Gazeta Shqiptare

Zhdukja e 31-vjeçares në Librazhd, nëna akuzon shoqen: Do të të rrjep, tek ty e qaj

Historia te “Me Zemër të Hapur”, flasin miqtë e Marjetës: Nuk kishte ndonjë shqetësim “Ka ikur edhe njëherë me një djalë, por na lajmëroi”

-

Të tjera detaje dalin në dritë nga zhdukja e 31vjeçares Marjeta Zylali në Librazhd, duke lënë vetëm dy fëmijët e saj. Nëna e të resë ishte e ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në “News 24”, ku hodhi akuza të drejtpërdr­ejta mbi shoqen e Marjetës, Valentinën, duke thënë se dyshon që ajo po e shfrytëzon për interesat e saj. Emisioni “Me zemër të hapur” ka kontaktuar me shoqen e të zhdukurës, e cila në një lidhje telefonike në studio është përplasur me nënën e 31vjeçares, teksa kanë dhënë informacio­ne të ndryshme mbi ngjarjen dhe marrëdhëni­en mes dy vajzave.

Nëna: E kapa mat në shtëpinë e Valentinës katër ditë para se të zhdukej, dhe i thashë që do të të rrjep. Valentina: Jo, nuk ka qenë në shtëpinë time katër ditë para se të zhdukej. Te shtëpia ime ka qenë dhe i kam dhënë vetëm një bidon me vaj. E hoqa nga fëmijët e mi dhe ia dhashë asaj. Kaq. Kontakt tjetër nuk kam pasur. Pyetje: Pse e keni njohur me Gentian Kocin?

Valentina: Unë nuk e njoh kush është ai.

Nëna: Ti i di të gjitha, e njeh.

Valentina: Farie mos më fut mua në sherr, se ju i dini të gjitha çfarë ka bërë goca juaj.

Nëna: Pse të djeg ty? Valentina: Nuk e njoh Gentianin.

Nëna: E njeh, ka pirë kafe me të.

Valentina: Marjeta nuk më ka treguar për lidhjet e saj. Pyetje: Po Bledin nga Pogradeci e njihni?

Valentina: Jo, nuk e njoh. Nuk e di fare nga ka ikur ajo, vetëm kur më mori e motra, ishte dhe Faria prezentë, kur më pyetën. Ata e dinë vetë për punën e Gentianit, unë nga ata e dëgjova emrin e tij. Bidonin e vajit ja kam dhënë para një muaji e ca. Kam edhe burrin dëshmitar. Ka mbi një muaj e ca. Nuk e di pse ka ikur Marjeta. Ajo ka ikur nga shtëpia e vet, unë nuk di gjë. Ke folur me shefin e komisariat­it të Librazhdit? Valentina: Jo, nuk më kanë marrë.

Shoku e Marjeta Zylalit, 31-vjeçares së zhdukur nga Librazhdi, zbardh të tjera detaje dhe zbulon bisedat e fotot e fundit të të resë. Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në “News 24”, shoku i 31vjeçares, Bledi nga Pogradeci, tha se ka biseduar deri më 14 qershor me Marjetën, pra një ditë para zhdukjes së saj, ndërsa theksoi se pas zhdukjes së saj i shkruan një adresë në “Facebook”, ku i dërgon edhe foto të Marjetës.

Nëna: Unë nuk e njoh vetëm Gentianin. Pranvera është nëna e tij, që ne e kemi krushk. Ajo e dinte lidhjen, se e mori dhe njëherë më parë Gentiani, por nuk e lashë. Ai nuk e mori për vete, por për tjerët, për çështje letrash.

Bledi nga Pogradeci: Po e njoh Marjetën. E njoh prej gati 4 muajsh. Unë jam njohur në “Snap” me Marjetën. Jemi lidhur rastësisht. Ma ka treguar jetën e saj, ka një vajzë 6 vjeçe dhe një çun 10 vjeç, çunin ia mbante bashkëshor­ti, ndërsa vajzën vetë. Unë thjesht dilja për kafe me të, pastaj ajo shikonte jetën e vet, unë timen. Ne nuk kishim marrëdhëni­e intime, vetëm shoqërore. Kohët e fundit, më 12-13 Marjetën e merrnin me privat dhe më thoshte mua. Unë i thosha që mos ia hap, por ajo e hapte, e mbyllte me mua dhe e hapte direkt. Nuk e di kush e merrte, e pyesja, por më thoshte që nuk e dinte as vetë kush ishin ata persona.

Gazetarja: Çfarë të kishte thënë për një Gentian

Koçi? Bledi nga Pogradeci: Nuk më ka thënë asgjë. Ja kam kontrollua­r një herë telefonin dhe e kam pyetur vetë kush ishte ai. Unë nuk e njoh Gentianin. Me Marjetën kam folur për herë të fundit më 14, një ditë para se të zhdukej. Bëmë bisedë të thjeshtë, si je, çfarë bën, se i kishte ardhur dhe motra nga Italia dhe nuk flisnim shumë, se kishte turp. Me mua fliste gati 10-15 minuta dhe nuk e pashë të shqetësuar. Pas zhdukjes së saj, madje edhe tani në këto momente, më shkruan një adresë, më kanë dërguar dhe foto të Marjetës.”Do të iki të marrë ushqime për fëmijët”!

Këto kanë qenë fjalët e fundit, që 31-vjeçarja Marjeta Zylali ka shprehur, përpara se të zhdukej në drejtim të paditur, duke mos e kthyer kokën pas për dy fëmijët e saj. Para 1 jave në qytetin e Librazhdit është shënuar zhdukja e të resë, duke tronditur familjarët, por më së shumti 2 fëmijët minorenë qe trokitën në dyert e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në “News 24” për të kërkuar nënën e tyre! Prej 7 vitesh e divorcuar, mes varfërisë dhe sakrificav­e 31-vjeçarja doli nga dera e shtëpisë mëngjesin e së enjtes të orës 8:30 për të shkuar në drejtim të paditur! Ka qenë mëngjesi i 16 qershorit që për herë të fundit. Marjeta Zylali është parë nga familjaret dhe qytetarët e Librazhdit! Në një komunikim me familjen e saj në kryefjalë është dyshimi që ajo është marrë peng nga një person, që kjo e fundit është shoqëruar kohët e fundit. Me shpresën që ka dritë në fund të tunelit, sot fëmijët, nëna, vëllai e motra e Marjeta Zylarit apelon në emisionin “Me Zemër të hapur” për të gjetur vajzën e saj dhe nënën e dy fëmijëve minorenë.

Nëna e Marjeta Zylalit: I ka marrë lekët vajzës, rreth 300-400 mijë lekë. I kishte sjellë goca nga Italia, se kishin ca borxhe që t’i lanin. Njëherë më iku tek një djalë vajza, te Gentian Koçi. Do të bënin celebrim fals. Gentiani është 20 vjeç. Vajza mori fëmijët dhe iku. Më mori në telefon kur iku, ndërsa këtë radhë nuk më tha asgjë. Më 15 qershor, Marjeta ishte e shqetësuar. Sapo ishte kthyer nga Italia, iku të merrte ca gjëra në dyqan, ku bëhen byreqe, dhe nuk u kthye më. Unë mendova se ishte në punë, por në orët e darkës u shqetësova. Telefoni i saj u mbyll në çast, i rashë shumë herë. Ka marrë vetëm paratë, e kartën e identiteti­t, asgjë tjetër, dokumentet e tjera i kam unë në çantë. Kur doli atë ditë nga shtëpia, e telefonoi goca tjetër, por telefoni ishte mbyllur direkt. Unë nuk di as veshjen e saj. Foli me motrën në shtëpi dhe iku në mëngjes. Flokët i ka të gjatë, por i mban të kapura. Nishane, tatuazhe nuk ka, as të çara apo të djegura. Gazetarja: Po mikesha e saj e ngushtë si quhet? Valentina, ka tre fëmijë, nuk e di sa vjeç është, pak a shumë te 40 vjeç. Ishin jashtë mase të lidhura. I thosha të mos shkonte me të, derisa i kapa mat te shtëpia e saj. Valentina dhe Marjeta kishin shumë miqësi, por unë nuk e dëshiroja, sepse e njihja çfarë njeriu është. Ja ajo ma mori në qafë, unë tek ajo e qaj. Valentina e donte për interes Marjetën. Mendoj se e merr për ta shfrytëzua­r, do t’i ketë gjetur një njeri tjetër. Gentianin e kam parë para dy ditësh në Librazhd dhe aty më dogji. Në lidhjen mes Marjetës dhe Gentianit ka gisht Valentina. Ju kërkova të hapin kamerat, të më japin zgjidhje se po më ikën truri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania