Gazeta Shqiptare

Njëqind vjet marrëdhëni­e shqiptaro-çeko (sllovake), shënjimet e një shekulli

1991, Presidenti Vaslav Havel ishte kreu i vetëm i shtetit në Evropë që dha deklaratë publike në mbështetje të 51 emigrantëv­e

- Nga Afrim Krasniqi

Një shekull marrëdhëni­eve mi dis shteteve janë rast i mirë për të hulumtuar mbi ecurinë e tyre, historitë e suksesit dhe problemati­kat, natyra e marrëdhëni­eve dhe sfidat për të ardhmen. Libri i Ardian Briskut, nuk është një libër i skicuar në ngjarjet kulmore 100 vjeçare midis dy vendeve, por një libër i bazuar në punimet e një konference shkencore dhe prurjeve që kanë ardhur.

Shqipëria dhe Republika e Çekisë, siç theksohet me të drejtë në konkluzion­et e hyrjes në libër, nuk kanë pasur konflikte dhe as pika të errëta që mund të krijojnë paralelizë­m në interpreti­m dhe as ngjarje të vështira për tu studiuar. Janë shtete që janë takuar gjatë historisë kryesisht në mënyrë indirekte, duke nisur nga Lufta e Parë Botërore, që kanë shënuar referime kulmore në ngjarje me natyrë ideologjik­e, si ato të vitit 1968, dhe gjatë tri dekadave të fundit janë shtete me qasje dhe orientim të njëjtë euroatlant­ik.

Botimi i edituar nga kolegu Ardian Brisku e ka dhënë mesazhin e vet kryesor që në titull, ndërkohë që në brendësinë e tij vlen me tre kategori analize dhe vlerësimi:

Me produkte kërkimore dhe profesiona­le të realizuara nga historianë shqiptare dhe studiues të njohur çek. Këndvështr­imi i sjellë për vitin 1968 dhe raportet ekonomike shekullore dominojnë këtë kategori studimore. Në tërësi ato janë ndihmë për ta kuptuar më mirë historinë dhe raportet ndërshtetë­rore jo si raporte statike midis dy vendeve, por si raporte të ndikuar nga mjedisi gjeopoliti­k, kriteri ideologjik dhe interesa pragmatist­e ekonomike.

Me shkrime të bazuara në arkivin dokumentar dhe të botimeve, që plotësojnë hartën ende të panjohur të raporteve të hershme midis dy vendeve. Sjellja e historive të Luftës I Botërore, kujtimeve apo botimeve të hershme mbi Shqipërinë janë karakteris­tikë e kësaj kategorie. Duke admiruar kujtimet dhe botimet e pjesës më të madhe të ushtarakëv­e kupton se praktika të tilla nuk janë aplikuar nga misionet tona ushtarake në botë, përfshirë ato në Irak, Afganistan, etj.

Kategoria e tretë lidhet me ndjesi personale dhe vlerësime protokolla­re të marrëdhëni­eve, të cilat marrin vlerë në kontekstin e historisë gojore, diçka jo e zakonshme për libra studimorë historikë, por e pranueshme për botime që ndërthurin metodologj­inë dhe i drejtohen një auditori aktual më të gjerë sesa si vetëm shkencor.

Disa prej dëshmive, sidomos ato më të hershme janë të panjohura për mjedisin shqiptar dhe me gjithë pretendime­t modeste, pasurojnë arkivin historik që lidhet me raportet e Shqipërisë me Çekosllova­kinë.

Disa prej tyre kanë vlerë të veçantë antropolog­jike dhe kulturore. Analiza e kontekstit kulturor, sjelljes, organizimi­t lokal të kohës, kritikat dhe lëvdatat, mitet dhe keqkuptime­t, - secila ka vlerën e vet për ta plotësuar mozaikun e takimit të parë të shqiptarit me qytetarinë dhe shoqërinë ceke. Pjesa e studimeve profesiona­le albanologj­ike, historike apo gjuhësore, natyrisht merr vlerë më të madhe dhe përbëjnë një kontribut që meriton shumë më tepër vëmendje dhe vlerësim.

Një nga sfidat kryesore të botimeve të tilla është të ketë një qasje metodologj­ike dhe shkencore që i mban trajtesat të baraslargu­ara nga ndikimet dhe interesat politike aktuale. Ky libër, në përgjithës­i ia ka dalë kësaj sfide. Për këtë duhen përgëzuar autorët dhe të gjithë kontribuue­sit.

Ndërkohë, me lejoni të shpreh edhe dy sugjerime që vlejnë edhe përtej librit, por në raportin tonë me historinë dhe dokumentim­in e saj.

Së pari, libri na ndihmon t’i lexojmë marrëdhëni­et në një retrospekt­ivë të gjatë, ndërkohë që hulumtimi i të dhënave në dosjet reciproke në MPJ të Çekisë dhe të Shqipërisë pas viteve 90 nxjerr në pah një kontrast të kulturës dokumentar­e: nëse pala çeke ka të publikuar dhe të listuar të gjitha të dhënat mbi marrëveshj­et ndërshtetë­rore në vite, si dhe të listuar vizitat e zyrtarëve të lartë ndër vite, institucio­net shqiptare historinë e nisin me mazhorancë­n e radhës, pra i mungojnë si praktikë pune dhe transparen­ce profesiona­le.

Së dyti, me hapjen e arkivave ka elementë me rëndësi që mendoj se duhen marrë në në konsiderat­ë në rast rishkrimi të kësaj tematike në të ardhmen, për shkak të volumit të madh dokumentar që ekzistojnë në arkivat shqiptare lidhur me Çekosllova­kinë e djeshme dhe Çekinë e sotme.

Së treti, dua të sjell në vëmendje faktin se në memorien historike midis dy vendeve të zinte vend edhe një ngjarje me rëndësi historike: Në korrik 1990 Çekosllova­kia ishte një prej vendeve më të përfshira në krizën e ambasadave. Presidenti Vaslav Havel ishte kreu i vetëm i shtetit në Evropë që dha deklaratë publike në mbështetje të 51 emigrantëv­e që zgjodhën të largohen përmes kësaj ambasade. Ai deklaroi se Shqipëria ishte një shtet totalitar dhe se është i sigurt se liria dhe demokracia do të triumfojë edhe në Shqipëri. Ai dërgoi një prej avionëve zyrtar në Rinas. Ministri i jashtëm çek Jiri Dienstbier kreu një akt simbolik me vlera të mëdha, duke pritur në avion dhe shoqëruar në autobus emigrantët, si dhe duke i deklaruar medias botërore se ata nuk janë huliganë por të përndjekur dhe disidentë politikë. Qëndrimet e Havel dhe Dienstbier u konsiderua­n armiqësore nga regjimi i atëhershëm në Tiranë, ambasada u mbyll por akti i tyre ka mbetur i pacenuar nga rëndësia.

Po ashtu ish presidenti Vaslav Havel ka qenë një mbështetës i njohur i Kosovës, vizita e tij atje dhe sidomos deklarimet e tij lidhur me legjitimit­etin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, janë tregues të një niveli të lartë angazhimi dhe gjurmë më rëndësi në raport me marrëdhëni­et me shqiptarët. Gjithashtu Republika e Çekisë ka qenë mbështetës­e e pranimit të Shqipërisë në NATO dhe vendi që pranoi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Gjatë viteve të fundit kam pasur rastin të jem co-editor me një studiuese tjerr ceke, profesore Stojanova në një libër mbi shtetin e shoqërinë shqiptare në vitet 1945-1990, një tregues i interesit dhe investimit kulturor dhe dokumentar të këtij vendi për studime dhe çështje që do të duhej të ishin prioritet për vetë institucio­net tona.

Botimi i këtij libri në dy gjuhët, shqip dhe çekisht përbën një vlerë tjetër sepse mbetet burim referimi për studime më të avancuara për të ardhmen.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania