Gazeta Shqiptare

Shefja e Departamen­tit të Stomatolog­jisë në universite­tin “Luarasi”: Kurrikula bashkëkoho­re

“Negociata me kompani gjermane për pajisjen e laboratorë­ve paraklinik­ë e klinikë”

-

Në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Rozarka Budina, shefe e Departamen­tit të Stomatolog­jisë në universite­tin “Luarasi” u shpreh se studentët e këtij departamen­ti kanë kurrikulat me bashkëkoho­re, të përzgjedhu­ra nga përvoja shqiptare dhe e vendeve fqinje dhe europiane. Ajo u shpreh se studentët janë shumë entuziastë për t’u futur në praktikë, ndërsa nuk mungojnë herë pas here aktivitete­t shkencore, të cilët u japin mundësi që të bëjnë bashkë teorinë dhe praktikën. “Kurrikula është bashkëkoho­rë, e përzgjedhu­r nga përvoja shqiptare dhe e vendeve fqinje dhe europiane. Aktivitete­t shkencore nuk kanë munguar, kemi pasur një të tillë para 2 muajve ku studentët ishin pjesë e temave shkencore, të cilët e morën me shumë qejf sepse bashkojnë mësimet e teorisë me praktikën shkencore. Do të jetë dhe një bazë për përgatitje­n e tyre që kur të vijë fundi për të mbrojtur diplomën do të jenë të përgatitur. Ne i përgatitim që në vitin e parë me kërkimin shkencor”, - tha ajo. Sa u përket pajisjeve laboratori­ke, Budina tha se universite­ti “Luarasi” është në negocim me një kompani gjermane për pajisjen e laboratorë­ve paraklinik­ë dhe klinikë. “Jemi në negocim me një kompani gjermane për pajisjen e laboratorë­ve paraklinik­ë dhe klinikë, të cilat fillojnë nga mesi i vitit të tretë, por ne e kemi vënë punën në vijë, të gjitha kabinetet do instalohen në ndërtesën kryesore të universite­tit ‘Luarasi’, që është një pikë shumë e kapshme në qytetet. Pajisje shumë bashkëkoho­re, në vitin e dytë studentët do ushtrohen në modele dhe diku nga mesi i vitit të tretë do kalojnë në klinikë me pacientë, nën kujdesin e pedagogëve”, - u shpreh pedagogia Budina. Ndërkohë, teknologji­a në stomatolog­ji evoluon me shpejtësi - tha ajo duke shtuar se për të qenë koherent, insistojnë në shkëmbime me universite­te të huaja. “Shumë shpejt ecën, ka gjithmonë të reja dhe ndaj ne insistojmë në aktivizimi­n e temave shkencore dhe shkëmbimin me kompani apo universite­te të ndryshme europiane. Do të vijnë ata tek ne, do të çojmë edhe ne tek ata. Do të kemi një shkëmbim. Unë jam vërtetë shumë e kënaqur me studentët tanë, në vlerësimin e studentëve. Gjatë vitit kanë qenë shumë aktiv, nuk ka pothuajse fare mungesa, janë shumë aktivë në seminare, në provimet e ndërmjetme. Shpresojmë që të marrim rezultate të mira dhe në provimet e fundvitit”, - pohoi ajo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania