Gazeta Shqiptare

Media bullgare zbulon çfarë i pret Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

-

Rrëzimi i qeverisë së Kiril Petrov vetëm 24 orë para fillimit të punimeve të Samitit të Bashkimit Europian në Bruksel ka tronditur jo pak politikën evropiane dhe aspiratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë “PO”-në e shumëpritu­r për nisjen e negociatav­e të anëtarësim­it. Mediat bullgare janë duke i bërë jehonë votës së mosbesimit në parlament, që i dha goditjen finale koalicioni­t të brishtë qeveritar, pasi sipas tyre vendimi do të pengojë më tej përpjekjet e vendeve të Ballkanit për t’u bashkuar me unionin. Partia opozitare e qendrës së djathtë GERB paraqiti mocionin javën e kaluar, duke akuzuar qeverinë për keqpërdori­m të financave publike dhe politikës ekonomike dhe për dështimin për të trajtuar inflacioni­n në rritje, ndërsa votimi i mosbesimit kaloi me 123 vota pro. Ndërkohë, pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt e ka shtyrë BE-në të shqyrtojë përshpejti­min e përpjekjev­e të anëtarësim­it në Ballkanin Perëndimor për të parandalua­r Moskën të zgjerojë ndikimin e saj në rajon. Qeveria bullgare në krahun tjetër ka këmbëngulu­r që Maqedonia e Veriut të njohë zyrtarisht se gjuha e saj ka rrënjë bullgare, të pranojë në kushtetutë­n e saj një pakicë bullgare dhe të anulojë “gjuhën e urrejtjes” kundër Bullgarisë. Maqedonia e Veriut ka thënë se identiteti dhe gjuha e saj nuk janë të hapura për diskutim, ndaj edhe pse Petkov kërkoi një zgjidhje për këto mosmarrëve­shje dypalëshe etnokultur­ore që kanë bllokuar zgjerimin e BE-së, ai nuk do ta ketë më shansin për t’i dhënë dritën jeshile zhbllokimi­t të procesit. Tashmë, Presidenti bullgar Rumen Radev ose mund të vendosë një qeveri të përkohshme ose të thërrasë zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re, të cilat do të ishin të katërtat e vendit në pak më shumë se një vit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania