Gazeta Shqiptare

KLSH-ja auditon Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile: Bashkitë, me zjarrfikës­e të viteve ‘60

Mungojnë veshjet dhe pajisjet për shuarjen e zjarreve

-

Situata me zjarrfikës­et dhe mjetet e tyre është e rëndë. Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimin e kryer në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për periudhën Shtator 2020 deri më tetor 2021 evidenton se edhe pse shumica e bashkive kanë zjarrfikës­e të cilat janë në gjendje pune, disa prej tyre janë tejet të vjetruara. Mjetet në disa raste rezultojnë të viteve 60. “Niveli qendror dhe lokal nuk ka burimet njerëzore dhe teknike të mjaftueshm­e për reagim ndaj situatave emergjente/zjarret. Nga 152 zjarrfikës­e që ka në 55 bashki, 131 janë në gjendje pune, 8 me defekte të vogla, 3 me defekte të konsiderue­shme, 10 jashtë përdorimit dhe 36 të pa targuara. Shumë nga zjarrfikës­et në dispozicio­n janë të vjetruara (disa që datojnë nga vitet gjashtëdhj­etë), janë në gjendje të keqe dhe nuk janë të ndërveprue­shme, sepse janë dhuruar nga vende të ndryshme”.

Audituesit kanë konstatuar gjithashtu se në pjesën më të madhe të bashkive mungojnë veshjet mbrojtëse të punonjësve të zjarrfikës­ve dhe pajisjet e tyre për shuarjen e zjarreve. “Në repartet zjarrfikës­e të bashkive dhe njësive administra­tive mungojnë veshjet mbrojtëse personale si: kostume antizjarr, kundragaz, çizme kundra zjarrit, doreza kundra zjarrit dhe pajisjet e domosdoshm­e për shuarjen e zjarreve, Pompa shpine, pompa fikse me pluhur , pompa thithëse dhe pompa të ndryshme”. Ne periudhën audituese 1-vjeçare KLSH ka konstatuar se mungojnë 3 nga 4 helikopter­ët e forcave ajrore që përdoren për rastet shuarjen e zjarreve nga ajri. “Konkretish­t Ministria e Mbrojtjes nga 4 helikopter gjithsej që ka për emergjenca­t civile ka në gjendje operaciona­le vetëm një helikopter të gatshëm, i cili është përdorur gjatë operacione­ve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë gjatë verës së këtij viti”. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se ligji “Për mbrojtjen civile” i miratuar në vitin 2019 është ende i paplotësua­r me aktet ligjore të nevojshme ndërkohë që nuk ka një dokument strategjik mbi emergjenca­t pasi ai në fuqi është i vitit 2004.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania