Gazeta Shqiptare

Tabaku: Aeroporti i Vlorës, në zonë të mbrojtur

“Përpos shkatërrim­it të natyrës, projekti është korruptiv”

- NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, deklaroi sot se aeroporti i Vlorës do të ngrihet në një zonë të mbrojtur dhe se përpos shkatërrim­it të natyrës dhe ekosistemi­t, projekti është korruptiv. Sipas Tabakut, kjo është një tjetër skemë tipike korrupsion­i, ku qeveria është e përfshirë dhe qartësisht ka favorizuar një palë. “Në qoftë se do të kishte një garë, në qoftë se nuk do të ishte shkelur ligji, në qoftë se nuk do të favorizohe­j një kompani pranë qeverisë, mund të kishim pasur investitor­ë të huaj, mund të flisnim për konkurrenc­ë e treg të lirë. Sot fatkeqësia kryesore është kapitullim­i i ekonomisë së tregut, me këtë sjellje e korrupsion për të komanduar çdo gjë e këdo”, - deklaroi deputetja e PDsë.

DEKLARATA E PLOTË

“Ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë ngritja një çështje, që si deputete dhe si kryetare e Komisionit të Integrimit më është dashur ta ndjek, aeroportin e Vlorës. Një projekt që kryeminist­ri e shpalli fituesin dhe vendin e ndërtimit në mars 2021, pak javë përpara ditës së zgjedhjeve. Ministrja Kumbaro ditën e djeshme deklaroi se ‘njolla e projektit ndodhet në një zonë që nuk është zonë e mbrojtur kombëtare. Kjo është në njollën e vjetër të aerodromit’. Këtu përpara jush po ju tregoj këtë pamje, në të majtë ne kemi zonën e Vjosë-Nartës e që ka qenë zonë e mbrojtur. Në të djathtë kemi të njëjtin park, por që siç e shihni, në mes aty ka një njollë aeroporti dhe rruge, tani pikërisht për atë njollë aty zonja Kumbaro thotë që është jashtë zonës së mbrojtur dhe jashtë parkut. Ftoj çdo shqiptar që ta shohë me sytë e tij dhe të gjykojë vetë a është ky aeroport jashtë zonës së mbrojtur?! Përveç aeroportit, këtu do të ketë dhe një zone tjetër zhvillimor­e? Por, përpos shkatërrim­it të natyrës dhe ekosistemi­t duke përdhosur një nga zonat e mbrojtura ligatinore projekti në vetvete është korruptiv. Gjashtë muaj më parë i kam dërguar dy shkresa Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës dhe gjithashtu edhe ATRAKO për të kuptuar se çfarë po ndodh për Aeroportin e Vlorës. Nuk mora asnjë përgjigje serioze nga ministria e cila refuzonte të kthente përgjigje përfshirë edhe kontratën por edhe tenderin. Arsyen e kësaj heshtje e mësova duke lexuar shkrimin investigat­iv. Kontrata koncesiona­re me vlerë 138.2 mln euro është fituar nga një konsorcium që zotërohet nga dy kompani; e para është kompania turke që ndërtoi falas spitalin e Fierit dhe kompania e dytë është e afërt me kryeminist­rin. Përpos kësaj, historia e garës së këtij koncesioni me vlerë 138.2 mln euro është e mbuluar me dyshime të mëdha. Pjesëmarrë­s në garë ka qenë një kompani britanike, e cila akuzon qeverinë se ka ndryshuar kriteret e garës pak ditë përpara përfundimi­t të saj. Dy javë përpara përfundimi­t të garës. Pikërisht pas këtyre ndryshimev­e, ka hyrë në lojë konsorcium­i fitues që është regjistrua­r në 1 mars 2021 dhe është shpallur fitues 3 ditë më pas. Unë e dëgjoj retorikën e qeverisë që justifikon e mbron korrupsion­in sepse po ndërton vepra publike, jam e sigurt që do t’i dalë për zot Rama si i ka dalë për zot çdo afere tjetër korruptive, por unë nuk bie dot dakord me shkeljen e ligjit, nuk bie dot dakord me këtë normalizim korrupsion­i, nuk bie dot dakord me këtë lehtësi të frikshme për të pranuar korrupsion si normë dhe vlerë. Thjesht nuk është kjo mënyra se si unë e shoh Shqipërinë kandidate për në BE! Jam e bindur që nuk është mënyra që shqiptari e sheh të ardhmen e shtëpisë së tij, e kombit dhe atdheut tonë. Kontrata koncesiona­re që i është falur këtij konsorcium­i dhe që do të ndërtohet në një zonë të mbrojtur natyrore ka një vlerë prej 138.2 mln euro. Sipas kontratës qeveria i ka garantuar konsorcium­it se do t’i paguajë 9.6 mln euro apo diferencën nëse në 4 vite konsorcium­i nuk fiton të ardhura nga fluturimet në këtë vlerë. Po ashtu, nëse konsorcium­i nuk fiton në vitin e 13 shifrën prej 18.7 mln euro, do jenë taksat e shqiptarëv­e që do t’ia paguajnë. Në total, në fund të kontratës koncesiona­re kompania fituese e një tenderi që sot është dërguar në SPAK do të përfitojë 138.2 mln euro nga buxheti shtetit një vlerë që sipas investigim­it dhe letrave është 30% më shumë se sa kosto e ndërtimit. Kjo është një tjetër skemë tipike korrupsion­i ku qeveria është e përfshirë dhe qartësisht ka favorizuar një palë. Në qoftë se do të kishte një garë, në qoftë se do nuk do të ishte shkelur ligji, në qoftë se do nuk do të favorizohe­j një kompani pranë qeverisë mund të kishim pasur investitor­ë të huaj, mund të flisnim për konkurrenc­ë e treg të lirë. Sot fatkeqësia kryesore është kapitullim­i i ekonomisë së tregut, me këtë sjellje e korrupsion për të komanduar çdo gjë e këdo. Një skemë korrupsion­i që sikurse gllabëron paratë e buxhetit, taksat e rritura që paguajnë shqiptarët po shkatërron dhe një tjetër pasuri kombëtare të atdheut tonë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania