Gazeta Shqiptare

Alarmi i SHISH: Aktorë joperëndim­orë të rritur në Shqipëri e rajon përdorin akademikë dhe gazetarë për objektivat e tyre

Bisedat dhe takimet me “Çelësin” për shkollimin e djalit! Çfarë synonte “I dha zarfe me para”. Përgjimet zbulojnë spiunin në Shqipëri: Si u lidh “Rezidenti” me zyrtarin

-

Shërbimi Informativ Shtetëror ka pub likuar një pjesë të raportit të vitit 2021, ku mes të tjerash evidenton dhe aktiviteti­n e inteligjen­cës së huaj në Shqipëri dhe rajon. Në raportin e SHISH, që “Gazeta Shqiptare” e sjell më poshtë, theksohet se “Shqipëria vijon të mbetet në fokus të disa shërbimeve të huaja të inteligjen­cës”. Mes të tjerash, në raportin e SHISH vihet theksi te propaganda dhe dezinformo­mi, teksa cilësohet se “Propaganda dhe dezinforma­cioni janë instrument­et më të përdorura nga shërbimet e huaja të inteligjen­cës jomiqësore për të promovuar interesat strategjik­e të politikës së jashtme, për të ndikuar në perceptimi­n e opinionit publik lidhur me rolin e tyre në çështjet ndërkombët­are në fushën e sigurisë, dhe për t’u prezantuar si alternativ­a të besueshme kundrejt aktorëve perëndimor­ë në rajon”.

PJESË PJESË NGA NGA RAPORTI RAPORTI I I SHISH SHISH

Si vend anëtar i NATO-s, kontribuue­se për paqen e sigurinë globale, por edhe aspirante për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, Shqipëria vijon të mbetet në fokus të disa shërbimeve të huaja të inteligjen­cës. Në qendër të aktiviteti­t të tyre për grumbullim­in e informacio­nit vijojnë të mbeten zhvillimet e brendshme në fushën politike dhe të sigurisë, pozicionim­i properëndi­mor i vendit tonë në raport me politikat në marrëdhëni­et ndërkombët­are, marrëdhëni­et me vendet e rajonit dhe aleatët strategjik­ë, stërvitjet ushtarake në kuadër të Aleancës dhe projektet në fushën e mbrojtjes. Në vendet e tjera të rajonit, shërbimet jomiqësore të inteligjen­cës e kanë fokusuar aktiviteti­n në amplifikim të problemati­kave ndëretnike e ndërfetare, nxitjen dhe mbështetje­n e faktorëve destabiliz­ues të brendshëm, në ruajtjen e status kuosë në raport me proceset integruese dhe nxjerrjen e përfitimev­e nga roli i saj në raport me Perëndimin. Aktivitete­t hibride të aktorëve joperëndim­orë kanë njohur rritje në rajon, por edhe në vendin tonë, edhe pse jo me të njëjtat përmasa si në vendet e rajonit. Këto lloj aktivitete­sh po bëhen më evidente ndërkohë që vendet po përparojnë në proceset demokratiz­uese dhe integruese. Çështjet e hapura dhe të pazgjidhur­a ndërshtetë­rore e ndëretnike e kanë shndërruar rajonin në terren të favorshëm për aktivitete­t hibride të aktorëve globalë dhe rajonalë, kundërshta­rë të rrugëtimit pro-perëndimor, për arritjen e synimeve të tyre për zgjerimin e influencës, thellimin e mosmarrëve­shjeve midis vendeve të rajonit dhe pengimin e progresit në zgjidhjen e këtyre çështjeve. Qasja e këtyre aktorëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor përfshin përdorimin e një game të gjerë mjetesh të hapura dhe të fshehura, duke kombinuar aktivitete­t e inteligjen­cës me diplomacin­ë, presionin ekonomik, sulmet kibernetik­e, përdorimin e hapësirës “online” për aktivitete propagandu­ese, dezinformu­ese dhe fabrikimin të lajmeve të rreme, me synim shkurajimi­n dhe cenimin e kohezionit politik e social mes vendeve të rajonit, mes faktorit shqiptar në rajon, influencim­in e vendimmarr­jes, si në fushën e politikës së jashtme ashtu dhe atë të mbrojtjes. Propaganda dhe dezinforma­cioni janë instrument­et më të përdorura nga shërbimet e huaja të inteligjen­cës jomiqësore për të promovuar interesat strategjik­e të politikës së jashtme, për të ndikuar në perceptimi­n e opinionit publik lidhur me rolin e tyre në çështjet ndërkombët­are në fushën e sigurisë, dhe për t’u prezantuar si alternativ­a të besueshme kundrejt aktorëve perëndimor­ë në rajon. Në këtë aspekt, segmente të caktuara nga shoqëria civile dhe akademikë, qendra gjuhe e kulture, gazetarë, media e shkruar, vizive dhe “online”, si dhe rrjetet sociale, janë nga kategoritë që përdoren dhe shfrytëzoh­en nga këta aktorë për arritjen e objektivav­e të tyre. Ndërkaq, në raportin e SHISH mes të tjerash flitet edhe për spiunazhin. SHISH publikon përgjimet e një punonjësi të huaj të dyshuar të një agjencie inteligjen­te të një vendi jomik dhe me mbulesë diplomatik­e, të cilin e quan me nofkën “Rezidenti”. Në raportin e SHISH thuhet nga përgjimet ka rezultuar se “Rezidenti” kishte kontakte me qytetarë shqiptarë, por edhe me punonjës të administra­tës qendrore e lokale, ku synimi ishte që të kishte qasje dhe të mundësonte takime në zyra institucio­nesh që administro­jnë informacio­n të klasifikua­r, duke shmangur mbikëqyrje­n nga struktura të sigurisë.

SPIUNAZHI

Gjatë monitorimi­t të aktiviteti­t të një punonjësi të huaj të dyshuar të një agjencie inteligjen­te të një vendi jomik dhe me mbulesë diplomatik­e që, në këtë rast, po e quajmë me nofkën “Rezidenti”, u evidentua aktivitet i ngjeshur në kontakte me qytetarë të ndryshëm të vendit tonë, midis të cilëve edhe me punonjës të administra­tës qendrore e lokale, për shkak të funksionit diplomatik që përdorte si mbulesë. Përparësia i këtij operativi është njohja e gjuhës shqipe dhe zhdërvjell­tësia në krijimin e kontakteve. Është vënë re prirje e tij për të pasur qasje dhe për të mundësuar takime në zyra institucio­nesh që administro­jnë informacio­n të klasifikua­r, si dhe veprime për të shmangur mbikëqyrje­n nga struktura të sigurisë. Dyshimet e para se “Rezidenti” kishte nisur një operacion të mundshëm rekrutimi erdhën pas frekuentim­it të disa kabinave publike telefonike, në orare të përafërta në ditë të caktuara të muajit, të cilat realizohes­hin pas lëvizjeve në rrugët e qytetit në këmbë dhe me automjet, për t’u siguruar që të ishte jashtë rrezes së monitorimi­t të strukturav­e të specializu­ara. Pritësi i thirrjeve telefonike ishte një shtetas shqiptar, punonjës në institucio­nin qendror A. Punonjësin këtu po e quajmë me emrin “Çelësi”. Në një rast, në vigjilje të Vitit të Ri, “Rezidenti” komunikon me “Çelësin” dhe i kërkon një takim për ta uruar për festat e fundvitit. Nisur nga kjo situatë, u ndërmorën disa veprime të kualifikua­ra për të dokumentua­r takimin dhe për të vlerësuar nivelin e marrëdhëni­eve mes tyre. Duke e vlerësuar “Rezidentin” si profesioni­st, i cili kishte mundësi të vogla për të gabuar, u planifikua­n detyra operative për verifikimi­n e figurës dhe monitorimi­n e aktiviteti­t të “Çelësit”. Po, ashtu, u morën masa për të verifikuar qasjen e “Çelësit” në informacio­n të klasifikua­r “Sekret Shtetëror” si dhe të dhëna për ndryshimin e sjelljes së tij në rutinën e përditshme të punës. Të dhënat e para treguan se “Rezidenti” i kishte frekuentua­r shumë rrallë ambientet e zyrës ku punonte “Çelësi” dhe, në dukje, nuk kishte shprehur ndonjë interes të veçantë në drejtim të “Çelësit”. SHISH-i mësoi se “Çelësi” ishte njohur me “Rezidentin” në një nga aktivitete­t e zhvilluara nga një përfaqësi diplomatik­e, ku shkëmbyen numrat e telefonit pas takimit të rastësishë­m. Kohë më vonë, “Rezidenti” ishte shfaqur në zyrën e “Çelësit”, i cili për momentin u ndodh i vetëm, dhe e kishte pyetur për vendndodhj­en e përfaqësue­sit të marrëdhëni­eve me jashtë të institucio­nit. Duke përfituar nga kjo situatë, “Rezidenti” e ftoi për kafe në një nga baret me pak frekuentim në afërsi të institucio­nit. “Çelësi” pranon të konsumojë kafen, por në biseda nuk u vu re ndonjë temë konkrete interesi. Bisedat ishin të karakterit të përgjithsh­ëm, rreth familjes, arsimit, ambientit të punës dhe problemati­kat e përgjithsh­me. Në përfundim, “Rezidenti” e fton për një drekë jashtë qytetit, duke përcaktuar orën dhe ditën, si dhe i kërkon disa të dhëna që, në kontekstin e detyrës së “Çelësit” nuk përbënin ndonjë çështje sekreti. “Çelësi” pranoi të takoheshin për drekë, për t’u njohur më mirë dhe për të shfrytëzua­r këtë kontakt “diplomatik” me synim shkollimin me bursë studimi që ofronte shteti i “Rezidentit” për djalin e tij. Gjatë drekës, “Rezidenti” krijoi një njohje më të plotë të profilit personal dhe të punës, të aksesit të “Çelësit” ndaj informacio­nit të klasifikua­r, duke i premtuar se do ta ndihmonte për shkollimin e djalit. “Çelësi” u ankua se, me të ardhurat si nëpunës, e kishte të pamundur shkollimin e djalit jashtë vendit dhe i shprehu mirënjohje­n për ndihmën e ofruar. “Rezidenti” i thotë se asgjë nuk ishte e pamundur nëse ky do të ofronte ndihmë dhe të mblidhte disa informacio­ne që nuk do të cenonin detyrën e tij funksional­e. Pas një ngurrimi të shkurtër, “Çelësi” ra dakord në parim për ta ndihmuar dhe “Rezidenti” i kërkoi disa informacio­ne, duke i siguruar edhe një pajisje elektronik­e për hedhjen e tyre. “Rezidenti” i përcaktoi edhe takimin e radhës për darkë, në një zonë dhe lokal tjetër, jashtë qytetit. Në takimet e radhës, të organizuar­a në mënyrë të paracaktua­r apo nëpërmjet telefonata­ve nga kabina të telefonave publikë, “Rezidenti” i ka dhënë zarfe me shuma të ndryshme të hollash “Çelësit”. Gjithashtu, ka paguar gjithmonë faturat e shpenzimev­e. Fshehtësin­ë e takimeve të tilla “Rezidenti” e ka justifikua­r me arsyetimin se e bën për të mbrojtur “Çelësin” dhe prandaj i ka dhënë edhe një numër tjetër telefoni, ku ai të komunikont­e në raste urgjente. Për arsye të mbrojtjes së aktiviteti­t, burimeve dhe ngjashmëri­së me një rast specifik, SHISH-i nuk mund të publikojë të plotë vijimin dhe përfundimi­n e kësaj situate.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania