Gazeta Shqiptare

Shiste mallra të futura kontraband­ë në vendin tonë, në hetim 39-vjeçari në Durrës

-

DURRËS - Një 39-vjeçar në Durrës është proceduar penalisht, pasi në dyqanin e tij shiste mallra të cilat dyshohet se i kishte futur kontraband­ë. Gjatë kontrollev­e të ushtruara nga policia në biznesin e tij, u gjetën dhe u sekuestrua­n 74 celularë, veshje e aksesorë të ndryshëm të cilat ishin të kontraband­uara. Për të gjitha këto produkte, shtetasi M.M. nuk kishte fatura të deklarimit në autoriteti­n doganor.

Njoftimi i policisë: Finalizohe­t me sukses operacioni policor i koduar “Mix”, për goditjen e veprimtari­së kriminale të tregtimit të mallrave të sjella kontraband­ë në shtetin tonë. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës. Shiste në dyqanin e tij mallra, të cilat dyshohet se janë futur kontraband­ë në vendin tonë, procedohet penalisht 39-vjeçari. Sekuestroh­en në cilësinë e provës materiale, mallrat e ndryshëm, të dyshuar të kontraband­uar. Në vijim të punës për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e tregtimit të mallrave që futen kontraband­ë në vendin tonë, specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës organizuan dhe finalizuan operacioni­n policor të koduar “Mix”, si rezultat i të cilit u procedua penalisht shtetasi M.M., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Tregtimi dhe transporti­mi i mallrave që janë kontraband­ë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në dyqanin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestrua­n, në cilësinë e provës materiale, 74 aparate celulare, veshje, aksesorë dhe pajisje të tjera, për të cilat ky shtetas nuk dispononte faturën përkatës të deklarimit në autoriteti­n doganor. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania