Gazeta Shqiptare

Si po e mban SPAK larg profesioni­t një ndër kardiologë­t më të mirë në vend

Gjykata rrëzon kërkesën e mjekut, vazhdon masa e pezullimit nga profesioni “Nuk i prish provat duke operuar qytetarë në zemër”

-

Për mua si mjek, të më lini jashtë sallës së op eracioneve, është njësoj si të më merrni jetën. Nuk kam asnjë mundësi të prish prova, sikurse pretendon prokuroria. Kanë gati dy vite që po me hetojnë dhe kanë pasur kohë të marrin çdo provë. Mjeku nuk mund të prishë prova, duke operuar qytetarët për zemrën”.

Në këtë mënyrë, teksa paraqiti edhe disa prova të reja, ish-shefi i kardiologj­isë në qendrën Spitalore Universita­re, Edvin Prifti, këmbënguli përpara gjykatës së Apelit të Posaçëm , që kjo e fundit t’i shfuqizont­e masën e pezullimit nga ushtrimi i profesioni­t.

Mbetet ende mister se pse prokuroria dhe Gjykata e posaçme mbajnë dhunshëm jashtë profesioni­t të tij një nga mjekët më të mirë kardiologë të Shqipërisë, ndërsa ende nuk e kanë provuar fajësinë e tij.

Emri i Priftit doli në përgjimet e SPAK teksa po hetonte një rast korrupsion­i në Gjykatën e Krujës, ku në pranga përfundoi ishgjyqtar­ja Enkelejda Hoxha e prej asaj kohe, kardiologu po vijon një përballje të ashpër me drejtësinë.

Në sallën e gjyqit, ku kërkon t’i jepet sërish mundësia për të operuar, avokatët e Priftit paraqitën prova të reja, përmes të cilave thanë se rrëzojnë gjetjet e hetimit të prokuroris­ë.

Në seancë që zgjati më shumë se një orë e gjysmë, avokatët thanë se provat e paraqitura prej tyre, po injorohen qëllimisht nga prokuroria.

Mjeku i specializu­ar në disa universite­te të Perëndimit në fushën e tij dhe me një eksperienc­ë disa-vjeçare u pezullua për të dytën herë, pasi një çështje të re hetimore të çelur ndaj tij, ku u akuzua nga një qytetar se I kishte marrë një shumë parash për operacioni­n e nënës.

Dyshimet ishin se mjeku e kishte marrë valvulën në spitalin shtetëror dhe ja kishte vënë pacientes, por nga verifikime­t e kryera në QSUT, ka rezultuar se nuk mungonte një e tillë dhe për rrjedhojë thanë avokatët pretendimi I prokuroris­ë ka rënë.

Megjithatë, gjykata nuk u tërhoq, duke e lënë në fuqi masën e pezullimit për mjekun deri në muajin gusht.

Avokatët thanë se do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë, përderisa sipas tyre, SPAK po i zvarrit hetimet qëllimisht, prej dy vitesh.

Balkanweb

 ?? ?? KUSH KUSH ËSHTË ËSHTË EDVIN EDVIN PRIFTI PRIFTI
Emri i Priftit doli në skenë fillimisht pas arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Ai doli në përgjime, ku bisedonte me kryesekret­aren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi, për t’i operuar nënën jashtë radhe në këmbim të parave. Prifti u arrestua dhe më pas u lirua, por nuk është kthyer ende në detyrë. Emri i Priftit doli edhe në aksionin për goditjen e grupit të trafikut të medikament­eve. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenë­t nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.
KUSH KUSH ËSHTË ËSHTË EDVIN EDVIN PRIFTI PRIFTI Emri i Priftit doli në skenë fillimisht pas arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Ai doli në përgjime, ku bisedonte me kryesekret­aren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi, për t’i operuar nënën jashtë radhe në këmbim të parave. Prifti u arrestua dhe më pas u lirua, por nuk është kthyer ende në detyrë. Emri i Priftit doli edhe në aksionin për goditjen e grupit të trafikut të medikament­eve. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenë­t nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania