Gazeta Shqiptare

Planifikon­in sulm terrorist me bomba artizanale, arrestohet çifti shqiptar në Itali

Zbulohet qyteti që çifti do të hidhte “në erë” në emër të ISIS. Më pas do të arratisesh­in në Afrikë

-

Një çift me origjinë nga Kosova u ndaluan në Trento nga policia për shkak se akuzohen për terrorizëm, apo cenim të sigurisë dhe rendit publik. Këtij çifti, policia i ka gjetur disa pajisje kompjuteri­ke, por edhe kimikate që do të përdoreshi­n për prodhimin e mjeteve shpërthyes­e. Sipas mediave italiane, ata do të krijonin bomba dhe të godisnin në emër të ISIS. Bëhet fjalë për dy të rinj me të kaluar të pastër, një burrë dhe një grua që tani janë në arrest shtëpie. Materiali iu dorëzua grupit të Hetimeve Shkencore për vlerësime teknike. Pas prangosjes së çiftit nga Kosova, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Mësohet se njësia speciale e karabinier­ëve italianë, (ROS) që heton terrorizmi­n dhe krimin e organizuar, me mbështetje­n e Komandës rajonale të Trentos, më 15 qershor zbatuan një urdhër ndalimi ndaj dy të rinjve me origjinë shqiptare, pasi ishin trajnuar për të kryer akte të dhunshme dhe po planifikon­in të kryenin një sulm me mjete shpërthyes­e në Itali – në Trentino

– në emër të organizatë­s terroriste “Shteti Islamik” (IS). Ndërkohë, të dy personat në të njëzetat janë duke u hetuar për akuzat e komplotit me qëllim terrorizmi, përmbysje të rendit demokratik, regjistrim dhe trajnim për qëllime terrorizmi, përfshirë ato ndërkombët­are. Ndaj burrit gjykata italiane ka vendosur masën e arrestit në shtëpi, me detyrim mbajtjen e byzylykut elektronik, ku monitorohe­t vendndodhj­a e tij. Në vendimin për zbatimin e masës së arrestit shtëpiak, shpjegohet se ky vendim u përcaktua nga nevoja për të garantuar një rrugë të deradikali­zimi të të dyshuarit, në të cilën familja e origjinës, e integruar plotësisht në strukturën shoqërore italiane, do të ketë një rol thelbësor. Veprimet hetimore zbuluan se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, të integruar prej kohësh në kontekstin social, të punës dhe studimit, kanë ndërmarrë një rrugë radikalizi­mi të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet. Pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatë­s terroriste. Gjatë operacioni­t u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrim­in e pajisjeve kompjuteri­ke dhe produkteve kimike që do përdoreshi­n për prodhimin e mjeteve shpërthyes­e. Sulmi i planifikua­r do të ndodhte “sigurisht në Trentino, por nuk mund të themi më shumë”, - shpjegoi kryeprokur­ori Sandro Raimondi. Që nga koha e shpërthimi­t të konfliktit të armatosur në vitin 2011, më shumë se 350 shtetas kosovarë udhëtuan drejt Sirisë dhe Irakut. Në grupin e kosovarëve që udhëtuan drejt Sirisë, përveç burrave kishte gra dhe fëmijë. Deri më tani nga Siria në Kosovë janë kthyer më shumë se 250 kosovarë. Kosova u bë një ndër vendet e para në botë që riatdhesoi në mënyrë të organizuar qytetarë të saj nga kampet e Sirisë, sipas një shkrimi nga REL.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania