Gazeta Shqiptare

Vrasja e biznesmeni­t Rakip Rroli në Laç për hakmarrje, autori i krimit: Më rrahën, më thyen këmbët

Dosja është dërguar në gjykatë me dy të pandehur, Llej Lika dhe Klaudio Gjexhaj

-

Dy persona janë dër guar në gjyq nga Prokuroria e Kurbinit me akuzën e vrasjes së Rakip Rrolit në dhjetor të vitit 2021. Të pandehurit Llej Lika dhe Klaudio Gjexhaj sipas hetimeve e kanë kryer ngjarjen për hakmarrje. Viktima disa kohë para ngjarjes kishte dhunuar Llej Likën, duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike. Prokuroria e Kurbinit i ka dhënë fund hetimit për vrasjen e Rakip Rrolit, ngjarje kjo që tronditi qytetin e Laçit. Dosja është dërguar në gjykatë me dy të pandehur, Llej Lika dhe Klaudio Gjexhaj. Sipas “Ora News”, njëherësh prokuroria ka vendosur të pushojë ndjekjen penale për “Moskallëzi­m krimi” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”, ndaj babait të Llej Likës, Skënder Likës, dhe minorenit David Gega, të cilët u proceduan pas ngjarjes. Autori i vrasjes së Rakip Rrolit ka pranuar se ka qëlluar ndaj bashkëfsha­tarit të tij në 10 dhjetor 2021 në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Sipas tij, ngjarjen e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi Rakip Rroli, së bashku me dy djemtë dhe shokët e tyre në muajin korrik 2021, e kishin rrahur me sende të forta në qendër të fshatit. Si pasojë e goditjeve, Llej Lika u ka treguar prokurorëv­e se personat i kishin thyer dyja këmbët, duke sjellë probleme në ecje. Autori në dëshminë e tij ka treguar se për kryerjen e vrasjes së Rakip Rrolit, ka bashkëpunu­ar me shokun e tij, Klaudio Gjexhaj. Ky i fundit fillimisht ka treguar se ka qenë rastësisht në makinën e përdorur në vrasje, por pas analizimit të pamjeve filmike ka rezultuar dhe provuar nga dëshmia e Likës, se Gjexhaj ka qenë shofer i “Benz”-it, që u përdor në këtë krim. Lika ka treguar se mëngjesin e 10 dhjetorit 2021 kanë mbajtur në mbikëqyrje shtëpinë e Rakip

Rrolit, me shpresën e daljes së tij ose djemve nga shtëpia. Në kamerat e sigurisë, policia ka konstatuar se në ikje e sipër, në “Benz”-in e përdorur në vrasje janë dy persona, Klajdi Gjexhaj dhe Llej Lika. Ndërsa sipas dëshmisë së vetë Llej Likës dhe banorëve të zonës, pas kryerjes së krimit, Lika ka shkuar në vendin ku ishte dhunuar në 8 korrik 2021 nga Rakipi dhe dy djemtë e tij, duke qëlluar një breshëri automatiku në ajër dhe bërtitur me zë të lartë se e kishte marrë hakun. Pas ngjarjes së rëndë dhe largimit të autorëve, policisë së Lezhës i është dashur të përdorë pajisjen gjurmuese “IMSI-Catcher”, për lokalizimi­n dhe arrestimin e Llej Likës dhe Klaudio Gjexhaj./ “Ora News”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania