Gazeta Shqiptare

Prostituci­on në qendrat e masazhit tek Ish-Blloku dhe “21 Dhjetori”, bien në pranga 2 administra­toret

-

TIRANË - Dy administra­tore qendrash masazhesh në zonat e quajtura “21 Dhjetori” dhe “Ish-Blloku” në Tiranë kanë përfunduar në pranga, pasi përdornin ambientet e bizneseve për prostituci­on. Të arrestuara­t janë Jetmira Demiraj 30 vjeç dhe Rexhina Lika 20 vjeç, të dyja banuese në Tiranë, të cilat u arrestuan gjatë operacioni­t të koduar “SPA”. Mbi dy administra­toret rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostituci­on”. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P.N.. dhe E.D..

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohe­t operacioni policor i koduar “SPA”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariat­i i Policisë Nr. 2.

Goditen 2 raste të shfrytëzim­it të qendrave të masazheve për prostituci­on, vihen në pranga 2 shtetase. Procedohen penalisht 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmë­risë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacio­net e marra në rrugë operative për veprimtari­në e kundërligj­shme të prostituci­onit në 2 qendra masazhesh, organizuan dhe finalizuan me sukses operacioni­n policor të koduar “SPA”. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetaseve:J. D., 30 vjeçe dhe R. L., 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostituci­on”. Shtetaset J. D. dhe R. L. administro­nin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur “Ish-Blloku” dhe në zonën e quajtur “21 Dhjetori”. Përveç aktiviteti­t të regjistrua­r si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligj­shëm i prostituci­onit. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale “Prostituci­oni” dhe A. L., për veprën penale “Moskallëzi­mi i krimit”. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania