Gazeta Shqiptare

Bullgaria, notë proteste: Rama të mos mbajë peng marrëdhëni­et tona

Ministria e Jashtme bullgare reagon për deklaratat e kryeminist­rit për pengmarrje “Sulme me gjuhë të ulët, fol si europian”

-

Ministria e Jashtme e Bullgarisë e cilëson si të papërshtat­shme gjuhën e kryeminist­rit shqiptar Edi Rama, i cili deklaroi dy ditë më parë se një vend i NATOs ka marrë peng dy shtete të tjera të NATO-s dhe se ky është një turp për ta. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Bullgarisë thotë se ata kanë mbështetur gjithmonë perspektiv­ën evropianë të Shqipërisë dhe fillimin e negociatav­e, por janë të zhgënjyer nga gjuha e kryeminist­rit shqiptar. Sipas tyre, kreu i qeverisë shqiptare duhet të përshtatë gjuhën që i shkon një politikani kandidat në BE. “Presim që kryeminist­ri shqiptar të marrë parasysh mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë nivel, më shumë se çdo gjë tjetër, ne insistojmë të mbajmë një ton të mirë komunikimi. Është e papranuesh­me që marrëdhëni­et mes dy vendeve të mbahen peng nga gjuha e përdorur e kryeminist­rit aktual shqiptar”, - thuhet në deklaratë. Por, i menjëhersh­ëm ka qenë reagimi i kryeminist­rit Rama. Teksa i kujtuar se si me një telefonatë, Shqipëria njohu minoriteti­n bullgar. Rama i ka bërë thirrje Sofjes që të tërheqë veton dhe të mos pengojë, pasi sipas tij, miqtë nuk e pengojnë njëri-tjetrin.

DEKLARATA E PLOTË E MINISTRISË SË JASHTME TË BULLGARISË

“Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të BE-së që mbështesin identiteti­n europian të popullit shqiptar. Ne mbështetëm perspektiv­ën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatav­e të anëtarësim­it në BE atëherë kur ishte shumë më e vështirë se sot. Ndër vite nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë kauzë. Ne ende e mbështetim, pavarësish­t gjithçkaje, për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Në përgjigje, jo për herë të parë, a kemi dëgjuar kualifikim­e të pakundërsh­tueshme të rënda, fyese nga një kryetar qeverie. Sulmet me një gjuhë kaq të ulët nuk mund të justifikoh­en më me karakteris­tikat dhe mungesën e aftësive evropiane të komunikimi­t. Presim që kryeminist­ri shqiptar të marrë parasysh mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë nivel, më shumë se çdo gjë tjetër, ne insistojmë të mbajmë një ton të mirë komunikimi.

Në këtë nivel është dëshmuar gjithmonë nga ana jonë i gjithë respekti që kërkon pozicioni përgjegjës dhe niveli i marrëdhëni­eve ndërshtetë­rore. Ne kemi një të ardhme të përbashkët me Shqipërinë. Politikanë­t ikin, por kombet po qëndrojnë.

Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, që nuk duhet të pengohet nga një gjykim i gabuar i politikani­t. Është e papranuesh­me që marrëdhëni­et mes dy vendeve të mbahen peng nga gjuha e kryeminist­rit aktual shqiptar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania