Gazeta Shqiptare

TË JESH NËNË DHE GRUA NË KARRIERË Tani aspak e vështirë. Ja këshillat e duhura

-

NDAHUNI NDAHUNI NGA NGA FËMIJA FËMIJA

Në qoftë se jeni nënë e re, të ktheheni në punë mund të krijojë një rrëmujë shpirtëror­e. Fakti që dikush tjetër kujdeset për fëmijën tuaj mund të jetë shkak i një ndjenje faji por në të njëjtën kohë mund edhe t’ju lehtësojë. Patjetër që nga ana tjetër përgjegjës­itë tuaja rriten. Duhet në të njëjtën kohë të rezervoni kohë si për punët e zyrës ashtu edhe për punët e shtëpisë, bashkëshor­tin tuaj, veten dhe fëmijën tuaj. Dhe kjo është shumë e lodhshme.

ZGJIDHJA

Para se të ktheheni në punë:

Vendosni datën që do të ktheheni në punë.

Bisedoni me drejtorin tuaj se sa leje lindje do mund të merrni. Mund të mos keni mundësinë për të qenë ju ajo që vendos nëse të ktheheni apo jo në punë. Ditën e kthimit në punë, zgjidheni afër fundit të javës në mënyrë që java juaj e parë të jetë e shkurtër.

ZGJIDHNI NJË ÇERDHE OSE DADO TË BESUAR

Mund të jetë e vështirë për ju t’ia lini fëmijën tuaj një personi tjetër. Përkujdesj­a nga një person që i besoni do t’ju lehtësojë.

Bisedoni me drejtorin tuaj.

Bisedoni për detyrat dhe programin tuaj në punë, në mënyrë që kur të ktheheni të jeni në dijeni rreth punëve ndaj jush. Në qoftë se vendi punës ju ofron fleksibili­tet, bisedoni për orar pune fleksibël ose sipas situatës për mundësi të kryerjes së punës nga shtëpia.

PASI TË KTHEHENI NË PUNË

Jini të rregullt dhe shfrytëzoj­eni kohën mirë.

Të bashkosh punën me kujdesin e fëmijës, kërkon një aftësi të mirë të drejtimit dhe organizimi­t të kohës. Keni shumë përgjegjës­i dhe për këtë arsye ju duhet patjetër të bëni rregullime në mënyrë që çdo gjë ta kryeni në kohë dhe ashtu siç duhet.

RUANI LIDHJET ME FËMIJËN

Gjeni mënyrat për të mos humbur lidhjen me fëmijën tuaj gjatë kohës që jeni larg tij. P.sh. gjatë ditës telefononi në shtëpi për të kontrollua­r gjendjen dhe vini fotografit­ë e tij në tavolinën tuaj të punës.

KINI NJË PLAN REZERVË

Mund të ndodhë që fëmija juaj të sëmuret ose të mos gjeni ndonjë person që të kujdeset për të. Për këto ditë duhet të keni patjetër një plan alternativ. Mund të flisni me drejtorin për të marrë leje ose mund t’i kërkoni një të afërmi të kujdeset për fëmijën kur sëmuret. Pranoni faktin që herë pas herë mund të ndiheni fajtorë ose të mërzitur. Shumë nga nënat mund të pushtohen nga ndenja e fajit. Përveç kësaj duke mos pasur mundësi të kaloni kohë me fëmijën tuaj aq sa dëshironi, mund të ndiheni edhe të trishtuara. Këto ndjenja janë të përbashkët­a tek të gjitha nënat dhe duke i ndarë me shoqet tuaja ose nënat e tjera mund t’ju ndihmojë. Tregojini edhe bashkëshor­tit për ndjenjat juaja. Në qoftë se këto ndjenja rriten, mund të jetë e nevojshme të bisedoni me doktorin tuaj.

MERRNI NDIHMË

Nuk mund t’ia dilni mbanë duke e bërë gjithçka vetë. Mos i ktheni mbrapsht ndihmat që ju vijnë nga bashkëshor­ti, familja dhe shoqëria juaj. Gjatë kohës që mundoheni të ambientohe­ni me punën, përfitoni edhe nga eksperienc­a e nënave të tjera në punë.

REZERVOJIN­I KOHË VETES TUAJ

Mund t’ju duket e vështirë, por për t’u kujdesur për veten tuaj ju duhet kohë në dispozicio­n. Për shembull mund të dilni së bashku me fëmijën, gjë e cila do t’i pëlqente fëmijës dhe do t’ju relaksonte juve. Mbasi të keni vënë në gjumë fëmijën, zgjidhni një ushqim të lehtë si në gatim ashtu dhe në të ngrënë dhe bëni një banjo relaksuese. Kjo do t’ju ndihmojë për të hequr stresin. Sa më pak e stresuar të jeni aq më tepër do të merrni kënaqësi nga koha e kaluar me fëmijën.

PUSHONI SA TË MUNDNI

Ndonjëherë do të ndiheni aq e lodhur saqë do të habiteni se si arrini t’ia dilni mbanë çdo gjëje. Për këtë arsye rezervojin­i vetes kohë për të fjetur. Flini në darkë sa më herët të jetë e mundur. Gjatë fundjavës kur fëmija është duke fjetur paraditeve, mundohuni edhe ju të pushoni pak. Nuk është e lehtë të punosh dhe të jesh nënë në të njëjtën kohë, por po të programosh kohën dhe ta mësosh fëmijën sipas programimi­t tuaj, punët lehtësohen.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania