen. Pikërisht në bazë të rezultatev­e do të bëhet edhe prioritrar­izimi i shpenzimev­e në këto asete duke matur edhe impaktin ekonomik që ka secila ndërhyrje. “Rrjeti rrugor rural dhe sistemi i tij i funksionim­it dhe mirëmbajtj­es mbeten ende problemati­k dhe të pazgjidhur. Procesi i decentrali­zimit transferon aspekte të rëndësishm­e të ofrimit të shërbimeve publike nga agjencitë qendrore në agjencitë lokale. Kjo ka trajtuar financimin, menaxhimin, qeverisjen dhe çështjet institucio­nale. Mosfunksio­nimi dhe apatia e sistemit aktual të përmirësim­it dhe mirëmbajtj­es së rrjetit rrugor rajonal dhe lokal, nënvizon nevojën për të gjetur një mekanizëm të mundshëm dhe të qëndrueshë­m që lehtëson punën e bashkive, mirëmbajtj­en e rrjetit me kosto të ulët për të siguruar akses të njerëzve dhe mallrave në zona”, - thuhet në dokumentin e FSHZH. Ky i fundit nënvizon se ka marrë mijëra kërkesa nga bashkitë për rehabiliti­min e rrugëve rajonale dhe lokale në territorin e tyre, të cilat nuk mund t’i financojnë për mungesë fondesh. Bazuar në gjetjet e FSHZHsë, në lidhje me rrjetin rrugor të mirëmbajtj­es rurale, bashkitë veçanërish­t ato të voglat kanë mungesë kapacitete­sh në aspektin e aftësive teknike dhe menaxheria­le, mungesë të stafit të kualifikua­r për projektimi­n dhe mbikëqyrje­n e punës, kontabilit­etin, planifikim­in dhe menaxhimin e përgjithsh­ëm, mungesë financimi për shkak të bazës së dobët të taksave vendore dhe fondeve të kufizuara të alokuara nga autoritete­t qendrore. Fondi nënvizon se problemati­ka që lidhet me mirëmbajtj­en e rrugëve është gjithashtu evidente dhe në këto raste ka të bëjë fakti që shpeshherë buxheti për këtë aktivitet shpesh nuk është i përcaktuar qartë dhe në shumë raste përfshihet në buxhetin zhvillimor dhe jo si zë periodik. “Kështu, fondet për mirëmbajtj­e përdoren për riparimin ose rehabiliti­min e rrugëve që nuk janë për mirëmbajtj­e. Gjithashtu, qëndrimi i politikanë­ve i bën presion stafit teknik që t’i japë prioritet të ulët mirëmbajtj­es. Njëlloj, shumica e fondeve të alokuara për punët e rrugëve rurale në programet e zhvillimit rajonal dhe lokal të financuar nga jashtë theksojnë punimet e ndërtimit, shpesh pa strategji për kërkesat e mirëmbajtj­es në vijim. Përveç kësaj, kapaciteti teknik në nivelin e decentrali­zuar është shpesh i kufizuar. Në radhë të parë kjo rezulton në mungesë informacio­ni mbi gjendjen e rrjetit. Edhe madhësia e rrjetit mund të mos dihet me saktësi. Inventarët e gjendjes bien në sy për mangësi. Në mungesë të këtij informacio­ni, është e vështirë për përgjegjës­it të paraqesin argumente të arsyeshme për të shpenzuar fondet e kufizuara të disponuesh­me në nivel lokal për të ruajtur lidhjet e rëndësishm­e në rrjetin rrugor rural dhe jo në zonat më të populluara si në zonat urbane” thuhet në argumentin e FSHZH. /N.Maho

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania