“Dua t’ju falënderoj për luftën në emër të lirisë”, Mike Pence në kampin “Ashraf 3”
Ish-zv.presidenti amerikan: Fati i Bashkimit Sovjetik e pret qeverinë tiranike të Iranit “Privilegj të jem në shtëpinë e mijëra luftëtarëve të popullit të Iranit”
Ish-zv.presidenti ameri kan, Mike Pence, në fjalën e tij nga kampi “Ashraf 33 në Manzë, është shprehur se asnjë regjim shtypës nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Sipas tij, fati i regjimit autokratik në Iran do të jetë i njëjtë me atë të Bashkimit Sovjetik. “E dimë historinë e pasur e aq të vjetër të popullit që ka dhënë kontribute të çmuara, e dimë që historia e tyre nuk ilustrohet në realitetin e sotëm. Ashtu siç ka thënë edhe Regan,‘nuk ka arsenal në botë të jetë më i fuqishëm se kuraja e njerëzve’. Ka një potencial të madh në popullin e Iranit. Mbështesim popullin krenar, sepse e dimë që kanë parime të drejta. Asnjë regjim shtypës nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Çdo zemër njerëzore ka dëshirë të jetë e lirë. Sipas dokumenteve tona themeltare, besojmë të gjithë në të drejtat e njeriut, por në zemrën e çdo njeriu që dëshiron të jetë i lirë. Ku është shpirti i Zotit aty është liria. Kini besim miqtë e mi, drejtësia që ka të bëjë edhe me Bashkimin Sovietik që u rrënua, do të jetë edhe fati i autoriteteve në Iran dhe kombi i Iranit do të ngrihet në lavdi me paqe prosperitet. Na ndihmo o Zot!”, - tha Pence. Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, në fjalën e tij pas vizitës në Manzë në kampin “Ashraf 3”, është shprehur se është një privilegj të jesh mes personash, të cilët kanë luftuar për lirinë e Iranit. “Është një privilegj të jemi këtu në shtëpinë e mijëra luftëtarëve të popullit të Iranit. Kam udhëtuar mijëra milje pasi ndajmë një çështje të përbashkët, çlirimin e popullit të Iranit nga dekada tirani. Dua t’ju falënderoj të gjithëve, shumica keni kaluar situata të vështira, ju falënderoj për qëndrueshmërinë në emër të lirisë. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë pas detyrës së zv.presidentit, do të flas në emër të miliona amerikanëve, populli amerikan janë me ju, ju mbështesin ju që luftoni për lirinë e Iranit”, - është shprehur ai. Mike Pence, ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara ka sulmuar administratën e Joe Biden nga kampin “Ashraf 3” në Manzë. Pence tha mes të tjerash se ligësia në Iran flet pikërisht për dobësitë e administratës aktuale amerikane. Ai tha më tej se çfarëdolloj mesazhi që vjen nga qeveria amerikane, siguroi se populli amerikan është shumë i fortë dhe qëndron në mbështetje të lirisë, krah Iranit. Sakaq, lidhur me luftën në Ukrainë, Pence u shpreh se është një person i vetëm përgjegjës, Vladimir Putin. Pence tha se nuk ka asnjë dyshim që duke shkuar krah për krah me regjimin tiranik, duke rihapur gazsjellësin në Rusi do të ndodhin fatkeqësi në Afganistan. “Kjo është e jashtëzakonshme për t’u menduar, e pajustifikuar kjo luftë në Ukrainë. Administrata amerikane po punon me shkaktarët e luftës për të rihapur një marrëveshje që forcon regjimet tiranike. Marrëveshja me Iranin do të hapë rrugën bombave nukleare dhe kjo ripërtëritje do të pasurojë regjimin e korruptuar dhe do të torturojë ata që kërkojnë të drejtat themelore dhe popullin”, tha ai.
PJESË NGA DEKLARATA:
“Siç e thashë, izoluam Iranin si kurrë më parë, sollëm bashkë kombin arab që nga koha e Abrahamit. Që atëherë erdhi ndryshimi. Presidenti dhe administrata ‘Biden’ janë duke e kërcënuar progresin dhe ecurinë që ne kemi bërë duke margjinalizuar regjimin autokratik në Iran. Për të gjithë botën, administrata amerikane po punon me kohë të gjata kundër programit që kemi bërë, duke punuar për të sjellë Iranin në rrugën e programit bërthamor. Në fakt, administrata ‘Biden’ pranoi që nën një marrëveshje të rregulluar nukleare, brenda një viti, madje edhe më shpejt se sa ishte e parashikuar dhe e lejuar sipas marrëveshjes së mëparshme kanë hequr sanksionet mbi aktivitetin nuklear. Kjo është e jashtëzakonshme për t’u menduar, e pajustifikuar kjo luftë në Ukrainë, dhe administrata amerikane po punon me shkaktarët e luftës. Për të rihapur një marrëveshje që forcon regjimet tiranike. Si amerikan, mund t’ju them që këto janë masa dhe hapa të rrezikshme. Kjo mënyrë nuk ka funksionuar dhe nuk ka për të funksionuar kurrë. Marrëveshja me Iranin do t’u hapë rrugën bombave nukleare dhe kjo ripërtëritje do të pasurojë regjimin e korruptuar dhe do të torturojë ata që kërkojnë të drejtat themelore dhe popullin. Besimi im më mëson që duhet të afirmohemi me të mirën e të kundërshtojmë të keqe, sot si qytetar amerikan thërras administratën Biden të mbështesë popullin dhe të tërhiqet nga negociatat nukleare të marrë një pozicion ndaj Iranit dhe të bëjnë të ditur se nuk do të lejojmë regjimin e tiranëve. Është një person i vetëm përgjegjës për luftën në Ukrainë, Putin, dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi. Ligësia në Iran flet pikërisht për dobësitë e administratës aktuale amerikane. Çfarëdolloj mesazhi që vjen nga qeveria amerikane, populli amerikan është shumë i fortë dhe qëndron në mbështetje të lirisë. Në vendin tim populli im qëndron me ju, në mbështetje të një objektivi për të themeluar një republikë iraniane demokratike. Shpresa jonë është inkurajim, keni vuajtur kaq shumë, keni duruar kaq shumë dhe e dini se pas errësirës, vjen drita. Regjimi nuk ka qenë kurrë me i dobët se sot, korrupsioni është shumë i lartë dhe populli i Iranit i ka ardhur në majë të hundës dhe është gati për ndryshim. Zgjedhja e fundit e presidentit në Iran është hallka e fundit e dobët e këtij regjimi. Është zgjedhur për të intimiduar popullin që të qëndrojnë të heshtur, por populli i Iranit nuk do heshtë para tiranisë, as ne nuk do heshtim. Lëvizja e rezistencës më ka frymëzuar sot, janë shpresa për popullin e Iranit, një motor ndryshimi nga brenda, ndërkohë që regjimi po dobësohet. Sot mësues, pensionistë, punëtor, po protestojnë dhe po përshkallëzohet protesta në të gjitha qytetet e Iranit. Kjo flakë po flakëron më e shndritshme se kurrë më parë sot”.