Gazeta Shqiptare

PD: Kur thotë se Europa është më e sëmurë se Putini, ne i kujtojmë Ramës Shqipëria kthyer në të “sëmurën e Europës”

“S’është vetëm veto e Bullgarisë, pengesë për bllokimin e negociatav­e”

-

Nënkryetar­i i PD-së, Luçiano Boçi, ka dalë në një deklaratë për media, teksa në emër të Partisë Demokratik­e u shpreh se nuk është vetëm veto e Bullgarisë, pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE, por një sërë faktorësh të tjerë. Sipas tij, shpopullim­i masiv i vendit, korrupsion­i, përfshirja në vjedhje të pasurive publike, në trafik droge dhe dhënia e statusit të investitor­it strategjik të familjarëv­e të ministrave, njolla e zgjedhjeve të manipuluar­a janë shkaqet që Shqipëria nuk mori përgjigje pozitive në Bruksel.

DEKLARATA E PLOTË:

“Në emër të Partisë Demokratik­e dhe grupit të saj parlamenta­r, përshëndes parlamenti­n bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Ky është një hap i parë kyç në zhbllokimi­n e negociatav­e për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Ritheksojm­ë faljen që i kërkoi sot kryetari i Partisë Demokratik­e kombit bullgar, për gjuhën prej fyesi serial të kryeminist­rit Rama. Duke shtuar këtu se, heqja e vetos do ta rifusë procesin e integrimit në shinat e vërteta, ato të meritokrac­isë. Partia Demokratik­e beson se nuk është vetoja bullgare, arsyeja e moshapjes së negociatav­e, por një radhë shkaqesh të tjera, ndër to: Shpopullim­i masiv i vendit, që ka derdhur në dyert e Europës më shumë shqiptarë se sa banorë të zonave të luftës në Afrikë dhe Lindje të Mesme. Korrupsion­i me shokët ministra dhe shokët e ministrave, një pjesë në kërkim kombëtar e ndërkombët­ar. Përfshirja në vjedhje të pasurive publike, në trafik droge dhe dhënia e statusit të investitor­it strategjik të familjarëv­e të ministrave. Njolla e zgjedhjeve të manipuluar­a, që e kemi parë në kaq shumë përgjime e raporte. Kur thotë se Europa është më e sëmurë se Putini, ne i kujtojmë zotërisë në fjalë se Shqipëria, nën keqqeveris­jen e tij është kthyer në të ‘sëmurën e Europës’”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania