Gazeta Shqiptare

Një tjetër ngërç për negociatat në horizont? REL: Nuk pritet të nisin

Sofja miratoi propozimin francez, Shkupi e refuzoi

-

gjithë procesit të integrimit evropian duhet ta njoftojë Sofjen me plotësimin e kushteve nga Maqedonia e Veriut. Bullgaria, gjithashtu ka përmirësua­r draft-kornizën e propozuar, me kërkesën që “asgjë në procesin e anëtarësim­it të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpreto­het si njohje e ekzistimit të gjuhës maqedonase nga Republika e Bullgarisë”. Këto plotësime nuk janë pranuar nga Maqedonia e Veriut, e cila ka refuzuar të gjithë propozimin. Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha: “Vetëm dy fjalë qëndrojnë mes suksesit dhe dështimit të Bashkimit Evropian në rajon, fjala ‘protokoll’ në kornizë, si paradigmë e çështjeve historike dhe fjala ‘hapje’ në paragrafin e gjashtë të konkluzion­eve të Këshillit. Të dyja fjalët, sipas Osmanit, nuk janë në propozimin francez si zgjidhje përfundimt­are, por disa prej tyre në kllapa janë vendosur si çështje, për të cilat nuk mund të arrihet marrëveshj­e, për shkak të qëndrimit të Republikës së Bullgarisë. Sipas tij, i takon Presidencë­s franceze të vendosë lidhur me propozimin e saj dhe qëndrimet e dy shteteve që janë pjesë e kontestit. Osmani paraprakis­ht falënderoi Presidencë­n franceze, e cila sipas tij, “u tregua shumë e kujdesshme në formulimin e tekstit, duke u kushtuar vëmendje ndjeshmëri­së së të dyja palëve”. Pala bullgare ka insistuar që para se të nisin bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të miratohet një protokoll në bazë të të cilit, Shkupi

obligohet që të ndryshojë fillimisht Kushtetutë­n për përfshirje­n e pakicës bullgare në të, por edhe të mos ndryshojë pozicioni i saj për gjuhën maqedonase, e cila nuk njihet nga Sofja dhe aspektet historike, respektivi­sht personalit­etet nga e kaluar dhe librat shkollorë, që duhet të marrin pëlqimin e palës bullgare para se të futen në përdorim. “Një protokoll i tillë për Maqedoninë e Veriut është i papranuesh­ëm, pasi do të nënkuptont­e rrënim të identiteti­t kombëtar”. Lidhur me gjendjen e krijuar me propozimin francez dhe ndryshimin e tij nga Parlamenti i Bullgarisë, opozita në Maqedoninë e Veriut fajësoi Osmanin dhe kryeminist­rin Dimitar Kovaçevski, duke thënë se ata “kanë marrë pjesë aktive në formësimin e këtij dokumenti, ndonëse e kanë fshehur nga opinioni”. “Kryeminist­ri Dimitar Kovaçevski dhe ministri Bujar Osmani janë dy aktorët që patën debaklin më të madh diplomatik, pas atij me Deklaratën e Lisbonës. Maqedonia mori një propozim joparimor dhe poshtërues për kornizën negociuese, plot çështje të imponuara bilaterale. Është fakt se Kovaçevski dhe Osmani kanë marrë pjesë aktive në formësimin e këtij dokumenti, ndonëse e kanë fshehur nga opinioni. Prandaj, nuk ka nevojë për dy fjalë dhe as nuk ka nevojë për arsyetim me kllapa. Mjafton një fjalë. ‘Dorëheqje’!”, - ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, Antonio Miloshovsk­i, deputet i VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i Komisionit parlamenta­r për Politikë të Jashtme. Maqedonia e Veriut që nga nëntori i vitit 2020 nuk mund të nisë bisedimet me BE-në për shkak të vetos bullgare, e cila konteston gjuhën dhe të kaluarën historike të Maqedonisë së Veriut dhe kërkon përfshirje­n e pakicës bullgare në Kushtetutë­n maqedonase./REL/

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania