Gazeta Shqiptare

Berisha: Protesta e 7 korrikut është një front, Rama ia mbath

Kryetari i PD: Qëllimi është që të ngrihen shqiptarët kundër këtij regjimi Thirrje deputetëve: Shkëputuni nga Alibasha

-

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi dje se nuk ësh të ai që vendos për atë që do të ndodhë në protestën e 7 korrikut të thirrur nga PDja. I pyetur nëse do të lejohen apo do të ndalen protestues­it nëse tentojnë të hyjnë në Kryeminist­ri, Berisha tha se Rama ia mbath para se të fillojnë protestat dhe se ai është njëri prej aktorëve në këtë front dhe vendimet merren nga koalicioni, nga fronti. “Edi Rama është i vetmi kryeminist­ër që ia mbath para se të fillojnë protestat. Është e vërtetë. Nuk ka ndenjur kurrë në Kryeminist­ri. Ai, ndiqeni atë ditë, nga tunelet e Skraparit gjer në galeritë e Klosit, por të sigurt të jeni që në asnjë protestë nuk ka qëndruar në zyrë. Kemi të bëjmë me një front, nuk jam unë. Unë jam njëri prej aktorëve në këtë front dhe vendimet merren nga koalicioni, nga fronti. 8 janari është skenar që nuk është përsëritur ndonjëherë në historinë e botës. Nuk e ka bërë njeri atë që bëri Lulzim Basha”, - deklaroi Berisha. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është pyetur se cili do të jetë qëllimi i protestës së thirrur më 7 korrik, nëse mes skenarëve është edhe hyrja në Kryeminist­ri. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se qëllimi për këtë protestë është ngritja e shqiptarëv­e në këmbë kundër këtij regjimi. “Qëllimi i protestës është që të ngrihen shqiptarët në këmbë kundër këtij regjimi armiqësor, kundër kësaj qeveria që është kundër shqiptarev­e. T’i ngre shqiptarët në këmbë kundër një regjimi që ka futur dorën në xhepat e shqiptarëv­e. Ju i dëgjuat të dhënat e fundi në parlament që bëra unë. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se çmimi i bukës dhe i qumështit janë rritur 7 herë më shumë. Vaj dhe yndyrat kushtojnë 106 % më shumë se mesataren e BE-së. Ajo që thuhet për inflacioni është gënjeshtër. Kemi të bëjmë me një situatë që po rëndohet në mënyrë progresive. Po fryhet arka me 340 mln euro. Vetëm nga rritja e çmimeve fiton qeveria. Ndihma ekonomike jo që nuk rritet, por zvogëlohet me 2%. Rroga mesatare jo që nuk rritet, por ulet në krahasim me vitin e kaluar. I vetmi kompensim, propaganda mashtruese. S’po japin asgjë, përveçse me çdo firmë po vjedhin, me çdo fjalë po mashtrojnë”, - tha Berisha. Kreu i PD-së akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se ka fyer 27 vendet anëtare të BE-së me gjuhën e tij, duke i cilësuar këto vende peng të Bullgarisë. Berisha tha se në fund të fundit, ai nuk del gjë tjetër vetëm një Spartak Ngjelë. “Edi Rama me gjuhën e ordinerit ndaj pengmarrës­es, Bullgarisë sipas tij, dhe të marrëve peng 27 vendeve anëtare të BE-së po sipas tij, dëshmon qartë se agjenda e tij nuk është BE-ja, por absolutish­t Ballkani i Putinit dhe aleanca trilateral­e me Vuçiç. Edi Rama nuk do Ballkanin e Berlinit, apo të Bruksleit, atë nuk e do as Lavrov, sepse ai Ballkan bazohet në kritere. Dënoj me forcën më të madhe fyerjet që i bëri Bullgarisë. Bullgaria është një mike e çmuar dhe e ka treguar veten. Po kaq ai ka fyer edhe vendet anëtare të BEsë, të cilat i ka shpallur peng të Bullgarisë. ‘Të marra peng dhe ndiej keqardhje tha për BE-në’. Në fund të fundit po ta zhveshësh, nuk del gjë tjetër vetëm një Spartak Ngjelë më i rrjedhur se ai”, - tha Berisha. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, nuk dha detaje se sa do të zgjasë protesta e 7 korrikut. Ai u shpreh se është i gatshëm që ta udhëheqë, por edhe të udhëhiqet nga kjo protestë. “Të vërtetat janë protestat dhe duhet të jetë e atillë që nuk duhet të ndalet gjer në realizimin e qëllimit. Por cila do të jetë kjo protestë që nuk do ndalet, do e përcaktojë vetë protesta. Mos harroni një parim: në lëvizje ky është një front, fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Në një lëvizje suksesi përcaktohe­t kur ti pranon që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin. Mund të të duket çudi, por vetëm në këtë mënyrë arrihet te suksesi. Unë jam i gatshëm edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin”, - u shpreh Berisha.

 ?? ?? FTESA PËR DEPUTETËT
I pyetur nëse do të ftohen edhe deputetët në protestën e 7 korrikut, Berisha tha: “Çdo deputet është i ftuar të rreshtohet me shumicën. Të shkëputen nga Alibasha, i cili nuk është gjë tjetër veçse variant biss i Lulzim Bashës. Ndryshimi është se Bashës i bënte ndonjë telefonatë Rama dhe i ofronte ndonjë gjë, ndërsa këtyre u ka dhënë Taulant Bego Yaris”.
FTESA PËR DEPUTETËT I pyetur nëse do të ftohen edhe deputetët në protestën e 7 korrikut, Berisha tha: “Çdo deputet është i ftuar të rreshtohet me shumicën. Të shkëputen nga Alibasha, i cili nuk është gjë tjetër veçse variant biss i Lulzim Bashës. Ndryshimi është se Bashës i bënte ndonjë telefonatë Rama dhe i ofronte ndonjë gjë, ndërsa këtyre u ka dhënë Taulant Bego Yaris”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania