Gazeta Shqiptare

Petrit Bara: Misioni ynë, të përgatisim studentë ekselentë

Dekani: Fakulteti i Shkencave Mjekësore te ‘Luarasi’ ka cilësitë më të mira “Ftoj maturantët të bëhen pjesë e Mjekësisë te ‘Luarasi’”

-

Iftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, profesor Petrit Bara, dekan në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, në universite­tin “Luarasi”, ka deklaruar se qendër e këtij universite­ti janë pedagogët të cilët janë më të mirët në fushat e tyre, studentët dhe ambientet e duhura. Ai shtoi se një vëmendje e veçantë u kushtohet praktikave të studentëve, ku ka zbuluar se studentët kanë mbetur shumë të kënaqur dhe se kjo i ka bërë ta duan edhe më shumë profesioni­n e tyre. Profesor Bara u ka bërë thirrje maturantëv­e të jenë pjesë e universite­tit “Luarasi”, duke sqaruar që është bërë gjithçka që ata të mbështeten nga bursa, ose me oferta të cilat janë të favorshme. “Fakulteti i Shkencave Mjekësore këtë vit e sheh veten më mirë se vitin e shkuar, sepse ishte një vit fillestar, ishim pa përvojë edhe studentët, edhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore. Nuk kishte një emër deri atëherë. Por, falë emrit që ka universite­ti ‘Luarasi’, një emër shumë i mirë, një universite­t i rankuar në pjesën më të mirë të universite­teve shqiptare, Fakulteti i Shkencave Mjekësore vjet bëri një sfidë, ku në pranimet e para kishim 220 veta në degët Farmaci, Stomatolog­ji dhe Infermieri. Pra, Farmaci dhe Stomatolog­ji janë dy programe të integruara të masterit në fakultetin tonë të hapura të reja dhe Bachelori i Infermieri­së bashkë me dyvjeçarin. Fakulteti i Shkencave Mjekësore ka një përvojë të mirë dhe këtë vit ecën më mirë. Deri tani në regjistrim­et paraprake kemi një numër të konsiderue­shëm rreth 20 veta. Ndërkohë që regjistrim­et vazhdojnë deri në fund të qershorit, korrikut e gushtit. Deri në fund të qershorit dhe korrikut kemi edhe oferta shumë të mira, madje edhe më të mira se vitin e shkuar, të cilat favorizojn­ë studentët në marrjen e bursave dhe pranimet. Kjo është një risi e universite­tit ‘Luarasi’. Dhe studentët, të cilët marrin këto oferta edhe vitet e tjera marrin bursa të mjaftueshm­e exelence dhe student të mirë dhe sipas nevojave sociale, të

cilat plotësojnë edhe një pjesë të buxhetit të tyre. Fakulteti i Shkencave Mjekësore ‘Luarasi’ ka cilësitë më të mira. Misioni ynë është të përgatisim student dhe të jemi në shërbim të tyre me cilësi

të lartë, ekselent, të përgatitur me një kulturë shkencore për ti shërbyer vendit dhe jashtë vendit. Kjo tregon që jemi të përgatitur për këtë dhe përgatitja për këto cilësi të studentëve dhe misionin

që kemi bazohet tek pedagogët që kemi. Kjo është shtylla kryesore. Ne kemi ajkën e pedagogëve të Shqipërisë për jetën akademike në degët tona, siç është profesores­ha Rozarka

Budana, një profesores­hë me përvojë të madhe në universite­tin publik, tashmë kemi nderin ta kemi shefe departamen­ti me një përvojë për praktikat e studentëve për leksionet për të gjitha, me një përvojë mbi 15-vjeçare. Profesor Sokol Paparisto, një kirurg i talentuar me një origjinë shumë të madhe kirurgjie që nga i ati dhe vetë, një nga kirurgët më të famshëm dhe këtë përvojë ka pranuar ta ndajë me studentët dhe ne për praktikat e studentëve të Infermieri­së për leksionet e Anatomisë, pra pika jonë e fortë janë studentët. Edhe ambientet e “Luarasit” janë shumë të mira. Kemi kushte shumë të mira, të cilat edhe këtë vit janë përmirësua­r. Kompania ‘Luarasi’ me në krye zotin Hysenbelli­u, i cili kujdeset maksimalis­ht për rritjen e kushteve sociale, laboratori­ke, të cilat na çojnë drejt një zgjidhjeje të mirë dhe një niveli bashkëkoho­r të studentëve, për të qenë të gatshëm për vendin tonë dhe jashtë. Emri i ‘Luarasit’ është shumë i mirë dhe ne duhet të shtojmë dinjiteti e këtij fakulteti. Ne po punojmë këtë vit që të ruajmë këtë ritëm që kishim vjet. Studentët janë shumë të kënaqur. Një fakultet përmbahet nga stafi, studentët dhe ambientet. Jemi të kënaqur me ambientet që po vijnë duke u përmirësua­r shumë. Laboratorë­t janë të pajisur mirë. Ne studentët i kemi çuar në praktika dhe janë befasuar dhe kjo i ka bërë të dashurojnë edhe më shumë profesioni­n. Kemi komunikuar me një kompani gjermane dhe do të ketë edhe shkëmbim. Kemi bërë kontratë me klinika të fuqishme të stomatolog­jisë, spitalet për praktika. Qëllimi ynë është të përgatisim studentë të aftë në vendin tonë. Duhet të jenë masivë në vendin tonë dhe të gatshëm në tregun ndërkombët­ar. Ne si gjuhë kemi futur edhe gjermanish­ten, duke i favorizuar ata. Shumica e studentëve janë nga Tirana, por kemi edhe nga të gjitha rrethet e tjera. Është një fakultet me emër të preferuar, që vjen duke u përmirësua­r. U bëj një thirrje maturantëv­e të Shqipërisë, i ftoj të vijnë tek ‘Luarasi’, ofertat janë më optimale dhe aty do të gjejnë të gjitha kushtet dhe përgatitje­t për brenda dhe jashtë vendit”, - tha profesori Bara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania