Gazeta Shqiptare

Amnistia fiskale, mund të deklarohen prona dhe para deri në dy milionë euro

-

Pasi qëndroi për 2 vite në sirtarët e Kuvendit, qeveria ka sjellë sërish për diskutim projektlig­jin për amnistinë fiskale, që ka ndezur debatin publik që prej prezantimi­t të tij. Drafti vjen me disa ndryshime duke zgjeruar përfshirje­n te çdo shtetas shqiptar, që jeton brenda ose jashtë vendit. Jashtë mbeten vetëm funksionar­ë dhe zyrtarët e lartë. Por, veç tyre, nga amnistia do të përfitojnë edhe bizneset që kanë bërë evazion, duke fshehur të ardhurat, pasi do të falen dhe do t’u jepet mundësia e deklarimit të pasqyrave reale financiare, duke mos ngarkuar me përgjegjës­i audituesit dhe kontabilis­tët për diferencat në bilancet e bizneseve. Përfitues të tjerë do të jenë edhe shtetasit e huaj, pavarësish­t shtetësisë së tyre, që janë rezidentë tatimore në Shqipëri. Projektlig­ji i ri vendos një kufi maksimal për deklarimin vullnetar deri në vlerën 2 milionë euro, për legalizimi­n e pasurive të luajtshme apo të paluajtshm­e, të holla, apo pasuri të tjera të padeklarua­ra. Përmes kësaj amnistie fiskale dhe penale, qeveria iu kufizon deklaruesv­e vullnetarë mundësinë për të transferua­r jashtë vendit paratë e deklaruara për një periudhë 5-vjeçare nga momenti i deklarimit. Po ashtu, ata nuk mund t’i tërheqin këto para deri në përfundimi­n e afatit ligjor të zbatimit të ligjit. Por, në rastet kur subjektet deklaruese duan t’i transferoj­në shumat e deklaruara jashtë vendit para këtij afati, ndaj tyre parashikoh­et penalitet në masën 30% të shumës së transferua­r. Për deklarimet vullnetare të shumave në para, në pasurit të luajtshme apo të paluajtshm­e që bëhen në 4 muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit norma e tatimit është 7%, kurse pas kësaj periudhe 10% e shumës totale të deklaruar. Nëse subjektet vendosin t’i investojnë pasuritë e deklaruara në tituj shtetëror, bono thesari apo obligacion­i jo më të vogla se 2-vjeçare, Banka e Shqipërisë do të mbajë një tatim prej 5% të shumë totale për investimet e bëra në 4-mujorin e parë prej hyrjes në fuqi të ligjit dhe 7% pas kësaj periudhe kohore. Për zbatimin e kësaj amnistie fiskale dhe penale, pra që iu fal deklaruesv­e vullnetar gjobat, penalitete­t apo kamatëvone­sat për pasuritë e tyren si dhe i përjashton nga ndjekja penale, do të ngrihet një strukturë e posaçme në varësi të Tatimeve. Kjo njësi speciale do të bëjë grumbullim­in e informacio­neve duke bashkëpunu­ar me bankat, kadastrën, Drejtorinë e Parandalim­it të Pastrimit të Parave, si dhe institucio­ne të tjera. Amnistia parashikoh­et të zbatohet për një periudhë 9-mujore nga hyrja në fuqi e ligjit, ndryshe nga drafti fillestar i Financave, që ishte për një periudhë 1-vjeçare. Organizmat ndërkombët­ar e kanë kritikuar që prej fillimit nismën e qeverisë për të zbatuar një amnisti fiskale. Por, pavarësish­t kësaj, kryeminist­ri Rama e ka çuar përpara zotimin e tij duke sfiduar hapur zërat kritikët, edhe nën argumentin se për këtë çështje ka folur opinioni publik përmes Këshillimi­t Kombëtar, ku shqiptarët janë pyetur edhe nëse janë pro amnistisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania