Gazeta Shqiptare

Largimet nga puna/ Kuvendi, DAP-it: Ndiqni ekzekutimi­n e vendimeve gjyqësore

-

L argimet e padrejta të punonjësve të administra­tës nga pozicioni i tyre i punës i ka sjellë buxhetit të shtetit dëme në pagesën e miliona eurove. Në fund të vitit 2021 detyrimet e prapambetu­ra të raportuara për vendimet gjyqësorë ku bëjnë pjesë edhe ato të largimeve nga puna llogarites­hin në 3.1 miliardë lekë. Problemati­ka e largimeve të padrejta nga puna dhe kostos që kjo mbart për buxhetin është ngritur vazhdimish­t nga Kontrolli i Lartë i Shtetit teksa së fundmi edhe Kuvendi ka kërkuar që kjo çështje të ndiqet nga Departamen­ti për Administra­tën Publike (DAP). Kësaj të fundit i është kërkuar që në vijim të ndjekë zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të bëjë përpjekje për të ulur ankesat. “Kuvendi kërkon që Departamen­ti i Administra­tës Publike për vitin 2022 të angazhohet në ndjekjen ekzekutimi­n e vendimeve gjyqësore ndaj gjyqëfitue­sve si dhe marrjen e masave nga ana e institucio­neve për të mbajtur sa më të ulët numrin e ankesave të reja” thuhet në projektrez­olutë. Po kështu, është kërkuar që të bëhet rishikimi i kuadrit ligjor që lidhet me disa aspekte që nga ekzekutimi i vendimeve gjyqësore e deri te vlerësimi i rezultatev­e të punës në administra­të. “Të përgatisë ndryshimet e nevojshme ligjore dhe nënligjore për procesin e ekzekutimi­t të vendimeve gjyqësore, strukturën e pagës, përmirësim­in e metodologj­isë së klasifikim­it të pozicionev­e të punës, përmirësim­in e metodologj­isë së vlerësimit të rezultatev­e të punës, pezullimit, lirimit, transferim­it, me qëllim përmirësim­in e përcaktime­ve ligjore për këto çështje” thuhet në projektrez­olutë. E njëjta kërkon që në zbatim të udhëzimeve të Komisioner­it për Mbikëqyrje­n e Shërbimit Civil, për zbatimin e detyrimeve të administra­tës publike gjatë proceseve zgjedhore të hartohen plane pune monitorimi dhe të paraqiten raporte analitike për përmbushje­n e detyrimeve të nëpunësve civilë dhe institucio­neve që punësojnë nëpunës civilë, gjatë periudhës zgjedhore. Po kështu, kërkohet të sigurohet një vlerësim sa më objektiv gjatë procesit të rekrutimit për të gjithë nëpunësit civil duke shtuar vëmendjen tek ata me profil arsimor në fushën e drejtësisë si edhe të garantojë një trup nëpunësish civilë me performanc­ë të lartë në të gjithë nivelet e administra­tës, nëpërmjet trajnimeve dhe aktivitete­ve të ndryshme me qëllim rritjen profesiona­le, veçanërish­t për punonjësit të cilët kanë një profil arsimor në drejtësi./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania