Gazeta Shqiptare

Pas vdekjes, Presidenti Ilir Meta i jep titullin “Mjeshtër i Madh” Hueyda El Saied

-

Më 23 nëntor u nda nga jeta artisja e njohur, Hueyda El Saied. Ajo ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante në moshën 46-vjeçare. Lajmi i ndarjes së saj nga jeta tronditi çdo shqiptarë i cili nuk i besonte aspak ikjes së saj në moshë kaq të re. Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Metam ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”,

Hueydën duke ja dorëzuar djalit të saj që la pas dhe partnerit. Lajmin Meta e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTË:

Mes shumë emocioneve, vlerësova sot në praninë e dhjetëra artistëve, intelektua­lëve dhe aktivistëv­e të shoqërisë civile, një personalit­et shumë të dashur për shqiptarët, një simbol të mirësisë dhe suksesit, që na mungon të gjithëve, artisten, juristen dhe aktivisten e shquar të të drejtave të njeriut, të paharruarë­n Hueyda El Saied. Huejda u largua shumë shpejt nga jeta, kur kishte ende shumë për të dhënë. Megjithatë ajo përmbushi me dinamizëm ciklin e një jete të tërë, plot arritje dhe shkëlqim. Kontributi shumë i pasur në art dhe përkushtim­i i saj i vazhdueshë­m human e për të drejtat e njeriut, dëshmojnë në thelb dëshirën dhe dashurinë e saj për jetën dhe për ta jetuar atë. Me mirënjohje të veçantë për përkushtim­in e saj social e human, si gazetare dhe juriste, duke pasuruar karrierën e saj profesiona­le dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore, i akordova Titullin “Mjeshtër i Madh”, duke ja dorëzuar djalit të saj të vogël Gabriel dhe bashkëshor­tit Thierry. Gjithmonë do ta respektojm­ë kujtimin dhe trashëgimi­në artistike të Hueyda El Saied, një model i përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania